"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“O yll kush largohet prej orbitës tënde kthehet në shkëmb”/ Demokrati mahnitet pas Berishës: Na kishte marrë m
8 Tetor 2021, 17:50Nga DOSJA
ELBASAN- Sali Berisha ka mbajtur foltoren e radhës në qytetin e Elbasanit dhe një nga mbështetësit e tij ka marrë fjalën për të ndarë shqetësimin e tij me të. Në fjalën e tij, demokrati nuk i ka kursyer fjalët e mira me ish-kreun e qeverisë, duke i bërë të gjithë të qeshin.
“Doktor mirëseerdhe. Na kishte marrë malli. Deshi zoti, pruri diellin në Shqipëri, dhe ky diell është Sali Berisha. Ta mbajnë mend shqiptarët, kush largohet prej orbitës së këtij dielli kthehet në shkëmb. Kemi një kapedan që nuk duhet ta lëshojmë kurrë. Kam folur dhe në një mbledhje tjetër dhe thashë çfarë do të behet me doktorin dhe s’mu dha përgjigje doktor. U shitëm në çadër. Hëngrëm shkopinj për turp të zotit. Na shtrinë si lopët rrugës. Atë plehrë e kam njohur në burg. Ky është plehrë, allahu na rujt ça kam dëgju për të. Ky na qeveris ne. Është turp. Turpi më i madh qe se një qelbanik, një pa gjak na shiti doktor. Po mundohet dhe sot të na humbi meritat. Thashë do na hajë kalamjtë ky. Po i ha kalamjt ai, po i kafshon avash avash. Nuk ia blejmë dot çokollatën, nuk ia blejmë dot. I mbyllim në shtëpi kalamjt doktor, kemi frikë, se këta i vjedhin dhe i shesin. Dua t’i them yjeve përreth orbitës tënde të mos largohen. Të gjithë ata që nuk janë me ne, të vijnë me ne”, ka thënë demokrati.
ELBASAN– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për demokratët reagimin e tij kur kryedemokrati Lulzim Basha largoi nga Partia Demokratike aleatët dhe f...
ELBASAN– Ish-kryeministri Sali Berisha ka fajësuar pasardhësin e tij Edi Rama si shkakun përse Kosova nuk po arrin dot liberalizimin e vizave. Në fjalën e...
ELBASAN– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dhe njëherë firmat e demokratëve për mbledhjen e Kuvendit të PD-së, duke e cilësua...
SPANJË– Nëse flasim për një vend si Shqipëria , flasim për Edi Ramën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, përgjatë viteve 2000 dhe 2011, sot është kryemi...
ELBASAN– Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës në Elbasan, ku do të takohet me demokratët në në ‘Teatrin Skampa’. ‘Foltores’ së PD...