"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Deklaratat e Luljeta Bozos për diktaturën, Diaspora shqiptare dhe Federata Vatra letër 60 eurodeputetëve: Të tronditur nga
23 Mars 2021, 19:31Nga DOSJA
TIRANË-Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Federata Vatra, ka reaguar, pas deklaratave të kandidates për deputete nën siglën e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, se diktatori Enver Hoxha, i ka dhënë më shumë të mira se të këqija kombit shqiptar.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë në një postim që ka bërë në faqen zyrtare, shkruan se janë ë tronditur nga deklarata e saj, sakaq bën me dije se i ka dërguar një shkresë 60 euro-deputetëve, duke u shprehur të revoltuar sesi një kandidate për deputete relativizon periudhën e monizmit.
Në reagim, thuhet se komunizmi në Shqipëri ka qenë izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij.
REAGIMI:
Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të European Parliament dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend. Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.
Kandidatja, që kryeson listën e Partisë Socialiste në Tiranë, disa ditë më parë tha se diktatori Enver Hoxha, i ka dhënë më shumë të mira se të këqija kombit shqiptar, deklaratë e cila nxiti shumë debate në vendin tonë.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRUKSEL– Komisioni Europian i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi reagim urgjent pas video-konferencës së komisioneres Maria Gabriel me...
TIRANË- Tiranë, 24 maj 2018, një aeroplan i Austrian Airlines zbret në kryeqytetin shqiptar, me Mark Hauptmann, deputet i Bundestag Gjerman, në bord. Nga a...
TIRANË– Komisionerja e Bashkimit Europian, Mariya Gabriel, e cila u akuzua nga kryeministri Edi Rama se po ndërhynte në fushtën elektorale, ka sqaruar vide...
DURRËS- Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, u tha banorëve të Katundit të Ri se ai do t’i prezantojë në Parlament, pavarësisht bindjeve të tyre. Qëllimi kry...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rrëfyer në librin e tij me titull “Misioni im”, se ka pasur edhe oferta për të ‘vrarë’ politikisht...
TIRANË– Partia Socialiste ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili rrëzoi sot vendimin e KQZ-së për reduktimin e list...
TIRANË– President i vendit Ilir Meta i ka dërguar një letër homologes greke, Katerina Sakellaropoulou, me rastin e 200-vjetorit të Pavarësisë së Greq...
FARKË- Skandal me ndërtimet e shtëpive të shkatërruara dhe më pas, të rindërtuara nga tërmeti. Në Farkë të Vogël, një banesë e ngritur vetëm dy muaj më par...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, shprehet se prioritet kyc për pranimin e Shqipërisë në BE, është lufta kundër krimit të organizuar.N...