Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Detaji i pazakontë, Artan Hoxha publikon pamjet e kultivimit të drogës në Vlorë
6 Nëntor 2020, 17:18Nga DOSJA
TIRANE– Gazetari Artan Hoxha publikon pamje të reja të kultivimit të kanabisit mes Dukatit dhe Tërbaçit të Vlorës.
Në studion e ‘Abcnews’, Hoxha tha se pamjet janë marrë në fund të muajit Tetor dhe kjo tregon se mbjellja është bërë përgjatë muajit gusht. Ai tha se këtë vit është vënë re një fenomen tjetër në krahasim me vitet e tjera ku kultivuesit e kanabisit kanë shfrytëzuar periudha të ndryshme kohore për mbjelljen e kanabisit për të shmangur sezonet ku ka ka kontrolle të shtuara.
Ai e lidhi këtë me dy fenomene të ndryshme, e para fakti që jemi në vit parazgjedhor, dhe e dyta pandemia e koronavirusit e cila ka ulur kontrollet e policisë në terren për shkak të angazhimeve të tjera.
“Pamjet janë marrë në fund të muajit të Tetor, para një jave. Prandaj mua më habiti se kjo do të thotë se është mbjellë gjatë muajit gusht. Në fund të muajit shtator policia e shtetit bëri një aksion dhe gjeti një sasi prej 20 mijë rrënjësh. Është mbjellë njëherë dhe është rimbjellë për herë të dytë. Kultivuesit kanë shmangur monitorimin. Në foto duket zona pyjore mes pishave. Janë rezervuarit e ujit për t’i dhënë ujë bimës. Të gjitha këto denoncime kanë pasur një qëllim, për tëe thënë se në një vit parazgjedhor ka rritje të kultivimit të kanabisit. Duke qenë në pandemi policia është e angazhuar edhe në gjëra të tjera përfshirë edhe këtë punën e maskave. Ka patur shumë fuqi punëtore sepse të rinjtë që shkonin jashtë në sezonin veror kanë mbetur në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku, dy të arrestuarit e djeshëm për 2.6 ton kanabis brenda kamionit që u kap në Mal të Zi, kanë vendosur që të bash...
SHKODËR– Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt që është shpallur në kërkim për vrasjen e dy kushërinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj është lënë në bur...
FIER– Prefektura e Fierit është mbyllur sot për shkak të koronavirusit.Mësohet se dy punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë për Covid-19. ...
Mersin Katuçi, i zoti i ‘Shtëpisë së verdhë’, e cilësuar nga raporti i Dik Marti tregon për Top Channel për kontrollin në shkurt të 2004 aty, në kërkim t...
VLORË– Jorin Llambro dhe Elvis Jaupaj, dy anëtarët e grupit të Los Blancos, pritet që të nisen drejt Italisë për tu përballur me drejtësinë e shtetit...
TIRANE– Në 24 orët e fundit janë infektuan 489 persona, ndërsa 6 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qyteta...
TIRANË– Edhe pse është në arrati prej muajsh tashmë Gjykata e Posaçme ka njoftuar se më datë 19 nëntor do të mbajë një seancë gjyqësore për Talo &Cc...
VLORË– Një automejt i llojit “Mercedez Benz ML”, ka marrë flakë dhe është djegur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me d...