LIVE UPDATES
Politike

Del DOKUMENTI i brendshëm! VOA publikon pjesë nga shkresa: Integroni Ballkanin Perëndimor, njerëzit janë të zhgënjyer, ng

12 Maj 2021, 15:46 Nga DOSJA
Del DOKUMENTI i brendshëm! VOA publikon pjesë nga shkresa: Integroni

Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian të parë nga Zëri i Amerikës, thuhet se njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë një ndjenjë zhgënjimi të thellë lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së. Raporti identifikon si faktorë kryesorë për këtë zhgënjim mungesën e hapave vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vendimit të Këshillit Evropian të marsit 2020 për të hapur negociatat e pranimit; ritmin e ngadaltë në Serbi dhe Mal të Zi për të ecur në rrugën e BE-së, pasigurinë në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë e të tjera.

Zhgënjimin e ka ushqyer më tej perceptimi se BE-ja i shpërndau me vonesë vaksinat për COVID-19, sipas raportit, i cili është një letër e datës 5 maj që zyrtarët e BE-së u kanë dërguar 27 ministrive të jashtme të vendeve anëtare. Në raport thuhet se në Ballkanin Perëndimor ekziston perceptimi i përhapur se perspektivat e anëtarësimit po errësohen dhe aspiratat evropiane po humbasin në labirintin e ndërlikuar të kushteve dhe procedurave, që e mbajnë Ballkanin Perëndimor të kyçur në fatin e tij prej Sizifi.

Pavarësisht nga perceptimi negativ mbizotërues, opinioni publik në të gjithë rajonin, është ende kryesisht në favor të anëtarësimit edhe pse në shkallë të ndryshme, thuhet në raport.

Në mungesë të një procesi të perceptuar të integrimit në BE, i cili do të siguronte hapësirë më të gjerë për bashkëjetesën e një shumice identitetesh kombëtare, thuhet në raport, retorikat dhe politikat përjashtuese nacionaliste po rifitojnë terren. Sfida kryesore, thotë raporti, qëndron në aftësinë e Ballkanit Perëndimor për të përmbushur standardet dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi, dhe në efektivitetin dhe vendosmërinë e BE-së për të mbështetur reformat e nevojshme.

Kur BE-ja nuk është e pranishme në mënyrë aktive dhe të dukshme në rajon, thotë raporti, udhëheqësit e atjeshëm kthehen tek dikush tjetër dhe u lihet hapësirë politike aktorëve me interesa të ndryshme dhe shpesh konkurruese me ato të BE-së.

Sipas raportit, rritja e qëndrueshmërisë së rajonit është me rëndësi thelbësore për forcimin e autonomisë strategjike të BE-së dhe aftësisë së saj për të projektuar stabilitet në zonat përrreth, veçanërisht në kushtet e sfidave të reja globale të sigurisë, kërcënimeve hibride, përfshirë fushatat e dezinformimit dhe sulmeve kibernetike. Pandemia e COVID-19s ka shërbyer si një përshpejtues i prirjeve dhe sfidave gjeopolitike, duke nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një partneriteti të ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, thuhet në raport.

Paralelisht me nxitjen e angazhimit të NATO-s, politika e jashtme e SHBA në rajon bazohet në premisën që BE-ja do të konsolidojë unitetin e Evropës dhe do të integrojë Ballkanin Perëndimor, thuhet në raport. Shtetet e Bashkuara, thuhet aty, e mbështesin në mënyrë aktive këtë proces, por presin gjithashtu që BE-ja ta udhëheqë dhe ta vërë në jetë këtë vizion.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë raporti, vetë procesi i anëtarësimit në BE ka shërbyer si nxitja më e fortë për reformat. Tani është me rëndësi thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt dhe të ecin përpara, paralelisht me vazhdimin e reformave në të dyja vendet. Duke marrë parasysh që qeveritë si në Serbi edhe Kosovë kanë tani udhëheqje me mandate të qëndrueshme politike nga elektorati i tyre, thuhet në raport, ato duhet të shfrytëzojnë rastin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin. Asnjëra prej tyre nuk ka kohë për të humbur. Në raport thuhet gjithashtu se ecuria në liberalizimin e vizave për Kosovën duhet të trajtohet si diçka urgjente nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkimi europian integrimi europian ne shqiperi bashkimi europian integrimi europian ne shqiperi

Sondazh

Poll
Politike 12 Maj 2021, 11:56

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmjen e djeshme ministrat në një darkë në Dajt.‘Top News’ bën të ditur se gjatë darkës është diskutuar për ndryshi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj