LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Deponimet në hetuesi, të dënuarëve të Burrelit: Pjetër Arbnori më ka thënë se ‘Enver Hoxha s’ka një doktrinë

10 Dhjetor 2020, 07:26 Nga DOSJA
Deponimet në hetuesi, të dënuarëve të Burrelit:

Memorie.al/ publikon disa pjesë të panjohura nga dosja hetimore dhe gjyqësore e ridënimit të Pjetër Arbnorit gjatë periudhës që ai vuante dënimin në Burgun e Burrelit në vitin 1979, ku prokurori i rrethit të Matit, Rexh Meta, në bazë të deponimeve të disa bashkëvuajtësve të Arbnorit, si dhe marrjen në pyetje të tij nga ana e hetuesit të Degës së Punëve të Brendëshme të atij rrethi, Jani Kolezi, si dhe akt-ekspertizën e hetuesit Sofokli Afezolli ndaj librave në dorshkrim që Pjetër Arbnori shkruante fshehurazi në qelitë e atij burgu, ka paraqitur dosjen në gjykatën e Burrelit. Të gjitha deponimet dhe akuzat e bashkëvuajtësve të Arbnorit, si J.Z., B.Ç., M.K., Gj.L., etj., lidhur me debatet dhe bisedat që ata kishin bërë me të gjatë vuajtjes së dënimit, ku ai u kishte folur për: Revolucionin e Tetorit, Revolucionin Kultural-Proletar në Kinë, marksizëm-leninizmin, socializmin, Amerikën, Francën, Anglinë, Leninin, Stalinin, udhëheqjen e lartë të PPSH-së dhe Enver Hoxhën, përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, etj.

“Ndërsa dëshmitarit B.Ç., duke i folur për pushtetin tonë popullor i është shprehur se: ‘Këto gënjejnë në shtypin e gazetat e tyre’. Por armiqësia e tërbuar e këtij të pandehuri me pushtetin tonë popullor shprehet hapur në dëshirën e tij për përmbysjen e pushtetit tonë popullor, duke i thënë dëshmitarit J. Z., që: ‘Ti bashkë me xhaxhanë tënd do të japësh llogari para nesh, pikërisht për këtë gjë ti e mbron këtë system’, apo kur këshillon dëshimtarin M. K., që ‘Të mos i përkulesh këtyre, ne na takon e ardhmja, prandaj duhet të përgatiteni e tjerë’. Nga provat e grumbulluara në dosjen hetimore dalin edhe shumë biseda të tjera armiqësore të zhvilluara nga i pandehuri, apo ide e pikpamje të tij, por që bashkë me materialin tjetër të mbledhur në dosjen hetimore, me qëndrimin e tij prej armiku në hetuesi, provojnë plotësisht jo vetëm akuzën në drejtim të pandehurit Pjetër Arbnori, por qënien e tij si armik i betuar deri në fund i këtij pushteti popullor”.

Kështu thuhet në në mes të tjerash në një nga relacionet e prokurorit të rrethit të Matit, Rexh Meta, të datës 30 prill 1979, ku ai raporton mbi hetimet që ka bërë hetuesia e atij rrethi ndaj të burgosurit Pjetër Arbnori, i cili në atë kohë ndodhej në burgun e Burrelit, ku vuante dënimin prej 25 vjetësh që i ishte dhënë në vitin 1962, i akuzuar se kishte dashur të formonte një parti social-demokrate. Po çfarë thuhet tjetër në akuzat që i’u bënë Pjetër Arbnorit në atë kohë në burgun e Burrelit dhe kush ishin të burgosurit që pranuan të dëshmonin kundër tij? Çfarë kishte shkruar Arbnori në romanin e tij “Shtëpia e mbetur përgjysëm” dhe si u komentuan pjesët e atij libri nga hetuesi Sofokli Afezolli në akt-ekspertizën e bërë prej tij e cila e ridënoi edhe dhjetë vjet të tjera atë? Si u mbrojt i burgosuri Pjetër Arbnori nga akuzat që i bëheshin në atë kohë dhe çfarë i shkruante ai në letrat që i dërgonte nga burgu Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeministrit Mehmet Shehu, dhe në vitin 1986, edhe Ramiz Alisë? Me të gjitha këto dokumente arkivore që Memorie.al i publikon për herë të parë, do të njihemi duke filluar që nga numri i sotëm.

