Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Klodian Rashës! 25-vjeçari kishte njohje me efektivin që i mori jetën, Nevaldo Hadëraj. Madje Klodiani ka shprehur shqetësimin për efektivin që e ngacmonte, te një i afërmi i tij.
Burime për Fax News bëjnë me dije se Nevaldo Hajdaraj ishte konsumues i lëndeve narkotike dhe alkoolit. Madje ai e ka përdorur hashashin dhe alkoolin edhe pas marrjes së detyrës në repartin “Shqiponja” dhe shpesh, thotë një burim që e ka ndeshur në rrugë, shfaqej në gjendje të dehur ose nën efektin e substancave narkotike.
Ka dyshime që Rasha dhe Hajdaraj edhe të kenë punuar para disa kohësh së bashku në një biznes në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet. Vrasja e të riut mund të jetë lidhur me një konflikt që ka nisur kohë më parë mes dy djemve.
SI NDODHI VRASJA?
Ka qënë efektivi Hajdaraj ai që ka thirrur Rashën që të shkojë drejt tij, por i riu nuk i është bindur. Në këto momente Hajdaraj ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka nisur ndjekjen e 25-vjeçarit që kishte nisur të largohej përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”.
Në një moment Rasha i ka dalë nga sytë efektivit, duke u futur në rrugicën që e dërgonte në banesë, ndërsa aty që korrespondon të ketë pranë edhe një pikë servisi, ka ndaluar duke parë veprimet e efektivëve, njëri prej të cilëve ndiqte atë dhe tjetri ndodhej tek një makinë që kishin ndaluar në rrugë për ta kontrolluar.
Edhe Rasha e ka humbur nga sytë Hajdarajn, i cili i është afruar duke u fshehur pas murit të servisit dhe qëlluar në befasi në një distancë jo më të madhe se 10 metra. Ndërkohë, Rasha në këto momente thotë dëshmitari, ka rënkuar duke thënë se “më vrave”.
Klodian Rasha u ekzekutua mesnatën e 8 dhjetorit, kur 25 vjeçari kishte thyer rregullat e orës policore, dhe u pikas nga dy efektivë të forcave “Shqiponja”. Nevaldo Hajdëraj, një efektiv 26-vjeçar u përplas me Rashën dhe përfundoi duke e vrarë atë me një plumb në shpatull. Vetë efektivi që ndodhet tashmë pas hekurave ka rrëfyer se situata i ka dalë nga kontrolli pasi kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ky është Klajdi Shundi që në orët e para të 1 janarit goditi me thikë kunatin e tij Vladimir Zvezhda i cili humbi më pas jetën nga plagët që kishte...
HIMARË– Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin bregdetar të Borshit në jug të vendit kanë rënë sasi të mëdha breshri, aq sa e kanë veshur të...
TIRANË – Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se mësimin online në këtë Fakultet do të fil...
KOSOVË–Covid ka lënë plagë të hapura në familjet shqiptare dhe jo vetëm për numrin e madh të njerëzve që kanë humbur jetën. Mjeku pulmolog nga Kosova, Shpë...
TIRANË- Dy vajza 16-vjeçare nga Tirana janë zhdukur pa gjurmë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy vajzat adoleshente janë larguar nga banesa e ...
TIRANË– Para pak ditësh avokati Altin Goxhaj deklaroi se ishte infektuar me Covid dhe për këtë arsye ndodhej i izoluar në shtëpinë e tij. Ai e kishte...
TIRANË– Zbardhet e plotë dinamika e vrasjes që përgjaku 1 janarin në Tiranë, ku ndërroi jetë 42-vjeçari Vladimir Zvezhda. Autori i ngjarjes, 34-vje&...
TIRANË– Biznesmeni Petrit Ago, i njohur si investitor në industrinë e qumështit dhe produkteve të bulmetit, ka fituar betejën me pandeminë e koronavi...
KORÇË– Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë.Disa të rinj janë konflikuar me njëri-tjetrin në ambientet e jashtme të ...
DURRËS– Pandemia qarkullon prej kohësh në Shqipëri dhe në të gjithë botën, vetëm jo ku ka socialistë. Djali i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjus...