"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Dëshmia e efektivit që plagosi 3 persona gjatë sherrit në Mamurras: Pasi u futëm në lokal nisi debati! Qëllova dy herë n
15 Prill 2021, 06:00Nga DOSJA
MAMURRAS– Efektivi i policisë, David Medani, i cili u përfshi në konflikt ditën e djeshme në Mamurras duke plagosur aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe një person tjetër ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka bërë të ditur se kanë qënë 6 persona të cilët kanë zbritur nga nga dy makina dhe janë drejtuar drejt tij me sende të forta në duar.
“Nxora armën e shërbimit nga brezi dhe qëllova dy herë në ajër, duke ju thënë te mos afroheshin. Por pavaresisht thirrjeve ata më goditën dhe unë qëllova sërish në mënyrë të pakontrolluar, duke plagosur njërin nga agresoret dhe kolegët e mi”, mësohet të ketë thënë Medani.
Medani ka treguar se ditën e martë ka ushtruar kontroll në një lokal aty ku nisi dhe zanafilla e sherrit. Ai tha se një person debatoi me shefin dhe më pas u dha urdhëri për shoqërimin e tij në komisariat.
“Rreth orës 9.30 me thirri shefi i stacionit i cili më tha se do shkojmë për kontroll. Së bashku me policin Ilir Zeka me mjetin e policisë ne u nisëm pas mjetit privat të shefit dhe u ndalëm në një lokal. Pasi hymë në lokalin kafe bilardo kontaktuam një person dhe i bëmë të ditur arsyet e kontrollit. Por ky shtetas debatoi me shefin dhe urdhëroi shoqërimin e këtij personi drejt postës” ka thënë polici.
Ne lidhje me ngjarjen janë arrestuar tre persona të perfshirë në konflikt. Të arrestuar janë Gjon Fufi, 40 vjeç, Nikoll Fufi, 36 vjeç dhe Rudolf Fufi, 31 vjeç, të tre lindur e banues në Mamurras. Ndërsa Efektivi Medani u arrestua mëngjesin e së mërkurës dhe ndaj tij janë ngritur akuza “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ në News24 ka folur për fushatën e vaksinimit dhe atë ...
TIRANË– Shirat do ti lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave. Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të mbizoterohet nga kthjellime dhe vranësira të herë ...
BERAT- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që tronditi Beratin mbrëmjen e sotme ku u plagos me armë zjarri një efektiv policie.Polici u plag...
BERAT– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e efektivit, Julian Xhahalli mbrëmjen e sotme. Sipas versionit zyrtar të Policisë, tre vëllezërit G...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se së shpejti do të vijnë 50 mijë vaksina ruse Sputnik V.“Shqipëria siguron marrë...
BERAT– Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku edhe ka ndodhur plagosja e efektivit të Policisë së Shtetit, i cili kishte shkuar për kontroll në një lagje t...
Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka denoncuar rastin e saj në emisionin “Stop” për një problem që ka me familjen e ish-burrit. ...
BERAT– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen e efektivit të Policisë së Shtetit në Berat, mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efekt...
Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në emisionin “Stop” se është dhunuar nga bashkëshorti dje vjehrra dhe këta të fundit kanë tentuar...