LIVE UPDATES
Insights

Open Balkan, mirëqenie patriotike e jo simbolikë nacionaliste

13 Gusht 2021, 08:53 Nga DOSJA
Open Balkan, mirëqenie patriotike e jo simbolikë nacionaliste

TIRANË– Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve të një rajoni nuk mund të konsiderohet si tradhti. Nacionalizmi simbolik është karakter tipik i shprehjes së patriotizmit te vendet e varfra, por patriotizmi i vërtetë është ai i vendeve të zhvilluara. Patriotizmi i këtyre qeverive bazohet në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Në 2015-n, 150 drejtues të qeverive ranë dakord globalisht për të mbrojtur mjedisin. Për ata ishte e qartë: zhvillim ekonomik pa mbrojtur mjedisin, nuk mund të ketë. Zhvillimi i qëndrueshëm u kthye në kryefjalë anë e kënd planetit. Green Deal tashmë është një detyrë për t’u përmbushur edhe nga vende si ne, vendet e vogla të Ballkanit Perëndimor.

Pavarësisht përparimit të rëndësishëm të arritur nga rajoni pas viteve 1990, treguesit e tanishëm të zhvillimit të qëndrueshëm tregojnë se rajoni ende mund të identifikohet nën të ashtuquajturin “proces zhvillimi”. Intensifikimi i “procesit të zhvillimit të qëndrueshëm”, si dhe integrimi në BE është një objektiv i përbashkët i rajonit.

Teoritë e marrëveshjeve dhe konventave, nën togfjalësha si “zhvillim i qëndrueshëm” apo “ndryshime klimatike”, gjejnë rajonin e Ballkanit, të kuptojë në praktikë pse duhet të bashkëpunojë. Fiks në mesin e një sezoni kur rritja e temperaturës së tokës na gjen nën një vrull masiv zjarresh në një pjesë të globit, ndërsa pjesa tjetër vuan përmbytje masive.

Ballkani Perëndimor, një rajon i shtrirë në afërsisht 207 mijë km2, është i njohur për natyrën e tij malore, diversitetin e territorit dhe klimës. Dhe, për më tepër, diversitetin e pasur të ekosistemeve të tyre – përfshirë florën dhe faunën.

Përafërsisht 30% e florës evropiane dhe 42% e gjitarëve evropianë gjenden vetëm në Shqipëri, e të njëjtat të dhëna befasojnë në gjithë rajonin.

Për shkak të kushteve klimatike dhe topografisë, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga rajonet më të pasura evropiane për sa u përket burimeve ujore. Sasia e përgjithshme tregon mesataren më të lartë të ujit të ëmbël për person 328l/ditë; më e lartë se vendet fqinje dhe rreth dy herë më e lartë se mesatarja e BE -së.

Rreziqet natyrore nuk i respektojnë kufijtë!

Në dekadën e fundit, Ballkani Perëndimor ka parë një rritje të konsiderueshme në numrin fatkeqësive natyrore.

Statistikat jo vetëm që pasqyrojnë ndryshimet në madhësinë e tyre, por gjithashtu na tregojnë se kjo prirje ka të ngjarë të bëhet më e theksuar në vitet në vazhdim.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të përjetojë një rritje të temperaturës, sipas të dhënave të fundit të raportit të OKB, nga 0.5 – 1.0 që ishte e përllogaritur për 10-vjeçarin e ardhshëm, në 1.5 gradë, për arsye të ndryshimit klimatik.

Kjo do të sjellë një rënie të reshjeve të përgjithshme me një rritje kontekstuale të incidencës së ngjarjeve ekstreme të motit. Vetëm në 24 orë gjatë javës së parë të këtij viti, në Shqipëri patëm 10% të reshjeve vjetore.

Ndikimi serioz që pritet të ketë ndryshimi i klimës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kërkon një bashkëpunim më të fortë rajonal, duke marrë parasysh se masat e përshtatjes dhe zbutjes së riskut do të kërkojnë vëmendje dhe fonde të mëdha.

