Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shefi i delegacionit të BE-së për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan, ka kritikuar ndërmjetësuesen e dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherinin, duke thënë se Bashkimi Evropian ka treguar mungesë të lidershipit në udhëheqjen e dialogut.
“Kërkoj falje znj.Mogherini, por Be ka treguar qartë mungesë të lidershipit në dialog. Negociata të tilla mund të kenë sukses vetëm nëse tregoni se jeni të fortë si udhëheqje. BE-ja duhet të jetë më e fortë në dialog për të parashikuar mië mirë ngjarjet dhe reagimet ndaj tyre”, ka thënë Kukan.
Kukan ndër të tjera ka treguar se nuk është shumë optimist për arritjen e një marrëveshje të shpejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij vendosja e afateve nuk është e dobishme, edhe pse konstaton se “nuk mund të negociohet në afate të pacaktuara”.
Ai thotë se marrëveshja tashmë do të varet shumë nga administrata e re që do të vendoset në BE pas zgjedhjeve.
‘Shumë do të varet nga personaliteti i përfaqësuesit të ri të lartë apo përfaqësueses, dhe se si do ta marr rolin e tij në dialog”, ka thënë Kukan, duke përmendur faktin se tashmë dialogu është bllokuar dhe se për një kohë të gjatë s’ka pasur reagime adekuat të BE-së për të përmirësuar situatën.
Ish-diplomati sllovak thotë se është e pamundur që pa presion të jashtëm dhe pa udhëheqjen e BE-së të shkohet përpara me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kukan thotë se përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e domosdoshme dhe se pa këto shtete nuk mund të flitet për Evropë.
Ai ka përcjellë edhe një mesazh për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që të mundohen sa më shumë të përforcojnë raportet me Parlamentin Evropian.
“Pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor nuk mund të flitet për të gjithë Evropën, por kjo nuk është edhe qëndrimi i shumë kolegëve të mi këtu në Parlament, si dhe shumë politikanëve kryesor në Evropën Perëndimore. Besoj se procesi i zgjerimit do të vazhdojë dhe kjo është e nevojshme. Sa i përket vendeve të rajonit, mesazhi im është që këto vende të luajnë rol shumë aktiv për të vendosur raporte të mira me Parlamentin Evropian, në mënyrë që deputetët të jenë të gatshëm për t’u angazhuar dhe mbështetur procesin”, ka thënë ndër të tjera Eduard Kukan. Marrë nga Gazeta Ekspress
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka patur një rol kyç në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në plane...
Aeroporti i Singaporit Changi, aeroporti i parë në botë, po hap për publikun një ambjent të ri për blerje dhe argëtim të quajtur Jewel.I frymëzuar nga reputacio...
Për festën e vitit të ri tradicional në Tajlandë, njerëzit dalin e festojnë me elefantët e tyre të cilat i kanë pikturuar me zemra edhe me lule.Por gjëja më e &...
Zgjedhjet në Indi nuk kanë qenë aspak paqësore dhe të qeta. Në disa qendra votimi ka pasur përleshje të dhunshme, të cilat kanë shënuar dy viktimat e para.Në di...
Një analist me përvojë i Ballkanit thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivelin më të ulët në 20 vjetët e kundit për shkak të &cc...
Ditën e djeshme, Parlamenti holandez diskutoi një propozim të deputetëve Madeleine van Toorenburg (Kristian-Demokratët), Jeroen van Wijngaarden (Konservatorët L...
KORE E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u shpreh i hapur për një samit të tretë me Presidentin e SHBA- ve, Donald Trump.Mediat shtetërore rapo...
BERLIN- Në sheshin Alexanderplatz janë ngritur statujat e Chelsea Manning, Julian Assange dhe Edward Snowden. Statujat e bronzit janë në përmasat e një njeriu ...
KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe genocidin e k...
SHBA- Presidenti Donald Trump, i pyetur nëse ai ende “e do” WikiLeaks siç tha në vitin 2016, u tha gazetarëve së fundmi në Zyrën Ovale se ai nuk di “asg...