Hodhi shokun e tij nga ura në kanalin e ujërave të zeza dhe fshehu krimin, zbardhen emrat e viktimës dhe autorit
10 Dhjetor...
Ekonomi
Debati me Pastorin Akil Pano, Xheni Karaj shpjegon: Përdori gjuhë denigruese, por nuk pres të dënohet. Qëllimi im është n
10 Shtator 2021, 21:19Nga DOSJA
TIRANË- Xheni Karaj ka shpjeguar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” , përse ‘Aleanca LGBT’ ka bërë ankesë për pastorin Akil Pano dhe dy persona të tjerë. Arsyeja ka qenë një debat i ndodhur kohë më parë mes pastorit dhe një përfaqësuesi te komunitetit LGBT.
Ajo u shpreh se nuk pret të ketë të dënuar nga ankesa e bërë, por persona të ndërgjegjësuar. Xheni theksoi se çdokush ka të drejtën dhe lirinë për të bërë zgjedhjet që do, pa u paragjykuar.
“Është krijuar një narrativë e gënjeshtërt për atë që po ndodh. Tre akuzat janë ngritur pranë Komisionerit kundër Diskriminimit, që është institucion i pavarur. Ankesat nuk janë ngritur për shkak se ata mendojnë ndryshe nga komuniteti LGBT. Kam vite që debatoj me Pastorin nëpër studio televizive. Jam përpjekur të tregohem e kujdesshme dhe të respektoj lirinë e besimit të Pastorit. Por, pamë që i njëjti qëndrim nuk u mbajt nga Pastori, zonja Blerta dhe zonja Lekli. Akuza ndaj tyre nuk bëhet për mendimin ndryshe, por mënyra se si e kanë shprehur mendimin ndryshe.
Pastori është shprehur se LGBT “ka një axhendë agresive, këto nisma janë nisma që vijnë nga një komunitet i sëmurë, egoizmi i tyre është i sëmurë”. Kjo gjuhë, duke u bazuar në legjislacion, kalon përtej lirisë së shprehjes. Kjo gjuhë denigron, ofendon, stigmatizon komunitetin LGBT. Ky është përcaktimi që jep ligji për diskriminimin. Pastori ka vijuar në rrjetet sociale, duke krahasuar lidhjet LGBT me zoofilinë.
Kur dikush është figurë publike, ka ndikimin të orientojë masën, të nxisë masën, të ndryshojë opinonin dhe shumë herë përmes gjuhës që përdor, e ndikojnë masën drejt sjelljeve diskriminuese dhe drejt nxitjes së urrejtjes“, tha Karaj.
Pastori Akil Pano ka mbajtur disa herë qëndrim mbi kërkesat e komunitetit LGBT për ndryshimin e nocioneve ‘nënë’ dhe ‘baba’ duke thënë se kjo gjë prek bazat e një familje të shëndetshme, deklarata të cilat kanë provokuar ‘Alenacën LGBT’ në Shqipëri.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Agjencia e Prokurimit Publik ka udhëzuar institucionet publike që të mbajtën parasysh disa aspekte kur bëjnë hartimin e planit të zbatimit të...
TIRANË– Enti Rregullator i Energjisë (ERE) licencoi të paktën 13 subjekte gjatë këtij viti sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë ky institu...
TIRANË– Shqipëria renditet ndër vendet që e përdor më pak bankingun nga interneti, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Sipas hartës së institucionit st...
Korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të...
Shqiptarët po përballen me një rritje të shpejtë të ushqimeve. Atë që po ndodh tashmë në treg po e reflektojnë edhe shifrat zyrtare të Instat pasi inflacioni ar...
TIRANË– Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi se ka dhënë një hua prej 70 milionë eurosh për kompaninë shqiptare të energjisë Op...
TIRANË– Numri i abonentëve të internetit me linja fikse po rritet me ritme dyshifrore edhe këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve E...