Këto masa vetëm nëse zbatohen në nivel rajonal, do të zvogëlojnë barrën mbi një ekonomi të vetme.

Do të na duhet të fillojmë nga analizat e hollësishme dhe të mos harrojmë se kemi mungesa të larta në infrastrukturën ekzaminuese. Të vazhdojmë me politikat e përbashkëta legjislative, pasi rajoni ndan të njëjtat burime natyrore (lumenj, liqene, biodiversitet) dhe si rezultat, të njëjtat probleme mjedisore.

Do të na duhet të planifikojmë në mënyrë të përbashkët zbatimin e strategjive të ndryshimit të klimës, duke përdorur një qasje nga poshtë-lart dhe duke përfshirë një gamë të gjerë të aktorëve dhe qytetarëve.

Ende nuk kemi një sistem rajonal të parashikimit të motit me rreze të gjatë (nga mujore në sezonale) dhe, kësisoj, nuk mund të sigurojmë shpërndarjen e të dhënave midis sektorëve përkatës.

Vetëm ky bashkëpunim do të mund të zbatojë një sistem të besueshëm rajonal të paralajmërimit të hershëm dhe do të sigurojë shpërndarje efikase të informacionit.

Nëse nuk rrisim cilësinë e vlerësimit të rrezikut rajonal, prioritizimin dhe vendimmarrjen me shkëmbimin e të dhënave të vëzhguara dhe komunikimin ndërkufitar, askush nga vendet tona nuk mund të mbrojë territorin e vet nga ky risk, gjithnjë e më shumë në rritje.

Mjedisi nuk njeh kufij, as kombësi dhe as nuk pranon ndasi!

Mjedisi i përbashkët nuk i toleron vendet e rajonit “të presin me thikë” kufijtë e politikave që duhet të ndërmarrin për të lejuar zhvillimin e tyre duke respektuar natyrën.

Natyra, në fakt, është aseti më i madh që kemi! Andaj këto politika kërkohen tani!

Sipas themeluesit të Raportit të Zhvillimit Njerëzor, Mahbub ul Haq, “qëllimi themelor i zhvillimit është zgjerimi i gamës së mundësive për zgjedhje nga komunitetet. Objektivi i zhvillimit është krijimi i një mjedisi që u mundëson anëtarëve të komunitetit të gëzojnë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe krijuese”.

Zgjedhjet e Ballkanit tashmë i sanksionon vetë natyra.

Detyrë e qeverive është të tregojnë patriotizmin e nevojshëm për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre./Albanian Post/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione open ballkan ornela cuci open ballkan ornela cuci

Sondazh

Poll
Insights 12 Gusht 2021, 12:20

Birra, Bregoviç & Ballkan i Hapur

Goran Bregoviç njihet njëkohësisht si “Led Zeppelin” i ish-Jugosllavisë dhe si një prej baballarëve të turbofolkut. Shpesh në skenë, në 30 vitet e fundit...

Insights 31 Korrik 2021, 05:38

Vjeshta e “Deltave”

MONITORVjeshta e vitit 2021, padyshim do të jetë një ndër stinët më sfiduese për vendet dhe popullsinë e të gjithë globit, për një numër arsyesh. Pandemisë ende...

Insights 29 Korrik 2021, 06:46

ANALIZA: Të drejtat themelore nuk janë privilegje

Pyetja kryesore është nëse shteti mund të diskriminojë të pavaksinuarit. Debati është pjesë përbërëse e lëvizjes kundër vaksinimit dhe po bëhet më i ashpër. Për...

Insights 22 Korrik 2021, 11:19

Kritikët e Bashës – smira dhe mercenarizmi

Nga Erl KodraKurrë nuk e kam kuptuar retorikën politike që përmban fjalë të tilla si “gjithëpërfshirje, kontribute, produkte, mekanizma, shoqëri civile, k...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet