Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KINË– Trokitja e frikshme në derë erdhi pas mesdite. Jashtë ishin dy burra të maskuar me kostumet speciale kundër COVID-19, të cilët i thanë biznesmenit Fang Bin se kishin ardhur për ta marrë atë dhe për ta çuar në një karantinë. Por, Bin, një tregtar tekstili, rreth të 40-ave, nuk ishte i sëmurë dhe burrat jashtë apartamentit të tij në Wuhan nuk ishin mjekë. Ata ishin oficerë policie qëpo zbatonin urdhëra të Partisë Komuniste Kineze.
‘Krimi’ i Fang ishte sepse kishte postuar një video që ai kishte filmuar njerëzit që vdesin nga virusi në rrugë dhe spitalet e mbushura me persona që kërkonin ndihmë, në një kohë kur Kina këmbënguli që virusi ishte nën kontroll. Kjo video u pa rreth 200,000 herë para se ajo të fshihej nga interneti.
Daily Mail shkruan më tej se oficerët e morën me dhunë biznemenin nga banesa e tij, pa e pyetur aspak nëse kishte dëshirë të shkonte me ta.
Ata e morën me dhunë në pyetje, dhe i dhanë një urdhër të prerë, të ndalonte së përhapuri ‘thashethemet’ për virusin, duke e paraljëmruar se do t’i konfiskonin kompjuterin e tij. Në orët e para të mëngjesit, Bin u la i lirë.
Një javë më vonë, më 9 shkurt, Fang postoi një tjetër video, këtë herë duke edhe një thirrje krah videos: Qytetarët rezistojnë!
Policia u kthye në shtëpinë e tij dhe për biznesmenin e tekstileve tashmë nuk dihet asgjë për më shumë se dy muajsh. Sipas banorëve të zonës, Fang, ishte një njeri i dalluar, një nga zërat që u zhdukën nga qeveria kineze, sepse kishte treguar gjendjen e tmerrshme të shpërthimit të COVID-19.
Fati i tyre është i panjohur, por grupet e të drejtave të njeriut besojnë se Fang, së bashku me avokatin Chen Qiushi dhe ish-reporterin e televizionit shtetëror Li Zehua, po torturohen dhe detyrohen të shkruajnë rrëfime në qendrat e paraburgimit, ku, në periudha më normale, policia kineze fsheh terrorizimin e avokatëve dhe aktivistë që shihen si armiq të shtetit. Tani një hetim ka zbuluar një fushatë të organizuar nga regjimi kinez për të ndaluar 1.4 miliardë qytetarë të vendit që të mos diskutojnë për shpërthimin e tmerrshëm të COVID-19.
Më shumë se 5,100 njerëz u arrestuan për shpërndarjen e informacionit në javët e para të shpërthimit. Dizidentët po etiketohen si të sëmurë, në mënyrë që qeveria t’i vendosë ata në karantinë mjekësore dhe të mos kenë kontakt me anjë të jashtëm. Qindra qytetarë të tjerë janë arrestuar dhe duke gjobitur për dërgimin e mesazheve që tregonin se ka radhë të gjata nëpër spitale, mungesat e maskave dhe vdekjen e të afërmve.
Përplasja e paparë filloi me ankesat e shkruara nga Dr Li Wenliang, 34-vjeç, dhe shtatë mjekë të tjerë, të cilët dyshohet se u dërguan mesazhe mjekëve të tjerë, duke i paralajmëruar ata për shpërthimin e një sëmundje të ngjashme me SARS-in në Spitalin Qendror Wuhan dhe duke i këshilluar ata të vishnin veshje mbrojtëse.
Dr Li u detyrua të nënshkruajë një dokument policie duke thënë se ai kishte ‘prishur seriozisht rendin shoqëror’ dhe kishte shkelur ligjin para se të kthehej të punonte në Spitalin Qendror Wuhan, ku vdiq nga COVID-19, më 7 shkurt.
Vdekja e tij shkaktoi pikëllim dhe zemërim në të gjithë Kinën. Drejtuesit komunistë të vendit u trembën se mund të vinte një protestë mbarëkombëtare me hashtagun #wewantfreedomofspeech dhe fillua shtrëngimin e pamëshirshëm të kontrollit nga regjimi kinez.
Një ditë para vdekjes së Dr Li, avokati Chen Qiushi, videot e të cilit publikuan skena kaotike në spitalet Wuhan me viktimat e coronavirusit të shtrirë në korridore dhe u panë nga më shumë se 400,000 njerëz, u zhdukën.
Të nesërmen, familjarëve të tij iu raportua se ai ndodhej në karantinë.
Para zhdukjes së tij, Chen e kuptoi që policia po e mbyllte dhe u tha ndjekësve të tij: Për sa kohë që jam gjallë, unë do të flas për atë që kam parë dhe atë që kam dëgjuar. Nuk kam frikë nga vdekja. Pse duhet të kem frikë nga ju, Partia Komuniste?
Disa ditë më vonë u zhduk.
Tre javë më vonë, Li Zehua, 25 vjeç, një reporter në televizionin shtetëror kinez që shkoi për të raportuar mbi numrin e vdekjeve në Wuhan, transmetoi drejtpërdrejt arrestimin e tij kur policët të veshur civilë, iu futën në shtëpi.
Qeveria kineze ka heshtur për fatin e këtyre personave, por të tre besohet se gjenden në qendrat e ndalimit sekret, një formë e keqe e burgosjes së jashtëligjshme, e përshkruar nga zyrtarët si ‘mbikëqyrje banimi në një vend të caktuar’.
Frances Eve, zëvendësdrejtori i kërkimit në Mbikëqyrësit e të Drejtave të Njeriut me bazë në Hong Kong, tha: ‘Të gjithë ata që janë zhdukur janë duke u troturuar dhe në rrezik shumë të madh.
“Qendrat e paraburgimit sekret zakonisht mbajnë dizidentë siç janë aktivistët e të drejtave të njeriut dhe avokatët,”– tha Eve,- “Në shumicën e rasteve ne i kemi ndjekur, njerëzit që hyjnë janë torturuar.”
Kina ka mohuar të ketë dijeni për zhdukjen e këtyre personave. Ambasadori kinez në SHBA, Cui Tiankai, është pyetur dy herë në intervista televizive për fatin e Chen Qiushi, dhe është përgjigjur se nuk e ka idenë se kush është dhe se nuk e njeh aspak.
Burimi: Daily mail
Përshtati: f.m/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
INDI– Të lindësh në kohë koronavirusi, ekziston mundësia që të pagëzohesh me një emër vërtet të çuditshëm. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe një bebej...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar së fundmi se SHBA do që të dërgojë investigues në Kinë, përsa i përket ‘shpërth...
Gjermani- Gjermania i ka dërguar Kinës një faturë prej 130 miliardë paund për dëmet e shkaktuara nga COVID-19. Gjermania bashkë me Anglinë, Francën dhe SHBA-në ...
167,929 viktima, 2,443,200 të infektuar dhe 640,249 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në të gjithë botën. Duke iu referuar të dhënave, në K...
Kanada- Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në Kanada, pasi një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj tyre. Policia kanadeze bën me dije ngjarja e rëndë ndo...
KOSOVË- Biznesmeni i njohur në Kosovë, Ekrem Luka është arrestuar mbrëmjen e sotme. Media serbe, Blic.rc shkruan se Luka akuzohet për disa krime të rënda.S...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se koronavirusi ka arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara. Presidenti njoftoi se disa shtete do të fillojnë të rihapen...
TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar sot një telefonatë me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Lajmi është bërë publik nga vetë Pre...
KOSOVË- IKSHPK ka konfirmuar se pas testimti të 295 mostrave janë konfirmuar edhe 51 raste me COVID-19 në Kosovë. Tashmë numri total i të prekurve ka koron...
TIRANË– Koronvirusi mund të jetojë dhe në ujë. Ky është studimi i fundit që është bërë publik në Francë, pasi është zbuluar se nga 25 pikat e grumbul...