Akt-akuza që ridënoi Pjetër Arbnorin

Akt-Akuzë kundër të pandehurit Pjetër Arbnori.

Akuzohet se ka propaganduar dhe agjituar kundër partisë dhe pushtetit tonë popullor, krim ky i parashikuar nga neni 73/1 i kodit penal të shfuqizuar.

Burgu i Burrelit 30 prill 1979

Miratohet

Prokurori i rrethit Matit

Rexh Meta

Hetuesia e Degës së Punëve të Brendshme Mat, ka hetuar kohët e fundit çështjen penale për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor, të parashikuar si krim nga neni 73/1, i çfuqizuar, e ka marrë të pandehur e arrestuar të dënuarin Pjetër Arbnori, që vuan dënimin në repartin 321 Burrel.

Nga hetimi i çështjes penale u provua si më poshtë:

I pandehuri Pjetër Arbnori në vitin 1961 është dënuar për krimin e tradhtisë ndaj atdheut me 25 vjet burg (heqje lirie) dënim të cilit prej disa vjetësh vazhdon ta vuajë në repartin 321 Burrel.

Dënimi i dhënë të pandehurit kishte për qëllim edhe korigjimin e tij nga rruga armiqësore, ku kishte hyrë në dëm të interesave të atdheut e popullit. Mirëpo i pandehuri gjatë kësaj periudhe jo vetëm që nuk arriti të bëjë një korigjim të tillë, por vazhdoi në rrugën e vet armiqësore, duke kryer këtë radhë në kushtet e izolimit në këtë repart krimin e agjitacionin e propagandës armiqësore kundër partisë e pushtetit popullor.

Në realizimin e këtyre qëllimeve armiqësore i pandehuri e ka zhvilluar atë jo vetëm me gojë, direkt tek dëshmitarët e pyetur, por edhe me anën e shkrimit të një romani e disa regimeve, që siç pretendonte ai i ka shkruar “për kënaqësinë e tij letrare”. Kjo mënyrë është edhe forma më kryesore e përdorur nga i pandehuri për të zhvilluar këtë veprimtari armiqësore, mbasi në këtë mënyrë i jepet mundësia më e mirë për të shprehur botën e tij të brendshme, idetë e tij reaksionare, fetare me një fjalë armiqësore.

Kështu, nga akti i ekspertizës së kryer nga eksperti Sofokli Afezolli, (ish gazetar e tani drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës), dalin qartë këto përpjekje armiqësore të të pandehurit, të cilat provohen në shprehjen e tyre direkte në këto shkrime të të pandehurit. Kështu, në veprimtarinë e tij letrare i pandehuri me qëllim të caktuar armiqësor largohet nga problemet e jetës e të kohës e të fut në një botë intime, të vockël, dashuriçka e qejfe, tipike kjo për letërsinë e sotme borgjeze e revizioniste dhe për ato ndikime të huaja që i kritikoi me forcë plenumi i 4-t i Komitetit Qëndror të PPSH.

Kështu shprehet ai në romanin “Shtëpia e mbetur përgjysmë” në faqet 54-55, apo tregimet e tjera të tij, të cilat, pa dyshim që nuk mund t’i shpëtojnë këtij trajtimi armiqësor, mbasi jo vetëm janë shkruar nga një njeri i deklaruar armik, por dhe krijohen në kushtet e izolimit të plotë nga shoqëria, në burg, larg jetës sonë të vrullshme e optimiste. Kështu shpjegohet edhe ekzistenca e notave mjaft pesimiste në gjithë krijimtarinë e këtij të pandehuri.

Në këtë mënyrë gjejnë konkretizim të plotë thëniet e shokut Enver se “… krijime të tilla, (duke patur fjalën për armikun Fadil Paçrami), janë pa vlerë dhe shoqëria e jonë nuk ka nevojë për to”. Tjetër drejtim i veprimtarisë armiqësore të pandehurit në shkrimet e tij është edhe ai i përkrahjes e përhapjes së ideve fetare, i ndjenjave erotike, seksuale, degjeneruese e morale.

