LIVE UPDATES
Politike

Biznesmeni nga Kosova akuza Veliajt: Donte 1.6 mln euro për një leje zhvillimore

12 Shkurt 2019, 16:55 Nga DOSJA
Biznesmeni nga Kosova akuza Veliajt: Donte 1.6 mln euro për një leje

TIRANE– Biznesmeni nga Kosova, Ramiz Kelmendi ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj por edhe ndaj policisë dhe prokurorisë. Duke folur live nga Stambolli për SYRI.net, Kelmendi është shprehur se ditën e dielë në datën 10 shkurt, policia bashkiake i ka shkatërruar investimin e bërë në Tiranë.

Kelmendi ka akuzuar Veliajn se ka qenë mbështetës i investimit, deri në momentin që janë paguar 1.6 milionë euro për leje dhe taksën e infrastrukturës. Sipas biznesmenit Kosovar pas pagimit të shumës prej 1.6 milionë Eurosh nga firma e Kelmendit, Veliaj i ka kërkuar përfaqësuesit të biznesmenit kosovar, që toka t’i falej Bashkisë së Tiranës si formë dhurate.

Kelmendi tregon se këtu kanë nisur edhe përplasjet, që kanë arritur kulmin me shkatërrimin nga Bashkia e Tiranës të investimit të bërë nga firma nga Kosova.

Pjesë nga intervista e dhënë për gazetarin Alen Xhelili:

Sa para është paguar nga ju?

Janë paguar 1.6 milionë euro për dokumentet dhe lejet e bashkisë.

Keni qenë në dijeni nga bashkia për shpronësim apo për zhvillime të tjere?

Procesi i lejeve ka zgjatur më shumë se 2 vite dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë diskutim për zhvillime. Kam biseduar me bashkinë dhe me Veliajn dhe e kam pyetur a ka zhvillime dhe më është shprehur se nuk asnjë zhvillim, pasi terminali sipas tij ka tokën e vetë.

Ai nuk na ka thënë asgjë në lidhje me leje zhvillimore apo gjë tjetër.

Nëse do ishit në dijeni të një projekti, do kishit aplikuar për leje dhe të kishit paguar 1.6 mln euro?

Unë e kam pyetur kryebashkiakun a është e lirë kjo pronë? Për asnjë moment, deri kur kam paguar paratë gjithçka më kanë thënë se është e rregullt dhe ligjore. Nuk duhej të ishin paguar të gjithë ato para. Shikoni, nëse ka dokument shpronësimi që është bërë në ministrinë e Transportit që ka pasur shpronësim dhe ka nënshkruar Veliaj për investimin, ky është një krim i organizuar mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenëve të ndryshëm, për ti shkaktuar dëm kompanisë time.

Biznesmeni kosovar është shprehur se përfaqësuesit e tij kanë shkuar dhe kanë denoncuar në Komisariatin numër 5 në Kamzë, por nuk i është marrë denoncimi. Sipas tij të njëjtën gjë ka bërë edhe prokuroria e cila nuk ka administruar padinë e bërë nga përfaqësuesit e biznesmenit Ramiz Kelmendi.

Cilat rrugë do të ndiqni ju për këtë problem?

Të gjitha rrugët e ligjshme. Sapo të kthehem në Kosovë do të zhvilloj një takim me kryeministrin e Kosovës. Kam kontaktuar me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri. Më ka kontaktuar edhe kreu i grupit parlamentar, duke u shprehur që të mos kthehet një përplasje politike.

Po prokuroria ka bërë ndonjë lëvizje në lidhje me këtë çështje? Veliaj ka akuzuar se ju e keni shantazhuar bashkinë?

Asnjë biznesmen nuk mund të shantazhojë bashkinë. Bashkia i ka marrë lekët, i ka përdorur lekët. Nuk mundet që bashkia të thotë se janë shantazhuar. Kjo ka nxitë në momentin kur bashkia i ka dërguar inspektorët të shtunën në mbrëmjen për të rrëzuar rrethimin e pronës. Kanë shkuar të dielën dhe kanë shkatërruar gjithçka tonën, edhe pse ka qenë vendosur ndalimi.

Pas kësaj kemi shkuar në polici dhe policia nuk ka pranuar të marrë asnjë denoncim dhe asnjë deklarim nga ne. Ne kemi detyrimet tona që i kemi plotësuar të gjitha.

Ju thoni që policia është rreshtuar me bashkinë, prokuroria nuk ka nisë asnjë hetim. Institucionet duket se kanë marrë anë…

Unë nuk mund të them ashtu, por faktet po flasin për këtë gjë. Ka qenë një marrëveshje e nënshkruar mes tre palëve, as ne nuk do vazhdonim punimet dhe as bashkia nuk do vinte të shkatërronte. Ne kemi shkruar në prokurori që ta denoncojë këtë rast, sipas të gjitha procedurave ligjore.

Vetëm para dy ditësh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, i cili njihet ndër biznesmenët e suksesshëm në Kosovë, i ka dërguar një letër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, lidhur me pronën në fjalë.

Përmes letrës, Kelmendi ka treguar për blerjen e pronës, për të cilën ka thënë se i është premtuar mbështetje e fuqishme nga kryetari Veliaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 1.6 milione euro per leje biznesmeni denoncon veliajn erion veliaj kelmendi akuzon veliajn ramiz kelmendi 1.6 milione euro per leje biznesmeni denoncon veliajn erion veliaj kelmendi akuzon veliajn ramiz kelmendi

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta