LIVE UPDATES
Bota

Demokratët paraqesin video tronditëse si prova në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump: Të varet Mike Pence

11 Shkurt 2021, 06:26 Nga DOSJA
Demokratët paraqesin video tronditëse si prova në gjyqin ndaj

SHBA– Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuseve në rolin e prokurorëve treguan të mërkurën video të reja tronditëse të kamerave të sigurisë në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, ku shihej turma duke hyrë me forcë në Kapitol, duke thyer dritare  dhe dyer dhe duke kërkuar në mënyrë kërcënuese Nënpresidentin Mike Pence dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, ndërsa policia që nuk përmbante dot turmën lutej në radio për ndihmë.

Në regjistrimet e papublikuara më parë, prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve shfaqën skena shtangëse që bënin të qartë se sa afër ishin pjesëmarrësit në rebelim me udhëheqësit e vendit, duke qarkulluar lirisht nëpër salla duke brohoritur “Të varet Mike Pence”, disa prej tyre me veshje luftarake ndërsa anëtarë të grupeve ekstremiste ishin ndër të parët që kishin hyrë brenda. Jashtë, turma kishte ngritur një trekëmbësh të improvizuar. Në një moment dramatik, në video shihet një punonjës i rendit që hap zjarr drejt turmës përmes një dritareje të thyer, duke vrarë një grua nga San Diego, Ashli Babbitt.

Pamjet tregojnë Nënpresidentin Pence, i cili po kryesonte seancën për të çertifikuar fitoren e Joe Bidenit ndaj zotit Trump – duke ngjallur zemërimin e zotit Trump – që shoqërohet me nxitim për t’u strehuar në një zyrë me familjen e tij, vetëm 30 metra larg protestuesve. Zonja Pelosi u evakuua nga kompleksi ndërsa stafi i saj u fsheh në zyrat e saj. Punonjësit e rendit, të mbingarkuar nga turma, në gjendje paniku thonë “e humbëm kontrollin”. Një oficer shihet duke u shtypur nga turma dhe prokurorët thanë se një tjetër pësoi një goditje në zemër. Më pas një prej tyre humbi jetën.

Megjithëse shumica e senatorëve që shërbejnë si anëtarë të jurisë e kanë marrë vendimin e tyre mbi pafajësinë ose dënimin, ata shihnin të shtangur videon që tregonte si protestuesit morën kontrollin e të njëjtës sallë ku tani po zhvillohet gjyqi. “Ata vepruan sepse zoti Donald Trump i dërgoi në këtë mision,” tha një nga prokuroret, Stacey Plaskett, delegate demokrate që përfaqëson Ishujt Virgin.

Paraqitja tronditëse hapi ditën e parë të plotë të argumenteve në gjyq ndërsa prokurorët argumentuan se zoti Trump nuk ishte një “spektator i pafajshëm” por “nxitësi kryesor” i trazirave vdekjeprurëse të Kapitolit, një president që për muaj me radhë përhapi gënjeshtra për zgjedhjet dhe ushqeu zemërimin e një turme mbështetësish, të gatshëm të ndiqnin thirrjen e tij për të ndalur fitoren e zotit Biden. Demokratët argumentuan se ish-Presidenti Donald Trump mbolli farën për sulmin vdekjeprurës në Kapitol shumë më përpara datës 6 janar, me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet ishin vjedhur.

Në ditën e dytë të gjyqit të ish-presidentit në Senat ata thanë se ligjvënësit kishin detyrimin për ta mbajtur ish-presidentin përgjegjës për ngjarjen.

“Trump e kuptoi pranverën e kaluar se ai mund t’i humbiste zgjedhjet e nëntorit dhe filloi të mbjellë farën e zemërimit midis mbështetësve të tij, duke thënë se ai mund të humbte vetëm nëse zgjedhjet vidheshin,” tha ligjvënësi demokrat Joseph Neguse.

“Nëse duam të mbrojmë republikën tonë dhe të parandalojmë që diçka e tillë të ndodhë përsëri, ai duhet të shpallet fajtor,” tha ligjvënësi.

Ai vlerësoi ish-Nënpresidentin Mike Pence, i cili më 6 janar drejtoi seancën e çertifikimit zyrtar të fitores së Presidentit Joe Biden, pavarësisht presionit nga zoti Trump për ta ndalur procesin. Avokatët e zotit Trump argumentojnë se retorika e ish-presidentit mbrohet nga garancia e fjalës së lirë në bazë të Amendamentit të Parë dhe se individët që hynë në Kapitol dhe jo zoti Trump, ishin përgjegjës për sjelljen e tyre kriminale. Ata thonë gjithashtu se gjyqi synon thjesht t’i japë fund karrierës politike të zotit Trump.

“NXITËSI KRYESOR”

Anëtari i Kongresit, Joaquin Castro citoi ato që ai i quajti akte të qarta të frikësimit politik kundër punonjësve të zgjedhjeve në shtetet ku zoti Trump po humbte. Në Filadelfia, Atlanta dhe Miluoki, tha zoti Castro, mbështetësit e ish-Presidentit Trump u përpoqën të përdornin forcën e armatosur për të penguar numërimin e votave. Delegatja Plaskett tha se në mënyrë të përsëritur, zoti Trump “inkurajoi qëllimisht” dhunën nga mbështetësit e tij.

“E vërteta është se Presidenti Trump për muaj të tërë u kishte bërë thirrje përkrahësve të tij që të marshonin në një ditë të caktuar, në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar, për të ndaluar çertifikimin,” tha ajo.

Veprimet e zotit Trump kërcënuan një nga tiparet dalluese të demokracisë amerikane, transferimin paqësor të pushtetit, thanë menaxherët demokratë, duke e quajtur zotin Trump “nxitësin kryesor”. Kjo çështje nuk ka të bëjë me shpalljen fajtor të një spektatori të pafajshëm për dhunën e tmerrshme dhe dëmin që ndodhi më 6 janar,” tha në hapje të seancës ligjvënësi Jamie Raskin, që luan rolin e kryeprokurorit në gjyqin e Senatit. “Kjo ka të bëjë me kërkesën e llogarisë ndaj personit që ishte përgjegjës për nxitjen e sulmit.”

Që zoti Trump të shpallet fajtor, duhet që një shumicë prej dy të tretave e anëtarëve të Senatit të votojnë për një gjë të tillë, çka do të thotë se të paktën 17 republikanë duhet të bashkohen me 48 demokratët e Senatit dhe dy të pavarur për të votuar kundër zotit Trump, i cili mbetet figura më e fuqishme e partisë së tij edhe pasi nuk është më në detyrë. Të martën, vetëm gjashtë nga 50 senatorë republikanë votuan së bashku me demokratët për të përcaktuar se gjyqi ishte në përputhje me Kushtetutën dhe mund të vazhdonte edhe pse mandati i zotit Trump përfundoi në 20 janar. Senatori Republikan Ron Johnson, një aleat i zotit Trump, u tha gazetarëve gjatë një pushimi se procedurat do të bëheshin “mjaft të zvarritura”.

“Kjo është një lojë politike,” tha ai.

I pyetur nëse Republikanët kishin marrë udhëzime nga udhëheqësi i pakicës republikane të Senatit Mitch McConnell mbi votimin, senatori Kevin Cramer tha se senatorët do të votonin në bazë të “ndërgjegjes së tyre”.

NJË VEND I PËRÇARË

Në një sondazh të Ipsos për Reuters, rezultatet e të cilit u bënë publike të mërkurën, 47% e të anketuarve thanë se zoti Trump duhet të dënohej, ndërsa 40% u shprehen kundër, të ndarë sipas përkatësisë partiake. Gjyqi në Senat nuk është hetimi i vetëm me të cilin përballet zoti Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Prokurorët në distriktin më të madh të Xhorxhias kanë hapur një hetim penal mbi përpjekjet e zotit Trump për të ushtruar ndikim tek rezultatet e zgjedhjeve të atij shteti pasi doli në pah një telefonatë më 2 janar ku ai i bënte presion sekretarit të shtetit për të “gjetur” votat e mjaftueshme për të përmbysur humbjen e tij në Xhorxhia.

Gjyqi i Senatit mund të përfundojë të shtunën ose të dielën, sipas një këshilltari të lartë të Senatit. Disa demokratë kishin shprehur shqetësimin se një gjykim i zgjatur mund të vonojë ecurinë e programit të zotit Biden, përfshirë një paketë të propozuar prej 1,9 trilionë dollarësh mbi koronavirusin. Zoti Biden nuk kishte në plan ta shikonte gjyqin, tha Shtëpia e Bardhë. I pyetur të martën në lidhje me procedurat, presidenti tha se ai ishte përqendruar në punën e tij.

Zoti Trump është i vetmi president që gjykohet nga Senati pas largimit nga detyra dhe i vetmi ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ai është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve. Asnjë president amerikan nuk është hequr nga detyra pas ngritjes së akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve. Procesit të shkarkimit i janë nënshtruar Bill Clinton në vitin 1998 dhe Andrew Johnson në 1868, por edhe ata u shpallën të pafajshëm. Richard Nixon dha dorëheqjen në 1974 në vend që të përballej me procesin e shkarkimit për skandalin Watergate.

Marrë nga Zëri i Amerikës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump mike pence donald trump mike pence

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim