LIVE UPDATES
Politike

Deklarata e Ramës për marrjen e punëtorëve nga Azia, reagon Kreu i Shoqatës për Mbrojtën e Tregtarëve: Kryeministri urre

1 Prill 2021, 10:06 Nga DOSJA
Deklarata e Ramës për marrjen e punëtorëve nga Azia, reagon

TIRANË– Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili i bëri thirrje sipërmarrësve të marrin punëtorë nga Bangladeshi, India e Afganistani.

Në një reagim në rrjetet sociale, Neranxi shkruan se nuk është kundër përfshirjes dhe punësimit të specialistëve të huaj, por sipas tij, marrja e punonjësve që s’janë profesionistë nga vendet e tjera, si Bangladeshi është i gabuar. Sipas tij, pas deklaratave të Ramës, tregohet urrejtja që ai ndjen për popullin e tij, e kësisoj, duket ndëshkuar me votë.

Reagimi i plotë i Nikollaq Neranxit

Me 25 prill do votoni ju, jo punëtorët e Bangladeshit!

E di që një sipërmarrës duhej të ishte personi i fundit i revoltuar nga ky qëndrim i kryeministrit, por para se te jem një drejtues i një biznesi, unë jam një qytetar i këtij vendi dhe dua që bashkëqytetarët e mi, të jenë të punësuar dhe të lumtur në vendin e tyre. Por me Edi Ramën si kryeministër, kjo është e pamundur.

Në vitet e qeverisjes së tij, shqiptarët emigruan njësoj si atëherë kur largoheshin nga diktatura ose nga lufta civile. Kjo për arsye se nuk janë në gjendje të gjejnë një punë, sepse ky vend iu ka vrarë atyre shpresën për një të nesërme më të mirë, sepse Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet, ka menduar se si të pasurojë 10 oligarkë, mundësisht me paratë e buxhetit dhe me korrupsion.

Si sipërmarrës, jam dëshmitar i një papunësie deri në dhimbje. Për ditë njerëz në hall për mbijetesë, më kërkojnë punë. Do të doja shumë t’i punësoja të gjithë, por qeveria e Ramës e ka penguar zhvillimin e biznesit dhe ne punojmë sot në zgrip të falimentimit.

Shqiptarët janë punëtorë shumë të mirë, aspak dembelë dhe thashethemexhinj siç thotë Rama, i cili me djallëzinë e tij, kërkon të justifikojë papunësinë që ka pllakosur vendin.

Nuk jam kundër punësimit të specialistëve të huaj, edhe unë kam të tillë në kompani. Italianët janë të pakrahasueshëm në kulinari, por ama i nxis punonjësit e mi shqiptarë që t’i “vjedhin” profesionin, sepse dua që ato para t’i marrin ata.

Por nuk kam nevojë të marr punonjës nga Bangladeshi për të bërë punë të pa specializuara, vetëm sepse ata qenkan gati për t’ju nënshtruar skllavërisë time!

Nëse Ramën e bën të lumtur ky fenomen, atëherë ai e urren popullin e tij dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër, por t’i tregojmë me votë se urrejtja është reciproke.

Ditën e djeshme, kryeministri e përgëzoi biznesmenin kur ky i fundit tha që kishte porositur 300 punëtorë nga Bangladeshi, madje shtoi se ata nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike nikollaq neranxi punetoret nga bangladeshi nikollaq neranxi punetoret nga bangladeshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj