LIVE UPDATES
Insights

Dhoma ime!

18 Gusht 2021, 09:35 Nga DOSJA
Dhoma ime!

Nga Agim Xhafka

Qe viti 1990 kur më ra llotaria. Jo ajo klasikja,që merr një grusht para,por caktimi si gazetar në një festival fëmijësh në Izmir. Deri atë mot,kur mbusha 36 vjeç nuk më kishte rastisur të dilja jashtë kufijve.

E dija nga tv se psh në Shkup jetohej ku e ku më mirë,ndërsa në Romë,eh në Romë,shihja aq mrekulli sa as në ëndërrat më të bukura nuk i kisha parë. Kolegët e mij,ata që ishin shefa ose më të mëdhenj në moshë,kishin bérë ca shérbime jashtë. Si gazetarë me grupe vallesh a me konferenca të ndryshme. Kur ktheheshin ca ditë rrinin si të goditur nga dielli. Gëzimi,shoku im i zyrës,i ngacmonte:

-Hë,na thuaj tani që flinin poshtë urave dhe lypnin rrugëve ata që jetojnë andej.
Nuk kishte frikë se kishte ca kohë që krejt populli tallej me udhëheqësit e vet. Nga që në dyqane edhe miu thyente kokën e nga që e ardhmja dukej e zymtë.

Në atë klimë me trishtim që rrinte varrur mbi ne një mëngjes u nisëm me autobuz nga Tirana drejt Kapshticës. Ishin me nja 30 fëmijë artistë të vegjël të Kavajës që iu drejtuan Izmirit me rrugë tokësore. Qeveria nuk siguronte dot bileta avioni madje shoferi më tha që edhe me karburant do furnizohemi veç pér vajtje. Në kthim t’i lutemi Televizionit Shtetéror Turk të na i sigurojë ose ndryshe do rrimë në Izmir.

Sa kaluam Kapshticën dhe hymë në tokën greke gjithçka ishte ndryshe. Plot gjelbérim,rrugë të drejta,të gjera. Kur arritëm në autostradën e bregdetit u pataksëm,shijuam një perëndim që s’kishte piktor ta jepte aq magjishëm. Ec ec dhe pas 24 orëve hymë në Turqi. Iu drejtuam jugut,pas ca orësh qemë në Dardanele,që e kujtuam nga fjalët e Pandi Raidhit te filmi i Adem Rekës. Qeshnim të gjithë e pérsëritnim,kur isha një herë në Dardanele…

Në Izmir arritëm në darkë,plot pas dy ditësh. Fëmijët fjetën në autobuz. Aty bënin dhe provat. Festivali i Izmirit qe Ndérkombëtar ndaj duhej paraqitje dinjitoze. Unë mbaja shënime se pér atë punë më kishin dérguar,të shkruaja. Te hyrja e hotelit na prisnin plot ofiqarë të festivalit,por edhe shumë prindér me fëmijë pér dore.

-Kanë erdhur të marrin në shtëpitë e tyre artistët tanë,-tha Galipi,pérgjegjësi i grupit.
E vértet,zogjtë tanë u perfshinë nga mikpritësit e sa hap e mbyll sytë na u zhdukën nga sytë. Hyra në hotel,krahasuar me hotelet e vendit tim ishin si e bardha me të zezën. U rehatova ca orë. Në darkë ishim të ftuar nga organizatorët. Më pas më mbërtheu një gjumë aq i thellë sa në mëngjes më zgjoi Raqi,shoferi i autobuzit. Zbritëm te restoranti e pas gjysëm ore erdhën fëmijët që fjetën te familjet turke. Të gjithë kishin ndërruar veshjet.

Me xhupa té rinj,me këpucë të reja,me pantallona xhins. Dukeshin si fëmijët e televizioneve të huaja,mua më ngjanë më të bukur. Qenë aq të gëzuar sa nisën të tregonin pa rradhë se si ia kishin kaluar. Të gjithë e nisnin me të njëjtën fjali:

-Fjetëm në dhomë më vete,këtu nuk flenë fëmijët me prindërit.

Mes atyre dhuratave,mes asaj pritjeje aq të ngrohtë ata veçonin,fjetëm në dhomë më vete. E mbajta shënim këtë emocion. Siç e mbusha bllokun me suksesin e shfaqjes së tyre dhe me një diplomë të merituar që morën në fund. Kështu mes gëzimit të tyre dhe të Raqit,që tv Turk ia mbushi serbatorin me naftë,u kthyhem në atdhe. Shkova në redaksi para se të takoja gruan dhe vajzat. Shkrova reportazhin me titull “Dhoma ime!” E mbarova me një frymë,ia dhashë shefit ta shihte para se ta çonja në shtypshkronjë. Ai,i lodhur nga dita e gjatë,i futi një firmë pa e lexuar.

Të nesërmen më thirri në zyrë.

-Ne të nisëm pér festival,ti shkruan pér dhomë fëmijësh. Ky qe emocioni që pe?

-Po,ky ishte. Ata fëmijë e harruan shfaqjen,diplomën,lodhjen,mundin,kënaqësinë. U emocionuan nga ajo që u mungon te Shqipéria,nga mjedisi ku rrojnë,ku flenë,ku argétohen. Jetojmë në apartamente që janë sa një garazh makine në Greqi a Turqi. Bashkë flenë prinder e fëmijë,vëllezér e motra,gjyshër e nipa. Ndaj u çuditën,se panë e prekën atë që shohin në ëndérr,qetësinë e lirinë e tyre.

Më pas u tha që nga lart më dhanë një vèrejtje,por nuk e ndjeva. Se kishin filluar ditët e protestave. Ditët pér liri,demokraci dhe pér më shumë hapësirë në shtëpi…

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog agim xhafka tregim nga agim xhafka agim xhafka tregim nga agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 12 Gusht 2021, 12:20

Birra, Bregoviç & Ballkan i Hapur

Goran Bregoviç njihet njëkohësisht si “Led Zeppelin” i ish-Jugosllavisë dhe si një prej baballarëve të turbofolkut. Shpesh në skenë, në 30 vitet e fundit...

Insights 31 Korrik 2021, 05:38

Vjeshta e “Deltave”

MONITORVjeshta e vitit 2021, padyshim do të jetë një ndër stinët më sfiduese për vendet dhe popullsinë e të gjithë globit, për një numër arsyesh. Pandemisë ende...

Insights 29 Korrik 2021, 06:46

ANALIZA: Të drejtat themelore nuk janë privilegje

Pyetja kryesore është nëse shteti mund të diskriminojë të pavaksinuarit. Debati është pjesë përbërëse e lëvizjes kundër vaksinimit dhe po bëhet më i ashpër. Për...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet