LIVE UPDATES
Politike

COVID-19/ Tabaku: Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje në ekonomi, paratë e PPP-ve mund të përdoren për të testuar sa

16 Mars 2020, 08:56 Nga DOSJA
COVID-19/ Tabaku: Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje

Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria duhet të miratojë një paketë në mbështetje të ekonomisë, pas përhapjes së koronavirusit në  vendin tonë. Ajo thekson se paratë  PPP-ve mund të përdoren në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumë qytetarë.

“FMN në deklartën e saj nënvizonte se buxheti i shtetit nuk ka hapësirë për t’iu përshtatur krizave për shkak të keqmanaxhimit, borxhit të lartë dhe faktit se ajo ka angazhuar miliona euro në kontrata koncesionare me risk të lartë për buxhetin. Prandaj, sipas FMN, është e nevojshme që të manaxhohen fondet e tërmetit me transparencë dhe në ndihmë të atyre në nevojë. Propozimet e PD janë të drejta dhe realiste. Të ideuara për të stimuluar tregun e punës, për të kompensuar humbjen e të ardhurave tek biznesi familjar apo ai i prodhimit madje dhe për të nxitur komsumin. Nëse nuk mbështetet sot ekonomia kur do të mbështett?”, shprehet Tabaku. 

Reagimi i plotë:

Shqiperia ka nevoje per frymemarrje ne ekonomi! Sot, çdo vend ka ndërmarrë masa drastike per t’iu përgjigjur krizës së Coronavirus. Çdo qeveri, ka miratuar paketa në mbeshtetje të ekonomisë dhe krizës që Coronavirus ka sjellë per biznesin. Ato, variojnë që nga ndihma direkte me fonde deri tek pezullimi i taksave. PD dhe aleatët kanë qenë konstruktivë duke propozuar masa konkrete që të ndihmojnë ekonominë.

Ekonomia jonë trashëgon një krizë të thellë në këto 7 vite si pasojë e politikave të gabuara fiskale dhe strukturore ekonomike. Konsumi në kushte normale ka qenë i ulët dhe është tejet e pritshme që situata e krijuar këto ditët e fundit dhe në javët në vijim do të prekë edhe më shumë këtë krizë të thellë që do trashëgohet.

Në një situatë të tillë, një qeveri e shëndoshë mendërisht mendon përtej ditës së sotme. Por kokëfortësia aktuale prodhon një dyfishim të krizës, pasi qeveria ende nuk ka ndërmarrë një vendim për të pezulluar pagesat e koncesioneve siç u propozua nga PD. Paratë e PPP-ve mund të përdoren fare mirë në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumë qytetarë dhe për të qenë më të pranishëm në këtë kohë krize.

Sot buxheti i shtetit duhet të jetë në funksion të krizës dhe mjekëve. Nuk mjafton duartrokitja për ta por duhen ndihma reale në buxhet. Sikundër duhet ndihma për 100 000 biznesetë vogla, duhet një ndihmë për bizneset e mesme që kanë mbyllur aktivitetin por që do të kenë më pak para në xhepin e tyre. Duhet një rrugë zgjidhje për 350 000 profesioniste te lire e per punonjësit që do të marrin më pak parà si rrogë në fund të muajit. Ekonomia do çliruar dhe konsumi do ndihmuar! Shqipëria duhet qeverisur qofte krizë, pandemi apo situatë emergjence!

Njësoj si opozita dhe propozimet e saj mendon edhe FMN, e cila me një deklaratë të pak ditëve më parë i shprehu këto shqetësime që kaluan në heshtje. Me të drejtë vëmendja sot është e drejtuar për të mposhtur këtë pandemi, por vëmendja e qeverisë është për të manaxhuar pandeminë ekonomike që do pasojë këtë pandemi virale.

FMN në deklartën e saj nënvizonte se buxheti i shtetit nuk ka hapësirë për t’iu përshtatur krizave për shkak të keqmanaxhimit, borxhit të lartë dhe faktit se ajo ka angazhuar miliona euro në kontrata koncesionare me risk të lartë për buxhetin. Prandaj, sipas FMN, është e nevojshme që të manaxhohen fondet e tërmetit me transparencë dhe në ndihmë të atyre në nevojë.

Në të njëjtën linjë me PD edhe FMN ka sugjeruar se është e nevojshme të ndryshohet buxheti i shtetit për t’u mbështetur ata që më shumë kanë nevojë për të përballuar këtë situatë krize dhe pandemie. Prandaj ajo këmbëngul që kjo situatë mos përdoret për të cënuar ekonominë me amnisti fiskale të pandershme dhe antiligjore apo dhe mos përdorimin e ekonomisë për skema mafioze.

Propozimet e PD janë të drejta dhe realiste. Të ideuara për të stimuluar tregun e punës, për të kompensuar humbjen e të ardhurave tek biznesi familjar apo ai i prodhimit madje dhe për të nxitur komsumin. Nëse nuk mbështetet sot ekonomia kur do të mbështett?

Shqipëria sot është në krizë të thellë e cila fatkeqësisht do të thellohet edhe më shumë pas kësaj pandemie. Mungesa e vizionit, rritja e korrupsioni shoqëruar me një paaftësi dhe symbylltësi kanë prodhuar një situatë të pakëndshme ekonomike! Herët apo vonë shqiptarët do të përballen me nje tjetër pandemi nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e propozuara për të shpëtuar ekonominë e gjithsecilit prej nesh. Sot Shqipëria ka nevojë për masa emergjente! Për më shumë opinioni FMN. https://www.imf.org/…/pr2089-albania-imf-staff-concludes-ad…

Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha ka publikoi gjashtë pika kryesore mbi të cila sipas PD-së, duhet të rishihet politika fiskale për bizneset dhe qytetarët në këtë kohë krizë, nga ana e kryeminsitrit Edi Rama dhe qeverisë. Në një status në Twitter Rama  me ironi e quajti  ‘plani 7*7=42’ propozimet e PD-së dhe sipas tij e gjithë kjo është një maskaradë që u merr frymën të moshuarve.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku koronavirusi ne shqiperi jorida tabaku koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim