Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Digjen tre automjete pranë Komisariatit të Lushnjes, prej tyre merr flakë edhe magazina, dyshimet e para të Policisë
19 Shkurt 2021, 06:54Nga DOSJA
LUSHNJË- Tre makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare. Sipas versionit zyrtar të Policisë, zjarri fillimisht ka rënë në mjetin tip “Benz”, në pronësi të N.K., si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.
Zjarri nga mjeti më pas është përhapur edhe tek dy makinat e tjera, dhe më pas tek një magazinë, e cila është dëmtuar pjesërisht. Në vendngjarje, shumë pranë Komisariatit të Policisë, ndodhet grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
“Rreth orës 03:15 në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet. Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje,”-thuhet në njoftimin e Policisë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kontrolle në një farmaci gjatë natës. Dosja.al ka siguruar disa pamje rrugëve të kryeqytetit, ku disa efektivë të Policisë së Shtetit po kont...
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e sotëm për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, edhe gjatë ditës ...
Në pesë vitet e fundit 2015-2020 turizmi dhe bujqësia janë sektorët që kanë marrë më shumë rekomandime për ndërhyrje në funksion të përmirësimit të situatës së ...
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh të një qytetari që ankohej se përse ai kishte në studion e “Opinion” Baton Haxhiun dhe Arbjan Maznikun....
TIRANË- Nuk do të ishte çudi që versionet e reja të koronavirusit të jenë tashmë në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku shqiptar në Londër, Ledion Shapo...
TIRANË- Korrupsioni në shëndetësi ka qenë gjithmonë një çështje shumë e ndjeshme në Shqipëri por asnjëherë nuk është adresuar siç duhet për t...
Aktualitet18 Shkurt 2021, 21:23
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është krenuar me punën e bërë në rrugët e vendit tonë pasi pas disa ditësh shumica prej tyre janë zhbllok...
TIRANË– Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në shëndetësi, ku një i ri ka rrezikuar jetën pasi stafi i një spitali privat i dha CD-në...
DURRËS– Një qytetar nga Durrësi ka bërë një denoncim në emisionin “Stop”. Një djalë ka pasur nënën të sëmurë, pasi dyshonte se kishte ishemi cerebrale, por...
ELBASAN– Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka mësuar se një predhë ka shpërthyer në zonën e njohur si ish-...