Kosova në alarm, Vuçiç jep dorëheqjen nga presidenca e SNS, vendin e tij e merr Ministri i Mbrojtjes: Do e ruajmë Prishtinën si pjesë tonën
Millosh Vuçeviç zë vendin e Vuçiç: Do ruajmë Kosovën si pjesë e Serbisë 27 Maj, 14:50 ...
Millosh Vuçeviç zë vendin e Vuçiç: Do ruajmë Kosovën si pjesë e Serbisë 27 Maj, 14:50 ...
Arrestimet për RRJETIN e kanabisit në Krujë, lirohet i moshuari 27 Maj, 13:08 Zbardhet dosja/ Kultivonin drog&e...
Rusia kryen sërish sulme të reja në Bahkmut dhe Kharkiv 27 Maj, 13:53 ...
Mbyllet seanca e Këshillit të sigurisë në Serbi/ Konkluzioni: NATO nuk ka përmbushur misionin 27 Maj, 11:38 ...
ITALI– Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, do të rikthehet në Shqipëri për tu përballur me akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në mediat italiane ai ka pohuar se do të përballet me drejtësinë shqiptare për të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij.
“Jam i gatshëm të përfundoj pas hekurave në Shqipëri. I kam kërkuar falje të gjithëve atje, përfshirë kryetarin e bashkisë Pukë dhe komunitetit. Fatkeqësisht kam bërë disa gabime. Kur mbërrita në Tiranë në janar po kaloja një moment shumë të vështirë në jetën time, u përpoqa të bëja vetëvrasje, por siç e kam thënë, prifti që takova rastësisht më shpëtoi jetën. Por nëse burgu më jep mundësinë më pas që të jem qytetarë i lirë dhe në Shqipëri, atëherë jam gati për çdo gjë. Ai është një vend që e dua”, ka thënë ai.
Për ‘lazione.it’, ai ka treguar edhe se flet me miqtë që bëri në Vlorë, ku ndenji për disa javë pasi u zhduk.
“Flasim shpesh me njëri-tjetrin. Në fillim nuk më besonin, por tani më kërkojnë vazhdimisht për të shkuar atje”, tregoi ai.
Ndaj Pecorellit në vendin tonë rëndojnë akuzat e zjarrvënies së makinës dhe dhunim varresh, akuza jo shumë të rënda, por që mund ta çojën atë në burg.
Davide Pecorelli u zhduk për 8 muaj me radhë pas një udhëtimi që zhvilloi në Pukë të Shqipërisë. Duke djegur makinën e tij, Pecorelli sajoi vdekjen e tij duke u zhdukur, ndërsa hetimet për të vijonin prej muajsh. Por sajesa e vdekjes nuk i zgjati shumë sepse u njoh nga qytetarët italiane. E gjitha pasi gomonia të cilën e kishte marrë me qira pësoi një avari në mes të detit dhe u detyrua që të kërkonte ndihmë, por nga ana tjetër kishte nisur të përdorte edhe kartën e tij të kreditit.
Burimi:Lanazione.it
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BRUKSEL – Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e vendit kandidat, do të kenë këtë vit rritje më të madhe ekonomike sesa që pritej, pa...
TIRANË– Francesco Zummo dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella mësohet se kanë ardhur në Shqipëri në muajin qershor ku hapën edhe llogari bankare për...
VLORË– Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në qytetin e Vlorës pasi lëvizte me armë me vete. I riu me inicialet M.SH u arrestua brenda ambiente...
TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja u aksidentua ditën e djeshme nga një makinë në zonën e rrugës së Kavajës. Ai po lëvizte me mjetin e tij, ...
LEZHË – Tre të rinj nga Lezha u ndaluan nga policia e këtij qyteti teksa u kapën me 15 kg drogë cannavis sattiva. Të arrestuarit janë Ridiogert Dodaj...
TIRANË– Rezart Taçi ka reaguar pasi SPAK e shpalli në kërkim për pastrim parash dhe pjesmarrje në grup që merrej me trafikim të paligjshëm. Ai...
FIER– Fermerët në Fier kanë bllokuar rrotondon në Fier. Ato janë përplasur me policinë, duke thyer kordonin policor e duke u ulur në mes të rrugës. Fermer...
GREQI– Vajza e Klodiana Çelos e cila u bë dëshmitare ditën e djeshme e plagosjes së babait të saj, ka dhënë dëshminë përballë hetuesve grekë. Ajo ë...
TIRANË – Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA) feston sot 30-vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë e mbajtur për përvjetori...
TIRANË – Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në kërkim nga shteti shqiptar për akuzat e “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprim...