Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
“Destinacion pa rrezik Covid-19”, CNN promovon Shqipërinë për sezonin turistik të 2022
12 Prill 2022, 12:03Nga DOSJA
TIRANË- Shqipëria është një nga gjashtë destinacionet që CNN sugjeron për turistët për sezonin veror 2022 duke qenë se vendi ynë konsiderohet si vend me rezzik të ulët nga pandemia e Covid.
Sipas CNN, për të tretën javë radhazi, qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën si vende të cilat kanë një risk të ulët për infektimet me Covid-19.
“Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje këtu: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit.“-shkruan CNN.
Pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë vendet me turizëm më të lartë si Italia, SPanja dhe Franca mbeten në Nivelin 4 të cilat SHBA-ja i konsideron si vende ende të rrezikshme për t’u vizituar. Mbretëria e Bashkuar, gjithashut është në nivelin 4 që nga 19 korriku 2021. Kjo i vendos Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut të gjitha në kategorinë e rrezikut “Shumë të lartë” për Covid-19.
CDC cakton një destinacion një rrezik të Nivelit 4 kur më shumë se 500 raste për 100,000 banorë janë regjistruar në 28 ditët e fundit.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANE– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për herë të parë pas akuzave të publikuara në media se ka përfi...
BERAT-Agjensia Rajonale e Mjedisit Berat, Elbasan, Korçë ka ushtruar kontrrolle të befasishme në këtë subjekt. Mbyllja vjen pas denoncime të shumta të bë...
SHKODËR– Mëngjesin e sotëm Nazmi Bandula u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Atentati ndaj tij u regjistrua në lagjen “Partizani”...
ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar i idnetifikuar si Ermal Hasanaj, banues në Castel Volturno në Itali i arrestuar më 7 prill për kontrabandë cigaresh dhe po...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes non grata të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit nga SHBA. Me anë të një post...