Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dalin DETAJET/ Grabitje si e Pirros, si u vodh posta në Bulqizë, autorit rrugës i ranë tufat me para
23 Tetor 2019, 09:41Nga DOSJA
Banorët e fshatit Fushë-Bulqizë, sidomos nxënësit e shkollës 9-vjeçare në këtë fshat, janë përfshirë nga paniku në momentin kur një person i armatosur dhe i maskuar ka sulmuar filialin e Postës Shqiptare në Fushë-Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ku një person hapi zjarr në drejtim të godinës dhe pastaj ka vrapuar për të hyrë brenda. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave. Në momentin kur janë dëgjuar të shtënat, personat e ndodhur pranë Postës dhe oborrin e saj janë shtangur nga të shtënat.
Kjo ka bërë që autori i grabitjes të hyjë në Postë dhe të rrëmbejë çfarë ndodhej në kasafortë, madje punonjësja nuk ka pasur asnjë mundësi për të reaguar. Personi i maskuar ka rrëmbyer afro 370.000 mijë lekët e ndodhur në Postë dhe ka dalë po me shpejtësi për t’u larguar nga fshati.
Mirëpo, jo gjithçka ka funksionuar sipas parashikimeve të grabitësit, pasi dy stiva me para, 200.000 mijë, i kanë rënë në rrugë gjatë ikjes me shpejtësi, ndërkohë grabitësi ka marrë me vete 170.000.
Këto shifra konfirmohen nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Postës Dibër, të cilët kanë mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe bashkë me Policinë dhe Prokurorinë kanë kryer inventarizimin e parave të vjedhura dhe atyre gjendje.
Mësohet se Policia e Bulqizës ka shoqëruar pesë persona, të cilët mund të jenë pjesë e grabitjes. Zyrtarë të Komisariatit shprehen se autorit gjatë largimit i kanë rënë 200.000 mijë lekë dhe me gjasa ka lënë gjurmët e gishtërinjve.
Po ashtu, në tentativë për të kaluar lumin e fshatit Fushë-Bulqizë, grabitësi ka hedhur disa rroba, të cilat mund të çojnë në identifikimin e tij.
Grabitja dyshohet se ka qenë e mirorganizuar, pasi autorët kanë mbajtur nën vëzhgim furgonin që ka transportuar paratë nga Bulqiza për në zyrat e Postës Shqiptare në Fushë-Bulqizë. Këto para ishin për pensionistët e fshatit.
Pak pasi furgoni është larguar, autorët kanë ndërhyrë duke marrë shumën e parave që gjendej në kasafortë.
Lezhë- Në prangat e Policisë së Lezhës ka një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për kapjen e sasisë prej 6 kg drogë dhe një armë të ftohtë.Nga Pol...
TIRANË– Ish-truproja i liderit historik të PD-së, Sali Berishës, Izet Haxhia po merret në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore lidhur me dosjen &...
Tiranë- KED ka nisur vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta bëri ri-shpalljen e procedurës së ap...
Tiranë- Pas debatit me shefin e Rrugores Erjon Ahmeti janë shkarkuar nga detyra dy shefa të Policisë Rrugore në Tiranë.Mësohet se janë larguar nga detyra dy dre...
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar sot një operacion ku në përfundim të tij janë arrestuar 2 persona dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë...
TIRANË- Pas një komenti banal të publikuar fillimisht nga Dosja.al pak ditë më parë, të cilat u pasuan nga shumë të tjera, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta...
Aktualitet22 Tetor 2019, 21:06
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me publikimin e makinave luksoze të cilat gjobiten për parkim të gabuar. Në një postim në rrjetet s...
KAVAJË- Përfaqësuesi i një firme ndërtimi është arrestuar sot nga Policia e Kavajës, pas vdekjes së një punëtori pasi ra nga lartësia. Po ashtu administrat...
Tiranë-Ende mbetet një mister vrasja e biznesmenit Remzi Hoxha, i cili u rrëmbye më 21 Tetor të vitit 1995, dhe prej vitesh nuk dihet më asgjë gjë për të.“Kemi...