Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Mjeku i njohur shqiptar infeksionit Arjan Harxhi teksa komentoi deklaratën e shkencëtarit francez Luc Montagnier, i cili deklaroi se COVID-19 ishte rezultat i përpjekjeve për të prodhuar vaksinën e AIDS, pohoi se ky i fundit është një figurë kontraverse. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ mjeku Harxhi tha se shkenca mjekësore ka arritur që të modifikojë zinxhirët e ADN-së.
“Shkenca mjekësore, ka arritur të modifikojë zinxhirët e ADN-së dhe kjo bëhet. Japim një shembull nga bujqësia, ushqimet e modifikuara. Mendelsoni, babai i gjenetikës, nisi të kryqëzonte llojet e bimës dhe të nxirrte një tipar të ri. Po flasim për ndërhyjnë e aftësisë që ka shkenca e mjekisë që ë fusë në këtë zinxhir ADN disa tulla, e thënë trashë, që shprehin një tipar të ri,”– pohoi ai.
Duke u ndalur tek qëndrimi i Montagnier për pandeminë në fjalë, Harxhi tha se Montagnier bashkë me një kolegë të vetë janë autorë të zbulimit të virusit të HIV, ndërsa në karrierën e tij përgjatë këtyre 15 viteve të fundit ka pasur disa ‘lajthitje’.
“Të qenit nobelist do të thotë që të stepesh dhe të marrësh të mirëqena ato që thotë. Personazhi në fjalë është një kolloz. Ai bashkë me një kolegë të vet janë autorë të zbulimit të virusit të HIV. Ai është eminencë në fushën e virologjisë. Por ai ka dritëhije dhe më vjen keq që të përdoren ato si argumente apo kundër argumente. Patjetër që njerëzit do rrëmojnë tek figura e tij, pasi figura e tij është kontaveres. Ai është në përballje prej 15 vitesh me shkencën mjekësore, ose ‘lajthitje’.. Ky personazh ka lidhur debatin mes vaksinave dhe autizmit. Ky është figurë shumë e madhe, por kemi vetëm një intervistë të tij në këtë televizion të rëndësishëm, por asnjë publikim shkencor. Unë besoj tek mjekësia në evidenca. Besoj tek ato revista që kanë publikuar disa shkencëtar. Ai ka një teori që ADN lëshon valë. Kjo është teoria e teleportacionit të ADN dhe nuk janë pranuar teori të tilla. Ka disa ‘lajthitje’, ai personazh ka një tërheqje të tillë. Pse po shfrytëzon këtë debat?! E bën se do ta bëjë me dashje, dhe e di se nuk është e vërtetë? Apo e beson? Problemi është se duhet patjetër që të flasim me evidenca. Ai nuk ka dhënë akoma një publikim shkencor që të thotë se ka ndodhur insertimi i ADN të HIV tek virusi i koronavirusit. Se thotë se kush është ky fragment. Montagnier thotë se në një laborator është marrë një koronavirus i lakuriqit të natës dhe është bërë një manipulim i ARN të HIV dhe kanë bërë Sars/COV2. Reale mund të jetë. Mund të bëhet kjo gjë. Kundër argumentet nuk qëndrojnë tek fakti bëhen apo jo, por duke parë se çfarë ndodh tek ARN e koronavirusit. Kinezët na e dhanë në fillim koronavirusin. Montagnier thotë se ka studiuar disa baza që i ngjajnë HIV.”, pohoi mjeku shqiptar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka shpjeguar se ardhja e trupave të shqiptarëve, që cilët kanë ndërruar jetë jashtë vendit, kryhet në mënyrë normale.Në n...
TIRANË– Drejtori i fasonerisë në Krujë, Jentor Shima, e cila është kthyer në vatër infektimi nga koronavirusi është shprehur se biznesi që ai drejton...
TIRANË– Gazetari Sajmir Kodra është shprehur se e ka kaluar koronavirusin që në muajin janar. Në një deklaratë që bëri në hyrje të emisionit “S...
TIRANË– Zv.ministrja Mira Rakacolli ka treguar prapaskenat e diskutimeve të Komitetit Teknik lidhur mbi situatën e koronavirusit në vend.E ftuar në emision...
KRUJË– Kruja është kthyer në një nga ‘vatrat’ e nxehta të infeksionit me Covid-19, pas rasteve të publikuara, të cilat kanë dalë nga fasoneritë që ende qën...
KRUJË– Një prej punonjësve të fasonerisë në Krujë, e cila u kthye në një vatër infeksioni ka treguar kushtet e punës në të cilat punonin. Në një lidh...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është përplasur me drejtorin e fasonerisë në Krujë, e cila u kthye në vatër koronavirusi. Të dy t...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se dy vatrat me koronavirus në Krujë d...
TIRANË– Drejtori i fasonerisë në Krujë, e cila është kthyer vatër për koronavirusin, Jetnor Shima është shprehur se është testuar dhe ka rezultuar negativ....