Disa nga tregimet e tij kanë në qendër personazhe vagabond, aventurieri, imoral e të tjerë, si ai i tregimit “Ardiani”, “Zhgënjimi”, i tregimit në fletoren nr.5 e të tjerë. Të konkretizuar e të provuara plotësisht këto ide armiqësore te i pandehuri gjenden të shprehura në ekspertizën e bërë në faqen 15-25 të dosjes hetimore.

Po kështu në këtë akt shprehet qartë edhe dëshira e lexuesit shqiptar për krime të tilla, që drejtësia revolucionare të veproj, që Kushtetuta të zbatohet e ligja të veprojë. Kjo është arsyeja që i pandehuri “pretendon” se ky akt është tendencioz e duhet përsëritur, por sidoqë të përpiqet, përsëri nuk i shpëton dot goditjes së ashpër të diktaturës sonë proletare për kryerjen e krimeve të tilla, në dëm të partisë e pushtetit popullor.

Përpjekje të tilla për të fshehur të vërtetën i pandehuri bën edhe në drejtim të thënieve të dëshmitarëve, të pyetur në hetuesi, duke arritur deri atje sa të akuzojë ata si “pjestarë të shoqërisë tenxherja”, informatorë, gënjeshtarë e të tjerë. Nga thëniet e këtyre dëshmitarëve figura armiqësore e të pandehurit del edhe më e qartë, me gjithë egërsinë e urrejtjen e saj për pushtetin popullor.

Kështu, në thënien e dëshmitarit J.Z., del qartë botëkuptimi idealist e antisocialist i të pandehurit, që i marrë edhe në ato ide të shprehura e konkretizuara në shkrimet e tij, si mbrojtja e ideve fetare, imorale e tjerë, provojnë plotësisht veprimtarinë armiqësore të pandehurit. Kështu ai shprehet se “socializmi nuk ka për të triumfuar në shkallë botërore, ai mund të vendoset vetëm në vendet e varfëra… apo dëshmitarit M.K., që i thotë se “… lëre se këto janë të poshtër, janë njerëz e shtet pa dinjitet… ndjekin vijën e Stalinit e … politika e këtij shteti është mashtrim …” e të tjera.

Ndërsa dëshmitarit B.Ç., duke i folur për pushtetin tonë popullor i është shprehur se “këto gënjejnë në shtypin e gazetat e tyre”. Por armiqësia e tërbuar e këtij të pandehuri me pushtetin tonë popullor shprehet hapur në dëshirën e tij për përmbysjen e pushtetit tonë popullor, duke i thënë dëshmitarit J.Z. që: “Ti bashkë me xhaxhanë tënd do të hapësh llogari para nesh, pikërisht për këtë gjë ti e mbron këtë sistem”, apo kur këshillon dëshimtarin M.K., që “Të mos i përkulesh këtyre, ne na takon e ardhmja, prandaj duhet të përgatiteni e tjerë”.

Nga provat e grumbulluara në dosjen hetimore dalin edhe shumë biseda të tjera armiqësore të zhvilluara nga i pandehuri, apo ide e pikpamje të tij, por që bashkë me materialin tjetër të mbledhur në dosjen hetimore, me qëndrimin e tij prej armiku në hetuesi, provojnë plotësisht jo vetëm akuzën në drejtim të pandehurit, por qënien e tij si armik i betuar deri në fund i këtij pushteti popullor.

Prandaj: I pandehuri Pjetër Arbënori, i biri i Filipit dhe i Gjystinës, i datl. 1935, lindur në Durrës, beqar, me arësim të lartë, i pa organizuar, i dënuar në vitin 1961 për tradhti ndaj atdheut me 25 vjet heqje lirie, i arrestuar datë 30.1.1979 akuzohet: Se ka agjituar e propoganduar kundër pushtetit tonë, duke kryer kështu krimin e parashikuar nga neni 73/1 I K.P. çfuqizuar.

Kjo akt-akuzë u përpilua sot më datën 30.4.1979 nga unë, hetuesi Jani Kolezi e, bashkë me materialet e tjera të mbledhura në dosjen hetimore nr.13 K.H.

I dërgohet Prokurorisë së rrethit për miratim e dërgim në gjyq të çështjes.

Hetuesi

Jani Kolezi
Përgjigjiet e Pjetër Arbnorit në para hetuesit

Rimeret në pyetje sot, më datën 7.2.1979, i pandehuri Pjetër Arbnori, i cili rreth pyetjeve që i bëhen shpjegon si më poshtë:

Pyetje: Na flisni i pandehur se cili është rrethi juaj shoqëror dhe miqësor, me të cilët punoni kundër regjimit?

Përgjigje: “Unë nuk kam ndonjë rreth të caktuar miqësor e shoqëror, por kam pranuar që në dhomën ku vuaj të jem i sjellshëm me të gjithë, me përjashtim të huliganëve. Kjo më ka shtyrë mua që kam deklaruar në atë dhomë se unë: “Ma mirë pranoj të rrij gjithë jetën në burg, se sa t’i nënshtrohem bandës së huliganëve” dhe e dyta deklaratë është që: “Ma mirë pranoj të rrij gjithë jetën në burg, se sa të më vijë lirimi nga një okupator ushtarak, qoftë nga lindja, qoftë nga perëndimi, qoftë nga jugu apo qoftë nga veriu”. Këto deklarata i kam bërë jo për t’ju hyrë në qejf të tjerëve, por sepse ashtu i kam ndjerë dhe këto i kam shkruar edhe në letrat dërguar udhëheqjes kryesore.

Burgu i Burrelit 7.2.1979

Dëshmia e të burgosuri Gj. L., kundër Arbnorit

Proces Verbal mbi kallzimin e krimit të kryer në Tiranë, më 8.XI.1977.

Unë, në vitin 1967 jam njohur me Pjetër Arbnorin në kampin e Fushë-Krujës. Me të unë jam njohur në këtë mënyrë; të burgosurit më kanë thënë se ky është Pjetër Arbnori, por unë nuk kam patur ndonjë shoqëri me të. Nga fundi i vitit 1967, muaji gusht, kam ardhur në burgun e Burrelit dhe jam njohur me Pjetër Arbnorin, se kemi ndjenjur së bashku në dhomën nr.8.

Në dhomë diskutonim çështje të ndryshme politike, një pjesë e të cilëve qëndronin indiferent, kurse unë me Pjetër Arbnorin kam diskutuar këto gjëra; gjatë periudhës shtator 1969 deri në maj të 1970.

Në bisedat e përgjithshme që kam bërë me të kam mbrojtur sistemin socialist. Kur unë mbroja parimet socialiste, Pjetri më thoshte: pse e mbron këtë sistem e përse të pëlqen ky sistem, te ky regjim të ka futur në burg dhe ti përsëri këtë sistem mbron; unë i thashë se bëra gabim u dënova, por megjithatë unë jam me këtë sistem se familja ime është me këtë pushtet, ai më thoshte se xhaxhai jot ka qenë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka arrestuar shumë njerëz të pafajshëm dhe do të vijë koha që ti bashkë me xhaxhain tënd do të japësh llogari përpara nesh, pikërisht për këtë gjë ti e mbron këtë sistem, unë i kam thënë, po qe se do të vish në fuqi, unë do të mbys veten time dhe gjallë në dorën tënde dhe të shokëve të tu nuk bie.

Me daljen e fjalimit të shokut Enver lidhur me revolucionarizimin e shkollës, kemi diskutuar këto gjëra. Pjetri më ka thënë se unë nuk jam dakort me revolucionarizimin e shkollës, për shkak se kjo ngushton sferën e diturisë, nuk hapen horizonte për të studiuar, qeveria këtë gjë e bën që njerëzit t’i fusi në punë.

Unë e kam kundërshtuar mendimin e tij, duke lexuar gazetën… Pjetër Arbnori në bisedë me të më thoshte se unë këtë nuk e dua, fjala ishte për pushtetin popullor, po gjithashtu më ka thënë, në rast se nuk do të ishte ky pushtet, por do të ishte ndonjë pushtet tjetër, vendi jonë do të kishte shkuar shumë përpara për shkak se shtetet e tjera, ato kapitaliste kanë një sistem më të organizuar se sa shtetet socialiste.

