LIVE UPDATES
Aktualitet

DASH rendit Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur anti-korrupsion në botë! Rama kujton përplasjen me Metën

23 Shkurt 2021, 14:39 Nga DOSJA
DASH rendit Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur

TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit rendit gjyqtarin Ardian Dvoranin mes 12 magjistratëve më të spikatur anti-korrupsion në botë. Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të DASH, Dvorani renditet si një ndër figurat që ka dhënë shembull në luftën ndaj korrupsionit, duke u vlerësuar nga SHBA mes 12 të tjerëve në të gjithë botën.  Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, tha se ky çmim ishte krijuar nga administrata e re për të nderuar përpjekjet për të luftuar korrupsionin, i cili “kërcënon sigurinë dhe stabilitetin” e vendeve. 

“Siç e ka theksuar Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet të vendosin në vendin tonë, për ta bërë shembull në të gjithë botën. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë,“-shkruhet ndër të tjera në raportin e DASH. 

DEKLARATA E PLOTË E DASH: 

Në të gjithë botën, korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin tek institucionet publike dhe lehtëson krimin transnacional. Administrata e Biden pranon që ne do të jemi të suksesshëm në luftën ndaj këtyre çështjeve duke punuar me partnerë të përkushtuar, duke përfshirë individë të guximshëm që përkrahin përpjekjet anti-korrupsion dhe vendet që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të anti-korrupsionit. Për atë arsye, po shpall një çmim të ri ndërkombëtar për “kampionët” në luftën ndaj korrupsionit, duke iu njohur vlerat si individë që kanë punuar pa u lodhur, janë përballur me fatkeqësi për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie në vendet e tyre. Siç e ka theksuar Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet të vendosin në vendin tonë, për ta bërë shembull në të gjithë botën. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë, Diana Salazar e Ekuadorit, Sophia Pretrick e Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro i Guatemalës, Ibrahima Kalil Gueye i Guinesë, Anjali Bhardëaj i Indisë, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov i Republikës së Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla nga Libia, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka i Ukrainës. Ata na frymëzojnë ne dhe kaq shumë homologë të tyre që ndjekin këto ideale në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara zbatojnë një nga kornizat më të fuqishme antikorrupsion në botë. Ne ishim të parët që kriminalizuam ryshfetin e huaj dhe, në partneritet me homologë të huaj, kemi rimarrë dhe kthyer më shumë se 1 miliard dollarë në pasuri të vjedhura publike vetëm në dy vitet e fundit. Ne përdorim një sërë mjetesh për të promovuar përgjegjësinë për individët e korruptuar, për të luftuar pandëshkueshmërinë globalisht dhe për t’u angazhuar në forume shumëpalëshe për të luftuar korrupsionin dhe forcuar angazhimin e qytetarëve. Ne do ta mposhtim korrupsionin duke zbatuar reforma të shëndosha në përputhje me angazhimet ndërkombëtare antikorrupsion; zhvillimin e institucioneve transparente, të përgjegjshme; dhe fuqizimin e qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të ndihmuar në mposhtjen e këtij kërcënimi global ndaj sigurisë dhe demokracisë.

Dvorani ka qenë një prej emrave më të përmendur të drejtësisë për shkak të përplasjes së tij me presidentin Ilir Meta. Gjithçka erdhi si pasojë e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës, Dvorani kishte shkelur ligjin dhe kryer dy vepra penale; shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Nga ana tjetër, ish-kreu i KED pretendoi se nuk kishte shkelur asnjë ligj, megjithatë u largua nga Gjykata e Lartë më 11 qershor me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gati 7 vjet pasi kishte përfunduar mandatin. Më pas, ai u caktua me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Administrativ të Tiranës. Lidhur me vlerësimin ndaj Dvoranit ka reaguar edhe kryeministrit Edi Rama. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dash dash per ardian dvoranin raporti i dash dash dash per ardian dvoranin raporti i dash


Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Shkurt 2021, 14:35

TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini është shprehur se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital.Në  një intervistë për ...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim