"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Detaje të reja nga vdekja tragjike në Zvicër e 15-vjeçarit nga Kosova/ Para se ta shtypte treni, pjesë e një sherri mes dy
16 Nëntor 2020, 15:13Nga DOSJA
KOSOVË– Ardian Ramadani është 15-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në Sugiez(Friburg) të Zvicrës. Nga hetimet e bëra deri më tani është dalë në përfundim se adoleshenti me origjinë nga Kosova para se të humbte jetën ka qenë pjesë e një grindje mes dy grupe të rinjsh.
Sipas mediave të huaja, të shtunën në mbrëmje, dy grupe adoleshentësh janë përleshur në Murten, pjesë e Fribourgut. Pasi policia i ka ndarë grupet në stacionin e trenit në Murten, përleshja, sipas mediave, mund të këtë vazhduar dhe në stacionin e trenit në Sugiez ku dhe ka ndodhur aksidenti fatal.
Por, zëdhënësit i policisë, Yvan Buchs, ka thënë se policia e Fribourg nuk ka prova për të provuar një gjë të tillë.
Gjithashtu është bërë e ditur se stacioni i trenit në Sugiez është një vend takimi i preferuar për të rinjtë nga rajoni. Një banor që jeton përballë stacionit të trenit ka thënë se shpesh shikon të rinjë që mblidhen në atë vend.
Familja e të ndjerit deri më tani nuk e ka komentuar ngjarjen për publikun. Ajo që dihet është se Ardian Ramadanin ka qenë djali i vetëm i familjes Ramadani me prejardhje nga fshati Panorc i Malishevës, e cila ka edhe dy vajza. Siç është raportuar deri më tani , i riu 15-vjeçar ka vrapuar drejt shinave dhe nuk e ka vënë trenin që po afrohej. Ai ka vdekur në spital nga plagët e marra.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Kryeministri Avdullah Hoti, ditën e sotme ka njoftuar se së shpejti do të nisin bisedimet në spektrin politik për pozicionin e presidentit të vendi...
LIBI -Një video tronditëse ku shfaqet një nënë teksa po kërkon fëmijën e saj është bërë virale në internet. Sipas mediave të huaja, nëna ka humbur foshnjën e sa...
PRISHTINË– Asistenti i ish-kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, është thirrur nga Policia e Kosovës që të japë shpjegim për instalacionin e tij...
Nëse, që nga izolimi, e keni pasur të vështirë të mbani mend ti dërgoni një email dikujt, të flisni me dikë që duhet të kishit folur apo dhe keni harruar të bli...
SHBA- Doktor Anthony Fauci ka folur në lidhje me mënyrën e menaxhimit të Covid-19 në Amerikë. Sipas mediave të huaja ai ka thënë se administrata e Joe Biden ësh...
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 11 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 688 të tjerë...
GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një mbledhje me Kryeministrat e vendit sot në orën 14:00 është shprehur se shifrat kanë filluar që të stabiliz...
Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 11 milionë. Shumë shtete po fuqizojnë masat kundër pandemisë në përpjekje p...