LIVE UPDATES
Bota

Dëshmitari në gjyqin ndaj Mustafës: Dy femra më morën në pyetje, ende kam shenjë prej njërës

5 Tetor 2021, 13:57 Nga DOSJA
Dëshmitari në gjyqin ndaj Mustafës: Dy femra më morën

HAGË– Dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin e Salih Mustafës, ka vijuar dëshminë e tij ku ka thënë se në ndërtesën në të cilën pretendon se është mbajtur kanë qenë edhe dy femra. Dëshmitari ka thënë se ato nuk i kanë bërë pyetje por sipas tij sot vazhdon ta ketë një shenjë si pasojë e njërës nga femrat për të cilat ka thënë se ishin pjesë e grupit aty.

Gjatë seancës së sotme, dëshmitari i mbrojtur W01679 i është përgjigjur edhe pyetjeve të mbrojtjes së Salih Mustafës, avokatit Julios Von Bone.

Avokati Julios Von Bone: Një prej personave që e ke përmendur më herët ishte një femër, kjo femër edhe kjo qëndroi dhe fjeti në të njëjtën ndërtesë me ju?

Dëshmitari: Në të njëjtën ndërtesë ka ndejt, në tjera dhoma ku ta di unë por me ne një dhomë nuk ka ndejt.

Avokati Julios Von Bone: A të kujtohet përafërsisht sa femra kishte në atë shkollë, si rekrutë apo në cilësi të tjera?

Dëshmitari: Nuk më kujtohet, për femra nuk më kujtohet, meshkuj kanë qenë shumë, për femra nuk më kujtohet dhe nuk kemi pasur kontakt me femra.

Avokati: A është e vërtetë që dy femra kanë marrë pjesë në marrjen në pyetje apo gjatë rrahjeve?

Dëshmitari: E di që kanë qenë dy femra aty, njëra bile sot për pasojë vuaj ende kam shenjë prej saj, por nuk na kanë marrë në pyetje ato, na kanë marrë në pyetje këta të tjerët, por ajo në atë rast ndodhi edhe e kam një shenjë prej një femrës aty.

Dëshmitari, identiteti i të cilin nuk bëhet publik ka folur edhe për kohën gjatë qëndrimit në shkollën e Zllashit ku sipas tij për disa ditë kanë kryer stërvitje me qëllim që të bëhen pjesë e UÇK-së. Stërvitjet ka thënë se i kanë udhëhequr Adem Shehu dhe Triumfi.

Avokati Von Bone e ka pyetur për personat të cilët dëshmitari pretendon se e kanë dërguar në objektin e mbajtjes në Zllashë.

Avokati Julios Von Bone: Personat me të cilët shkove në Zllash, ata që i përmende më herët, a e di se çka u ndodhi atyre, çka u bë me ta, çfarë detyrash u dhanë atyre?

Dëshmitari: Nuk e di çfarë detyrash u kanë dhënë, pasi jam liruar kur kam shkuar i kam takuar në shtëpi të vet ata më kanë thënë se pasi më kanë marrë mua edhe ata janë larguar prej aty kanë ikur, pas disa ditësh edhe ata ishin larguar, kishin ikë e kthyer në shtëpi të vet.

Sipas dëshmitarit, nga shkolla e deri të objekti ku pretendon se është mbajtur në Zllashë, kanë ecur rreth 20 minuta.

Avokati Julios Von Bone: Atë që ta vendosën në kokë a ta hoqën pastaj nga koka, kur ta hoqën të kujtohet seku ta kanë hequr?

Dëshmitari: Aty poshtë kur më morën më thanë se ka punë diçka komandanti me ty, ka me të pyet diçka, kur shkova aty ma hoqën.

Avokati Julios Von Bone: Në atë çast kur mbërrije aty, ja dije emrin atij komandantit?

Dëshmitari: Aty kur ka filluar me më pyet, aty e kam mësu, edhe e kam ditë që po shkoj me më pyet diçka një komandat, nuk kam ditë kush është komandant as çka, ata më kanë marrë më kanë thënë po të dërgojmë të komandanti ka me të pyet diçka dhe e kam ditë që jam drejtuar drejt atij njeriu e kam ditë që ai është komandant, që paska kërku me folë.

Avokati Julios Von Bone: Këtë komandantin a e përshkruan dot?

Dëshmitari: Nuk po di qysh me ta përshkru?

Avokati Julios Von Bone: Pse nuk e përshkruan dot?

Dëshmitari: Nuk po di qysh me ta përshkru, është i akuzuari yt, po e mbron ti, shumë thjeshtë ka mundur me qenë ndoshta pak më i dobët.

Avokati Julios Von Bone: Dua të kërkoj të na përshkruash personin të cili ne ke parë aty, këtë komandantin?

Dëshmitari: Po, komandanti kish qenë aty ulë, dhe i thanë të tjerët qe ta prunëm komandant këtë, e kish një jakne me lara, të ushtrisë ja nisi me më pyet për çka ke ardhur këtu, unë i tregova kam ardhur me u kyç në luftë me kontribu diçka, aj nisi me ato bërtitmat e veta, me ato sjelljet e veta, jo po rren, jo trego, jo të mbys, dhe u çu më goditi. Të tjerët e vetën çka me bë, tha mbyteni krejt.

Avokati Julios Von Bone: Çfarë ngjyre i kishte ato teshat që i kishte vesh?

Dëshmitari: Jaknen e ka pasur ngjyrë të ushtrisë, nuk ka qenë sikur ata me të zeza, ka qenë uniform tjetër, për tjerat nuk po mundem me ta shpjegu.

Lajmi kryesor/Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitari i tretë: Nga keqtrajtimet kam makthe

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora julios von bone kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale julios von bone kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet