LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rritje ekonomike 6.9% për këtë vit”, Komisioni Europian: Në 2022 pritet…

12 Nëntor 2021, 11:15 Nga DOSJA
“Rritje ekonomike 6.9% për këtë vit”, Komisioni

BRUKSEL – Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e vendit kandidat, do të kenë këtë vit rritje më të madhe ekonomike sesa që pritej, parashihet në raportin e “Prognozave ekonomike vjeshtore” të Komisionit Evropian.

Njëlloj sikur edhe në vendet e BE-së edhe në këto shtete të rajonit rritja ka marrë hov në tre tremujorët e këtij viti dhe ka ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike.

Pas rënies së madhe vitin e kaluar për shkak të pasojave të pandemisë, edhe vendet e rajonit shumë shpejt, disa edhe para fundit të këtij viti, do të jenë në nivelin që kishin para pandemisë, pra në vitin 2019.

Çka ndikoi te rritja ekonomike?

Në vendet si Shqipëria dhe Mali i Zi, kontributin më të madh në rritjen ekonomike përmbi parashikimet e mëhershme e ka pasur sezoni jashtëzakonisht i suksesshëm turistik. Në rastin e Shqipërisë, kryesisht, ka ndikuar ardhja e numrit të madh të turistëve nga vendet fqinje, por edhe investimet publike.

Në vendet si Serbia dhe Maqedonia e Veriut shtytësi kryesor i rritjes ekonomike ka qenë rritja e shpenzimeve të familjeve dhe e kërkesave. Në rastin e Serbisë kontribut të madh në rritjen ekonomike kanë pasur edhe investimet e mëdha publike në projektet e infrastrukturës.

Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian të përfshira në raportin e “Prognozave ekonomike vjeshtore” rritjen më të madhe të Bruto Prodhimit Vendor për këtë vit do ta ketë Mali i Zi, i cili në nivel vjetor pritet të këtë rritje prej 10,7 për qind. Parashikimet për Mali e Zi për vitin 2022 janë për një rritje prej 6,4 për qind, ndërsa për vitin 2023 rritja pritet të jetë 3,2 për qind.

Shqipëria pritet të shënojë rritje prej 6,9 për qind këtë vit. Vitin e ardhshëm do të ketë rritje prej 3,7 për qind, ndërsa në vitin 2023 rritje prej 3,6 për qind.

Rritja ekonomike për Serbinë këtë vit nga Komisioni Evropian parashikohet të jetë 6,7 për qind, në vitin 2022 rritja do të jetë 4,3 për qind dhe në të njëjtin nivel, pra 4,3 për qind, të jetë edhe në vitin 2023.

Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut ka prognozuar rritje prej 4 për qind këtë vit, ndërsa 3,9 për qind vitin e ardhshëm dhe 3,3 për qind në vitin 2023.

Komisioni Evropian nuk e ka përfshirë në raportin e tij Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën pasi ato nuk e kanë statusin e vendit kandidat. Por, javën e shkuar Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), ka publikuar parashikimet e saj që tregojnë se edhe Bosnja e Hercegovina dhe Kosova do të kenë një rritje të madhe ekonomike.

Kosova pritet që këtë vit, sipas BERZH-it, të ketë rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 7,7 për qind. Bosnja e Hercegovina do të ketë rritje prej 5,5 për qind.

Për krahasim, në nivelin e 27 vendeve të BE-së rritja ekonomike mesatare për këtë vit parashihet të jetë 5,5 për qind. Irlanda me 14,6 për qind, Estonia me 9 për qind dhe Kroacia me 8,1 për qind pritet të ketë rritjen më të madhe ekonomike. Situata e favorshme në vendet e BE-së, që janë edhe partnerët kryesorë tregtarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ndihmuar edhe në rritjen ekonomike në Ballkan.
Komisioni Evropian ka parashikuar edhe rrezikun për rritjen ekonomike, që kryesisht ka të bëjë me pandeminë. Niveli relativisht i ulët i vaksinimit në vendet e rajonit lë akoma të hapur mundësinë për rritje të infektimeve dhe si pasojë edhe të masave të reja të kufizimit të lëvizjes dhe mbylljes. Kjo do të kishte ndikim negativ edhe në ekonomi, sidomos në vendet që varen shumë nga turizmi, udhëtimet dhe sektori i hotelerisë. Prandaj, rritja e numrit të qytetarëve të vaksinuar lidhet edhe me sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në rajon.

Pavarësisht rritjes së madhe ekonomike, vendet e rajonit vazhdojnë të vuajnë nga niveli i lartë i papunësisë, që është shumë mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Përderisa mesatarja në BE është 7 për qind, të gjitha vendet e rajonit e kanë nivelin e papunësisë mbi 10 për qind, pavarësisht zbutjes së papunësisë që pritet deri në fund të këtij viti.

Vendet e rajonit janë larg nga mesatarja e BE-së për nga fuqia e ekonomive të tyre. Asnjë nga këto vende nuk e arrin nivelin prej 50 për qind të mesatares së Bashkimit Evropian.

Sipas shifrave të Entit të Statistikave të Bashkimit Evropian, EUROSTAT, Mali i zi ka Bruto Prodhimin Vendor për kokë banori sipas fuqisë blerëse në nivelin prej 46 për qind të mesatares së 27 vendeve të BE-së.

Serbia ka 43 për qind, Maqedonia e Veriut 38 për qind, Bosnja e Hercegovina 33 për qind, Shqipëria 31 për qind, ndërsa Kosova vazhdon të jetë e fundit me nivelin e Bruto Prodhimit Vendor për kokë banori sipas fuqisë blerëse prej vetëm 21 për qind krahasuar me mesataren e BE-së.

Vendi më i varfër anëtar i BE-së, Bullgaria ka nivelin prej 55 për qind të mesatares së BE-së ndërsa Kroacia 64 për qind.

Komisioni Evropian edhe në raportet e fundit të progresit ka tërhequr vërejtjen se vendet e rajonit duhet të bëjnë më shumë reforma, sidomos në administratën publike, prokurimin publik dhe sundimin e ligjit, për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe me këtë të sigurojnë rritje të qëndrueshme ekonomike që do të ndihmonte në zvogëlimin e hendekut me BE-në.

Marrë nga “Radio Evropa e Lirë”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet