LIVE UPDATES
Politike

PD: 52 mln euro tendera në javë dhe një zonë për t’u betonuar, Rama favorizon Zoton, Salillarin, Illyrian Guard dhe Alban

19 Mars 2020, 11:26 Nga DOSJA
PD: 52 mln euro tendera në javë dhe një zonë për

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme vijimin e dhënies së tenerave që sipas saj kryeministri Edi Rama ua jep miqve të tij, ndërkohë që e gjithë Shqipëria është në karantinë. Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj shprehet se pjesa e Parkut të Liqenit, ku aktualisht ndodhet godina e Gardës së Shqipërisë, është shpallur si i hapur në garën e Bashkisë të publikuar këto ditë karantinimi. Sipas të dhënave të publikuara nga PD-ja, Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për ndërtim tek Garda, në mushkërinë e vetme të qytetit të Tiranës. Të dhënat tregojnë se Bashkia e TIranës po tenderon këtë projekt me një vlerë prej 1.8 milionë euro, duke shtyrë ditën e aplikimit deri në 27 mars 2020.

Më tej Partia Demokratike përmend edhe kompnai të tjera që kanë përfituar tendera në këto kohë krize.

Kompania tjetër e inceneratorëve të Elbasanit, zotëruar nga Klodian Zoto, Albtech Energy, ka marrë në 12 mars 2020 nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dy këste me vlerë totale 800 mijë euro. Por inceneratorët nuk janë të vetmit që kanë përfituar në këto kohë karantinimi. Buletini i tenderave dhe koncesioneve është i pasur. Kompania FUSHA shpk e përfshirë në ndërtimin e kullave aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ka marrë në 12 mars 2020 173 mijë euro (21 mln lekë) nga taksat e shqiptarëve. Kompania e policisë private të Sandër Lleshaj, Illyrian Guard ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 62 mijë euro (8 mln lekë). Kompania Salillari shpk ka përfituar në mars 218 mijë euro (26 mln lekë) duke qenë ofertë e vetme, njësoj siç ka përfituar edhe 16 mijë miku i afërt i Ramës, Alban Eftimi, dhe një tjetër tender me vlerë 418 mijë euro (50 mln lekë) të paguar në mars 2020. Në një kohë kur bota po ushtron presion dhe po çliron shuma të mëdha në ndihmë të ekonomisë, Edi Rama u hedh paratë e shqiptarëve të karantinuar miqve të tij. Përfshirë edhe mbi 6 mijë euro fonde të kaluara për kompaninë e Ilir Beqjes brenda datës 17 mars 2020,“- shprehet PD-ja.

Deklarata e Partisë Demokratike 

Kompanitë e preferuara të Ramës marrin tendera edhe në javën e ferrit të Coronavirus.
 Ndërsa shqiptarët janë vendosur në karantinë për t’i bërë ballë COVID-19, kur bizneset kanë mbyllur dyert dhe po luftojnë një luftë ndaj CORONAVIRUS, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vazhduar të tenderojnë projektet për betonimin e Tiranës. Pjesa e Parkut të Liqenit, ku aktualisht ndodhet godina e Gardës së Shqipërisë, është shpallur si i hapur në garën e Bashkisë të publikuar këto ditë karantinimi. Sipas të dhënave të publikuara, Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për ndërtim tek Garda, në mushkërinë e vetme të qytetit të Tiranës. Të dhënat tregojnë se Bashkia e TIranës po tenderon këtë projekt me një vlerë prej 1.8 milionë euro, duke shtyrë ditën e aplikimit deri në 27 mars 2020.

Ndërsa qytetarët janë vendosur në karantim dhe në ankthin për të shpëtuar nga Coronavirusi, virusi i betonimit vazhdon të kafshojë shqiptarët dhe veçanërisht Tiranën. Bashkia Tiranë vazhdon të ketë prioritet pagesat për klientët e saj, duke paguar 700 mijë euro për kompaninë offshore të inceneratorit. Pak ditë më pas, edhe kompania tjetër e inceneratorëve të Elbasanit, zotëruar nga Klodian Zoto, Albtech Energy, ka marrë në 12 mars 2020 nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dy këste me vlerë totale 800 mijë euro. Por inceneratorët nuk janë të vetmit që kanë përfituar në këto kohë karantinimi. Buletini i tenderave dhe koncesioneve është i pasur. Kompania FUSHA shpk e përfshirë në ndërtimin e kullave aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ka marrë në 12 mars 2020 173 mijë euro (21 mln lekë) nga taksat e shqiptarëve. Kompania e policisë private të Sandër Lleshaj, Illyrian Guard ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 62 mijë euro (8 mln lekë). Kompania Salillari shpk ka përfituar në mars 218 mijë euro (26 mln lekë) duke qenë ofertë e vetme, njësoj siç ka përfituar edhe 16 mijë miku i afërt i Ramës, Alban Eftimi, dhe një tjetër tender me vlerë 418 mijë euro (50 mln lekë) të paguar në mars 2020. Në një kohë kur bota po ushtron presion dhe po çliron shuma të mëdha në ndihmë të ekonomisë, Edi Rama u hedh paratë e shqiptarëve të karantinuar miqve të tij. Përfshirë edhe mbi 6 mijë euro fonde të kaluara për kompaninë e Ilir Beqjes brenda datës 17 mars 2020. Në total vlerat e hetuara deri më tani kapin shumën e 51,5 mln eurove dhe që po u shkojnë ose kompanive që kanë pasur një ofertë të vetme apo dhe miqve të qeverisë. Ndërkohë Bashkia Tiranë vazhdon planin betonues të kryeqytetit sidomos tani gjatë karantinimit dhe shmangies së vëmendjes. Është jetike që këto shuma të ishin alokuar për një rishikim buxheti në ndihmë të familjeve që janë në kushte ekstreme varfërie dhe për një frymë-marrje të domosdoshme për ekonominë. Por duket se zëri i tyre bie në veshin e shurdhët të një Edi Rame që mes halleve të njerëzve dhe xhepave të tij dhe miqve të tij ka zgjedhur edhe në kohë pandemie të vjedhë dhe shpërdorojë paratë e shqiptarëve.

Bilancin i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 64 të prekur dhe 2 viktima. Viktima e parë me COVID-19 ishte një 73-vjeçare nga Durrësi, ndërsa i dyti, një burrë 66 vjeç nga Lushnja. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Kavajë e Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama enkeled alibeaj koronavirusi ne shqiperi pd denoncon tenderat plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama enkeled alibeaj koronavirusi ne shqiperi pd denoncon tenderat plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Politike 18 Mars 2020, 22:46

TIRANË- Një mesazh i Lulzim Bashën në telefonin e Eni Vasilit trazoi ujrat e bisedës në emisionin “Open”. Pas qetësimit të debatit mes Eni Vasili dhe Edi R...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj