LIVE UPDATES
Bota

Deputeti shqiptar në Serbi, Kamberi sjell në vëmendje rastin “Panda”: Millosheviçi donte ta zgjidhte me armë, Vuçiç t

16 Mars 2021, 15:18 Nga DOSJA
Deputeti shqiptar në Serbi, Kamberi sjell në vëmendje rastin

SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ka sjell në vëmendje ngjarjen “Panda”, në të cilin janë vrarë 6 persona dhe janë plagosur 16 të rinj.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka treguar se këtë çështje e ka ngritur dhe në Parlament.  Kamberi është shprehur se kapitulli 35, i bisedimeve midis Serbisë dhe BE-së, është specifik dhe përmban pika të arritura në bazë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Por, sipas tij, për të arritur një marrëveshje sa më të mirë midis Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfshihet dhe një sqarim për çështjet e mëparshme, si në ngjarjen ” Panda”, ku ende nuk janë gjetur fajtorët.

Sipas tij zbardhja e kësaj çështje dhe të tjera si ajo e të pagjeturve do të ndihmonte në normalizimin më të shpejt të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Një rast si ky është edhe ai që ka ndodhur në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë në vitin 1998. Me 14 dhjetor 1998, pesë nxënës të Gjimnazit (Ivani 14, Zorani 18, Svetislavi, Dragani e Vukosavi 17 vjeçar) dhe studenti 25 vjeçar me emrin Ivan ishin duke qëndruar në kafiterinë ‘Panda’ i cili ndodhej përballë shkollës. Në kafiteri kanë hyrë dy njerëz të armatosur e maskuar dhe me breshëri automatikësh kanë vrarë 6 të rinj dhe janë larguar. Ishte kjo koha në të cilën Slobodan Millosheviqi dëshironte që me armë të zgjidhë ‘çështjen’ e shqiptarëve në Kosovë. Krimi i kryer në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë i cili menjëherë iu ishte mveshur, siç thonin ‘terroristëve shqiptarë’, kishte sjellë arrestime masive”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar po ashtu se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se ka informacione në lidhje me personat përgjegjës, por ende nuk ka një deklaratë prej tij. Gjithashtu ka sjell në vëmendje se ishte koha në të cilën Slobodan Millosheviqi dëshironte që me armë të zgjidhë “çështjen” e shqiptarëve në Kosovë.

“Kam informata dhe indicie, por organet tona kompetente janë në kërkim të provave të plota që ky krim i rëndë të zbardhet. Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e të vrarëve duhet të besojnë se të vërtetën nuk do ta fshehim pavarësisht se kush ka marrë pjesë në këtë krim të tmerrshëm, qofshin ata shqiptarë apo serb, që, besoj shumëkend do ta befasonte”, kishte thënë Vuçiq sipas Kamberit, duke shtuar se ai poashtu ka shtuar se është ‘i pari që ka marrë guximin për të folur për këtë krim’ dhe se nuk e brengos “rreziku të cilin e ka marrë përsipër,”-ka thënë ai.

Postimi i plotë;