Kur më thoshte kështu, unë e kam kundërshtuar mendimin e tij, duke i thënë se në rast se ti do të kishte gjë në dorë do të bënje më keq se kundërrevolucionarët në Hungari, të cilët hidhnin fëmijët nga kati i katërt dhe vrisnin komunistët. Pjetri më ka thënë se nuk është e vërtetë, që kundërrevolucionarët në Hungari të kenë vepruar ashtu siç thua ti, por këtë gjë e ke marrë vesh keq…!

Në bisedë me Pjetrin ai më thoshte se: ti flet për socializmin, por nuk e njef. Unë i shpjegonja me fjalët e mia, se socializmi është një sistem i ri shoqëror, ku sundon vetëm një klasë, ajo e puntorëve, kështu do s’do ti, nuk varet nga dëshira e njerëzve, socializmi është një sistem që e kërkon vetë koha. Pjetri më thoshte se nuk është ashtu siç thua ti, shteti socialist dhe komunistat përdorin diktaturë, këtu nuk ka liri.

I kam thënë Pjetër Arbnorit: Se Lenini ka thënë në mbledhjen që u bë në Smolni (Petërburg) “Ne fituam revolucionin e Tetorit dhe shpallëm shtetin e parë socialist në botë dhe nëpërmjet rrugës internacionaliste, duke u bazuar në rrugën Marksiste-Leniniste do të triumfojë socializmi në shkallë botërore”.

Këtë gjë, që tha Lenini u arrit, e përse mos të kem besim se do të arrihet socializmi në gjithë botën. Pjetri më thoshte se socializmi nuk ka për të triumfuar. U vendos socializmi në Bashkimin Sovjetik se ishin muzhikët, kurse në Kinë ishin njerëz të varfër, socializmi vendoset vetëm atje ku ka injorancë, se në vendet e kulturuara nuk mund të vendoset socializmi, kështu p.sh. në Amerikë, Angli, Francë, se njerëzit janë të pasur dhe nuk ka varfëri…!

Lidhur me revolucionin kultural në Kinë, me Pjetrin kam diskutuar këto gjëra: i kam thënë se më së fundi revolucioni kultural në Kinë fitoi, por Kina është vend i varfër, nuk ka siguruar bukën për popullin e tyre, jo të na ndihmojë neve…! Për amerikanët më ka thënë Pjetri, se është një shtet i fortë. Kur më thoshte kështu, i kam thënë se ti thua se është i fortë, por amerikanët nuk po e pushtojnë dot Vietnamin.

Ai më thoshte se amërikanët, jo se nuk janë në gjendje të pushtojnë Vietnamin, por ata tallen me të, e kanë bërë poligon qitjeje. Në kohën kur u fol nga partia lidhur me revolucionarizimin e shkollës dhe pikërisht kur ka folur shoku Enver, unë i kam thënë atij se kjo është një doktrinë më vete.

Pjetri më ka thënë se për të qenë doktrinë duhet të kesh mbaruar për doktorat, kurse Enver Hoxha ka mbaruar vetëm liceun. Për të drejtuar shtetin, duhet të rrjedhësh nga një familje e pasur, kurse një fshatar nuk mund të drejtojë, kështu p.sh. më ka thënë Pjetri se po të marësh Prengën (fjala ishte për një fshatar të burgosur) nuk mund të bëjë asgjë, për të udhëhequr, ose për t’u bërë doktor duhet të kesh origjinën e pasur.

Në vitin 1969 (tetor) shoku im Gj.L. nga Lezha më ka thënë se Pjetër Arbnori kur kam qenë në kampin e Laçit më 1966 më ka mbajtur afër dhe më ka propozuar për t’u futur në partinë e tij, por nuk e kuptova këtë hile dhe u largova menjëherë nuk pranova që të futem në partinë e itj Social-Demokrate.

Pjetri, në burgun e Burrelit, sa herë që vijnë të burgosur të rinj, i studion, i mban afër, u jep ushqime dhe u thotë mos u afroni me komandën…”!

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur enver hoxha pjeter arbnori enver hoxha pjeter arbnori

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë