Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
KINË- Media shtetërore dhe përpjekjet diplomatike për të rishkruar të kaluarën e grupit dhe për ta paraqitur marrjen e pushtetit si “vendim popullor ” kanë hasur në kritika të ashpra në vend. Shumë njerëz të njohur me historinë e dhunës dhe shtypjes së grave nga organizatat militante i kanë dalë kundër kesaj perpjekjeje. Pekini ka vendosur prej kohësh një lidhje mes talebanëve dhe Lëvizjes Islamike të Turkestanit Lindor, e fajësuar për sulmet terroriste në Xinjiang.
Tani, pas tërheqjes kaotike të trupave amerikanë, Kina po përqafon kthimin e talebanëve në sundim, një kthesë strategjike në politikën e Kinës që ka krijuar konfuzion dhe frikë në popull. Paqëndrueshmëria e vazhdueshme në Afganistan mund të ndikojë në Pakistanin fqinj, ku Kina ka 50 miliardë dollarë në investime në projektin “Belt and Roads”, dhe mund të krijojë ekstremizëm përtej kufirit.
The Taliban are cracking down on dissent in Afghanistan and carrying out reprisals, despite promising amnesty https://t.co/fX5vsNWqap pic.twitter.com/mGuxNBpOQt
— Bloomberg Quicktake (@Quicktake) August 20, 2021
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying përcolli disa mesazhet zyrtare në një konferencë shtypi të enjten, duke i cilësuar talebanët si “më të qartë dhe racionalë” sesa gjatë periudhës së parë të tyre në pushtet 20 vjet më parë.”Disa njerëz theksojnë mosbesimin e tyre ndaj talebanëve afganë. Ne duam të themi se asgjë nuk është e pandryshueshme përgjithmonë, “tha Hua. “Ne duhet të shohim të kaluarën dhe të tashmen. Duhet të dëgjojmë fjalët por dhe të shikojmë veprat. ”
Më vonë të premten, ajo u përpoq të rifokusonte bisedën në dështimin e Amerikës për të imponuar demokracinë tek afganët. “Siç kanë treguar faktet, demokracia nuk ka një model të caktuar implementimi. Siç kinezët nuk pijnë dot qumështin e ftohtë as amerikanët nuk janë mësuar të hanë duke përdorur shkopinj ,” tha ajo.
“People’s Daily”, media e Partisë Komuniste, postoi një video-histori të shkurtër të talebanëve të hënën, pa përmendur lidhjet e tyre me terrorizmin. Klipi prej 60 sekondash tha se grupi u formua gjatë luftës civile në Afganistan nga “studentët në kampet e refugjatëve” dhe u zgjerua me “mbështetjen e të varfërve”, duke shtuar se kanë qënë në luftë me SHBA për 20 vjet, që nga ngjarjet e 11 shtatorit. ”
Postimi, i cili u fshi më vonë, u rendit si postimi i pestë më i shikuar në Weibo dhe shkaktoi një reagim të madh nga përdoruesit që pyesnin pse gazeta e partisë u përpoq të “pastronte” grupin. Disa përmendën të kaluarën e tyre të dhunshme, duke përfshirë prerjen e kokave në rrugë, shkatërrimin e Budave Bamiyan dhe ndalimin e grave për të shkuar në punë dhe studiuar.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI E MADHE– Rupert Murdoch ka humbur mosmarrëveshjen me BBC ku kundërshtonte serinë e dokumentarëve ku ai shfaqej si një ” kërcënim për demokracinë liberal...
GREQI– Një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km (25 milje) është vendosur në kufirin e Greqisë me Turqinë pas shqetësimit për një rritje të emigrantëve nga Afg...
Duke filluar nga e diela, 22 gusht 2021,Kosova dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si zona me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit. ...
Raportet nga vende të ndryshme po konfirmojnë frikën e shkencëtarëve sipas të cilëve varianti Delta që u përhap me shpejtësi të frikshme në prill dhe maj 2021 n...
Pikërisht një vit pas sulmit me lëndë toksike ndaj opozitarit rus Aleksej Navalni, kancelarja Angela Merkel u takua në Moskë (20.08) me presidentin rus Vladimir...
AFGANISTAN– Një letër e shkruar nga Bin Laden, udhëheqësi i Al Kaedës deri në vitin që vdiq, është nxjerrë nga ‘arkivat’ dhe po i jepet një rëndësi të madhe duk...
KATAR– Nëntë anëtaret e një ekipi robotik afgan kanë mbërritur në Katar. Kjo është konfirmuar nga vetë ekipi i vajzave. Fluturimi i tyre jashtë Afganistan...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se 13 vende kanë pranuar deri tani të strehojnë, të paktën përkohësisht, refugjatë afganë të evakuuar dhe se ...
AFGANISTAN– Ditën e enjte, e gjithë bota u trishtua nga fotoja e foshnjes e cila kalohej dorë më dorë për të shkuar te ushtarët amerikane. Ajo u mor nga t...
AFGANISTAN– Fotot prekëse dhe emocionuese të ushtarëve amerikane që mbajnë në duar foshnjet në Aeroportin e Kabulit po bëjnë xhiro në rrjet. Ata mbajnë në duar ...