“Pse fshihet e vërteta për rastin Panda në Pejë? Kapitulli 35, në bisedimet e Serbisë me BE-në, është specifik dhe përmban mekanizma për përcjelljen e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ky standard është rregulluar në kuadër të Kornizës për bisedime me BE-në në rrugëtimin e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin evropian, ku mes të tjerash thuhet që “çështja e normalizimit të mardhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të shqyrtohet në kuadër të Kapitullit 35, të cilësuar si “çështje të tjera” ndërsa në çështje të veçanta dhe të arsyeshme, ky raport e kjo marrëdhënie në mes të dy vendeve të shqyrtohet edhe në kapitujt e tjerë relevant. Normalizimi i mardhënieve me Kosovën do të duhej të nënkuptonte edhe nisjen e procesit të pajtimit e në mes të tjerash edhe ballafaqimin me të kaluarën si dhe kërkimin e faljes për atë çfar është bërë. Gjithsesi, në procesin e normalizimit dhe pajtimit, një kontribut të veçant do të mund t’a kishte dhënë edhe zbardhja e tërësishme e çështjes së të pagjeturve, por edhe zbardhja e të gjithë atyre çështjeve që kanë pasojë viktima civile. Një rast si ky është edhe ai që ka ndodhur në kafiterinë “Panda” në Pejë në vitin 1998. Me 14 dhjetor 1998, pesë nxënës të Gjimnazit (Ivani 14, Zorani 18, Svetislavi, Dragani e Vukosavi 17 vjeçar) dhe studenti 25 vjeçar me emrin Ivan ishin duke qëndruar në kafiterinë “Panda” i cili ndodhej përballë shkollës. Në kafiteri kanë hyrë dy njerëz të armatosur e maskuar dhe me breshëri automatikësh kanë vrarë 6 të rinjë dhe janë larguar. Ishte kjo koha në të cilën Slobodan Millosheviqi dëshironte që me armë të zgjidhë “çështjen” e shqiptarëve në Kosovë. Krimi i kryer në kafiterinë “Panda” në Pejë i cili menjëherë iu ishte mveshur, siç thonin “terroristëve shqiptarë”, kishte sjellur arrestime masive. Me datë 17 dhjetor, së paku 150 shqiptarë të lagjes “Kapishnica” ishin arrestuar dhe intervistuar në Stacionin policor të Pejës. Në bastisjen e shtëpive shqiptare dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre kishin marr pjesë mbi 200 pjestarë të policisë dhe ushtrisë serbe, kishin njoftuar mediat më vonë. Katër ose pesë shqiptarë ishin arrestuar dhe pas disa muajve të mbajtur në paraburgim në burgun e Leskocit ishin liruar në mungëse të çfarëdo fakti inkriminues. Një murg i Patriarkanës së Pejës ( Ranko Jokiq) kishte deklaruar për të përditshmën Kurir se “ekzekutuesit dihen, emrat e tyre fshihen , posaçërisht nacionaliteti i tyre”. Deri në vitin 2013 familjet e të vrarëve kishin jetuar duke besuar se këtë krim e kanë kryer shqiptarët. Por atëkohë, në cilësinë e koordinatorit të Zyrës së shërbimeve sekrete, presidenti Aleksandar Vuqiq në emisionin “Teška reč”, me 28.12.2013, kishte deklaruar “Krimin në Panda nuk e kanë kryer shqiptarët sikur që kemi besuar deri tani” dhe që “publiku do të shokohet kur të zbardhet e vërteta”. Presidenti serb Aleksandar Vuqiq ka deklaruar se ka informacione për vrasjen e gjashtë të rinjve serb më 1998 në Pejë, për çka askush nuk është përgjegjur. “Kam informata dhe indicie, por organet tona kompetente janë në kërkim të provave të plota që ky krim i rëndë të zbardhet. Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e të vrarëve duhet të besojnë se të vërtetën nuk do ta fshehim pavarësisht se kush ka marrë pjesë në këtë krim të tmerrshëm, qofshin ata shqiptarë apo serb, që, besoj shumëkend do ta befasonte. Ai poashtu ka shtuar se është i “pari që ka marrë guximin për të folur për këtë krim” dhe se nuk e brengos “rreziku të cilin e ka marrë përsipër” (burim: Mondo, 01.11.2018.) Edhe ish prokurori për krime të luftës Vlladimir Vukçeviq, për të përditshmen Danas kishte deklaruar se “informatat me të cilat disponon Prokuroria flasin se në afërsinë e kafiçit Panda, e as për rreth tij “nuk ka pasur shqiptarë, përveç forcave policore dhe ushtareke serbe”. Tash, 23 vite nga krimi në kafiterinë “Panda” në Pejë edhe shumë vite pas deklaratës së presidentit Aleksandar Vuqiq që “ai është gati se i sigurt” kush është përgjegjës për këtë krim të tmerrshëm, qytetarët ende presin të ndëgjojnë të vërtetën rreth asaj se kush dhe për çka me 14 dhjetor 1998 ka vrarë gjashtë dhe ka plagosur 15 të rinjë. Besoj se shteti e ka borxh që opinionit të gjerë e sidomos familjarëve të viktimave t’i tregojë të vërtetën për këtë krim. Prandaj pyetja ime për ministrin e policisë dhe ministrin e drejtësisë është: • A janë identifikuar kryerësit e këtij krimi dhe kur do të ngriten aktakuzat për ta? • Cila është arsyeja që edhe për presidentin e shtetit të paraqesë rrezik përmendja e këtij rasti?,”-ka shkruar ai.

 

Ngjarja “Panda” ka ndodhur në Pejë në vitin 1998, në një kafe të quajtur “Panda2″.   Me 14 dhjetor 1998, pesë nxënës të gjimnazit (Ivani 14, Zorani 18, Svetislavi, Dragani e Vukosavi 17 vjeçar) dhe studenti 25 vjeçar me emrin Ivan ishin duke qëndruar në kafen “Panda” e cila ndodhej përballë shkollës. Në vend kanë hyrë dy persona të armatosur dhe kanë vrarë 6 të rinjtë dhe kanë plagosur 15 të tjerë. Fajtorët për këtë masakër ende nuk janë bërë të ditur.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni rasti panda shaip kamberi rasti panda shaip kamberi

Sondazh

Poll
Bota 16 Mars 2021, 14:17

PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish numër të lartë infektimesh. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,649 testime nga ku kanë rezultuar pozitiv 553 persona....

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale