LIVE UPDATES
Insights

Open Ballkan: Maqedonia e Veriut dhe Serbia e kanë ëndërruar një dalje në Adriatik, ne po ua japim…falas

30 Korrik 2021, 05:32 Nga DOSJA
Open Ballkan: Maqedonia e Veriut dhe Serbia e kanë ëndërruar

Shiko, për një moment do zgjedh ta shoh ftohtë këtë çështjen e Open-Balkan. Pra larg politikës, patriotizmit, emocionit etj.etj… Thjesht matematikë e pastër gjirokastriti.
Marrveshja kryesore e firmosur sot në Shkup është ajo e lehtësimit të import eksporteve.
Për ta qartësuar – në garën tregëtare ndërkombëtare çdo vend synon që të fuqizojë eksportet e veta. Pra të shesë mallrat e veta jashtë dhe të sjellë para nga jashtë dhe t’i fusë ato brenda vendit. Dhe natyrisht “yzmeti” diplomatik iu bëhet atyre vendeve ku eksportohen mallra, sepse natyrisht aty është “brumi” nga ku zhvillohet ekonomia e një shteti.

Tani çfarë ndodh me tregun e tre vendeve që firmosën marrveshjen sot, duke i marrë në referencë me Shqipërinë. Serbia në vitin 2020 ka shitur në Shqipëri rreth 280 milionë Euro mallra. Shqipëria ka shitur në Serbi rreth 55 milionë Euro. Maqedonia ka shitur në Shqipëri rreth 210 milionë Euro mallra. Shqipëria ka shitur në Maqedoni 70 milionë Euro.

Tani, çfarë po bëjmë, po i bëjmë yzmetin ekonomive të Serbisë dhe Maqedonisë? Sepse ne gjithe-gjithe 125 milionë Euro (Serbi+Maqedoni) shesim në këto dy vende, ndërkohë që ato të dyja bashkë shesin në Shqipëri në vit 490 milionë Euro. Pra i bie që 365 milionë Euro cash dalin neto nga Shqipëria dhe shkojnë në Serbi dhe Maqedoni.

Natyrisht që marrveshja do të lehtësoje tregëtinë dhe do të rrisë volumet, po nëse rritja e tregëtisë do të jete 2%, trashë-trashë i bie që Shqipëria të shesë 2.5 milionë Euro më shumë në Serbi dhe Maqedoni (pra nga 125 të shkojë 127 milionë), ndërsa Serbia dhe Maqedonia do të shesin 10 milionë Euro më shumë në Shqipëri (nga 490 me përafërsi të shkojë gati 500).

Fitojnë ata, ne humbasim. Është e thjeshtë. Do nxjerrim më shumë Euro nga vendi. Futja kot me një llaf. Dhe më e padurueshmja pastaj është fakti që Kosovës, që është një ndër vendet që shqiptarët eksportojnë më shumë, ne i vendosim traun në Kukës dhe i marrim 22 Euro për trajler.
Kosova sot që flasim blen rreth 1.1 milion ton mallra në Shqipëri. Shqipëria eksporton rreth 4 milion Ton mallra gjithsej në gjithë botën dhe ¼ e gjithë mallrave (si peshë volumetrike) që shesim jashtë, e merr Kosova. Pra ¼-a e të gjithë trajlerave, mauneve, kamionëve dhe autobotëve transportuese që shesin mallra shqiptare shkojnë në Kosovë. Ndërkohë që Shqipëria, në vend që të vrasë mendjen sesi t’a lehtësojë punën këtyre kamionëve koosovarë, si t’ua bëjë më të lehtë, si mund t’i ndihmojë ata që mos kenë pengesa, shkon dhe merret me Serbinë dhe Maqedoninë.

Apo të merremi me Italinë, Greqinë apo Gjermaninë që janë vendet kryesore të eksporteve. Joo mearzallah… Dhe tjetra. Çfarë përfitojmë ne nga kalimi i lirë i mallrave në Serbi apo Maqedoni? Shumë pak mallra që vijnë në Shqipëri apo që dalin nga Shqipëria kalojnë nga Serbia apo Maqedonia (përveç mallrave serbe dhe maqedonse).

Ne i kemi rrugët. Italia vjen në Durrës apo Vlorë, Greqia vjen në Kakavije dhe Kapshticë, Kina vjen në Durres, Turqia vjen në Durres apo në Kapshticë, Spanja vjen në Durrës, Gjermania vjen në Durres, Franca në Durrës. Ku është përfitimi? Ahhhh, po iu japim Durrësin dhe Serbisë dhe Maqedonisë, që ta kenë dhe ata aksesin në Adriatik? Që të ulim kostot e eksporteve serbe dhe maqedonase? Kjo është tjetër çështje pastaj… Jemi bërë bamirës..

Natyrisht ata gjithmonë, në jetë të jetëve, e kanë ëndërruar një dalje “falas” në Adriatik dhe ne po ua japim sot…falas. Por, që ta përmbledh, problemi që kam unë me marrveshjen, është strikshmërisht ekonomik. Aritmetikë ekonomike e pastër. Ne humbasim. Kaq! Ata fitojnë në kurrizin tonë.

Ata shesin më shumë mallra tek ne, fitojnë më shumë parà nga ne, ata përdorin infrastrukturë portuale që sot nuk e kanë, ndërsa ne..Ne asgjë. Ne iu mbajmë pishtarin që ta gjejnë vrimën kollaj. P.S. Se nuk më lë miza rehat… njerëzit kur bëjnë ortakëri në biznes, e bëjnë me vëllain apo kushëririn. Ndonjëherë e bëjnë dhe me shokun. Po s’kam parë ndonjëherë ortakëri mes dy hasmëve që bëjnë gjoja sikur janë miq, po që s’kanë hequr akoma fashon nga plagët. Në të tillë ortakëri, njëri e ha – tjetri fiton. Dhe, nuk e di ju, po mua më dhemb pak që tani..

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione pano soko samiti i shkupit 29 korrik 2021 pano soko samiti i shkupit 29 korrik 2021

Sondazh

Poll
Insights 29 Korrik 2021, 06:46

ANALIZA: Të drejtat themelore nuk janë privilegje

Pyetja kryesore është nëse shteti mund të diskriminojë të pavaksinuarit. Debati është pjesë përbërëse e lëvizjes kundër vaksinimit dhe po bëhet më i ashpër. Për...

Insights 22 Korrik 2021, 11:19

Kritikët e Bashës – smira dhe mercenarizmi

Nga Erl KodraKurrë nuk e kam kuptuar retorikën politike që përmban fjalë të tilla si “gjithëpërfshirje, kontribute, produkte, mekanizma, shoqëri civile, k...

Insights 20 Korrik 2021, 14:46

“Ndodhi në PUSHIME VERORE”Një familje Shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 v...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet