"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
26 Gusht 2021, 13:36Nga DOSJA
TIRANË– Shtatë drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë vënë në pranga në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit të Policisë Rrugore, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 29 për shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar dhe 14 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Gjithashtu mësohet se janë ndëshkuar me masë administrative, 1495 drejtues mjetesh, për shkelje që përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Njoftimi nga Policia e Shtetit: Kontrolle të pandërprera në të gjitha rrugët e vendit, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Pavarësisht kontrolleve të pandërprera, instalimit të radarëve në të gjitha rrugët interurbane dhe urbane, shtimit të patrullave të lëvizshme të pajisura me dronë, alkooltestues, kamera e aparate fotografike, si dhe denoncimeve nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe nuk vendosin rripin e sigurimit, drejtojnë mjetin pa leje drejtimi apo motomjetet pa vendosur kaskën mbrojtëse.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar shpejtësi që arrijnë deri në 174 km/h dhe drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar 7 shtetas, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 29 për shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar dhe 14 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, 1495 drejtues mjetesh, për shkelje që përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore. Policia e Shtetit, nisur edhe nga fakti i prezencës së lagështirës në rrugë, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të bëjnë kujdes, të respektojnë në maksimum rregullat e qarkullimit rrugor, të mos abuzojnë me shpejtësinë, por të qarkullojnë duke respektuar normat e lejuara dhe sinjalistikën rrugore, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të vendosnin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse. Policia e Shtetit ka rritur akoma më shumë prezencën në akset rrugore dhe qendrat e banuara, duke kombinuar shërbimet e Policisë Rrugore me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, për të vijuar kontrollet intensive, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SARANDË– Moti me reshje shiu dhe gri ka mbërthyer dhe Sarandën. Kjo kohë ka kapur të papërgatitur pushuesit të cilët kishin mbërritur në plazh.Në pamjet që...
SARANDË– Një 38-vjeçar turk ka hyrë në portin e Sarandës me pasaportë false. Në 20 gusht rreth ores 08.40 zbriti në Sarande me tragetin e linjes qe ...
LEZHË– Reshjet e shiut kanë larguar pushuesit nga bregdeti i Shëngjinit. Shumë prej tyre po e shfrytëzojnë këtë ditë të freskët për të shëtitur e ndërsa të...
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndo është riinfektuar sërish me Covid. Në një lidhje telefonike me ‘News24’ ai u shpreh se virusin e ka marrë nga nëna e tij, e c...
Qindra qytetarë qëndrojnë në radhë në sportelet e aeroportit të Rinasit.Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen qytetarë të kombësive të ndryshme që ...
SHKODËR– Policia ka arrestuar disa persona në Shkodër pasi kultivuan lëndë narkotike. Në mesin e tyre është dhe kryeplaku i fshatit Bajzë në Shkodër. Kësht...
TIRANË- Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka zbardhur disa nga detajet e dëshmisë së Bledar Selmanajt, i arrestuar dje nga policia si autori i vrasjes së 25...