LIVE UPDATES
Aktualitet

DHTIT: Paketa fiskale 2022 shton kostot prodhuese, projektligjet frenojnë investimet

4 Nëntor 2021, 11:12 Nga DOSJA
DHTIT: Paketa fiskale 2022 shton kostot prodhuese, projektligjet frenojnë

TIRANË – Dhomat e Tregtisë, shoqatat e biznesit dhe sipërmarrës të industrive prodhuese kanë kundërshtuar ndryshimet fiskale 2022 të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pasi sipas tyre shtrenjtojnë kostot e prodhimit dhe pritet të rrisin produktet e importit.

Kryetari i Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë z. Nikolin Jaka tha për Monitor se nga ndryshimet fiskale jo vetëm që do të rriten kostot prodhuese, por taksat e larta do të ndikojnë negativisht në të gjithë sektorët e ekonomisë. DHTIT rekomandon se në ndihmë të sipërmarrjes do të ishte e nevojshme krijimi i fondeve për të mbështetur prodhimin vendas dhe eksportet, por edhe të lehtësuar kreditimin. Paketa e re fiskale, sipas kreut të DHTIT do të frenonte investimet në teknologji dhe se shtimi i kostove do të përkeqësojë të gjithë sektorët e ekonomisë.

“Duke marrë në konsideratë faktin se po përjetojmë një situatë të përshkallëzimit të frikshëm të rritjes se çmimeve ne tregun global, për shumë lëndë të para, qeveria në vend që të ndihmojë dhe lehtësojë sipërmarrjen, bën qe me këto projektligje të ndikojë negativisht dhe të shtojë barrën e kostove të prodhimit dhe me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për sipërmarrjen vendase dhe ekonominë në tërësi. Një rritje e paparashikuar e këtyre taksave pa dyshim që do të ndikojë edhe në përkeqësimin e treguesit të eksporteve, të produkteve të këtyre industrive, sidomos agroindustria, përpunimi i qumështit, industria e materialeve të ndërtimit, e çimentos etj. Një tjetër ndikim tepër negativ dhe frenues do të ketë për investimet në teknologji, që aq shumë ka nevojë industria prodhuese dhe në këto kushte do të thellojmë akoma më shumë hendekun në konkurrueshmëri me vendet e rajonit”, nënvizon Jaka.

Në këtë periudhë kur sipërmarrja po vuan rritjen e kostove nga shtrenjtimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës nga Covid-19, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë rekomandon masa, si zbatimi i politikave nxitëse dhe subvencionuese dhe 5% TVSH për produktet ushqimore. DHTIT në ndihmë të sipërmarrjes propozon:

-Hartimi dhe zbatimin e një strategjie kombëtare për promovimin e produkteve vendase;

-Të identifikojmë dhe të nxisim prodhimin e produkteve unike shqiptare të tilla me cikël të mbyllur duke krijuar një lloj shporte të produkteve me të cilat mund të konkurrohet në tregjet rajonale;

-Politika nxitëse dhe subvencionuese për fermat bujqësore dhe blegtorale nga skemat kombëtare;

-Aplikimi i një normë të TVSH-së prej 5% duke u afruar me vendet e rajonit për produktet bazë ushqimore, përfshirë sektorin e qumështit.

-Për të paraprirë “cunamin” e produkteve të importit, sidomos me funksionimin e zonës së lirë tregtare në rajon, qeveria shqiptare ka dy zgjidhje: E para duhet të jetë vendosja e barrierave doganore për ato produkte që konkurrojnë në mënyrë jo të drejtë prodhimin vendas (subvencione) dhe së dyti duhen marrë masat që kanë të bëjnë me lehtësimin e kostove për prodhimet shqiptare, me qëllim bërjen konkurruese në tregun rajonal

-Kërkohet thellimi i masave dhe mbështetje financiare, duke u përqendruar në sektorët e industrive prodhuese, sektorin e turizmit, bujqësisë, agropërpunimit, dhe transportit me synimin për t’u përballur me krizën e rritjes se çmimeve në tregun botëror dhe masa afatgjata që synojnë rimëkëmbjen ekonomike në tërësi;

-Me kontributin e buxhetit të shtetit dhe te donatorëve lind e nevojshme krijimi i një fondi prej 100 milion euro për mbështetjen e industrive prodhuese dhe tregun për eksport;

-Krijimi një fondi garancie prej 500 milion euro, për të lehtësuar aksesin për kredi për bizneset që operojnë në industritë prodhuese, agroindustri transportin etj”.

Projektligjet e paketës fiskale janë kundërshtuar edhe Qendra e Eksporteve Shqiptare. Alban Zusi drejtuesi i saj pohoi më herët se ndryshimet e propozuara pritet të rrisin kostot e prodhimit për të gjithë agroindustrinë bujqësore dhe çmimet e produkteve ushqimore do të rriten rreth 30% nga 1 janari 2022.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhoma e tregtise ministria e financave dhe ekonomisë paketa fiskale paketa fiskale 2022 dhoma e tregtise ministria e financave dhe ekonomisë paketa fiskale paketa fiskale 2022

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën