LIVE UPDATES
Editorial

Çoroditjet e një ligji të çoroditur

21 Prill 2021, 08:21 Nga DOSJA

Ka pak kohë që një ligj goditi si rrufe punën e gjithë studiove të auditorëve ligjor, kontabilistëve të miratuar por dhe të vetë bizneseve, të cilët pikërisht në kohën kur duhet të deklaronin pasqyrat financiare të vitit ushtrimor 2020, duhet të kryenin dhe deklarimet për regjistrin e pronarëve përfitues.

Ligjit nr. 112/2020 i botuar në fletoren zyrtare nr. 149 datë 13/08/2020 dhe i pasuar nga VKM nr. 1088, datë 24.12.2020, na çoroditi jo pak, aq sa është i çoroditur edhe vetë, me afatet, praktikat dhe sidomos me gjobat dhe penalitetet më shumë se sa të kripura.

Le të analizojmë pak çoroditjet e këtij ligji. Nisur nga ligji po evidentoj se kush janë subjektet e detyruara të deklarojnë:

Fillojmë të sqarojmë çoroditjet e këtij ligji.

Ligji detyron për deklarim çdo subjekt qoftë ky aktiv apo pasiv. Disa nga ish-klinetët e mi të cilët kanë disa vite që janë në status pasiv as nuk e kishin fare idenë se duhet të bënin deklarim të detyruar nga ky ligj. Shumë nga subjektet të cilët janë status pasiv, dhe që nuk do ta kenë mundësinë e marrjes së një njoftimi të tillë, do të jenë preja e parë e penaliteteve të kripura të këtij ligji.

Ligji ngarkon si institucion përgjegjës për mbajtjen e këtij regjistri Qendrën Komabëtare të Biznesit dhe tek dokumentacioni i nevojshëm që duhet të ngarkohet kërkohet statuti, ekstrakti apo çdo dokument tjetër i cili tregon transferim kuotash. Sot, në bazë të ligjit 113/2015, QKB është institucioni që ka të gjithë këtë dokumentacion, pra me ligjin për pronarin përfitues, QKB i kërkon subjektit dokumentacion që e ka vetë QKB.

Ligji detyron çdo shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, pavarësisht nëse kjo shoqëri është me një ortak të vetëm (person fizik). Në rastin kur një sh.p.k ka vetëm një pronar, i cili është i deklaruar dhe i publikuar në regjistrin tregtar që administrohet nga QKB, përse duhet të ngarkohet subjekti me procedura të kota kur QKB mund ta transferojë vetë këtë informacion nga Regjistri Tregtar tek Regjistri i pronarit përfitues?

Ligji por edhe procedura e aplikimit kërkon informacion për pronarët përfitues të cilët zotërojnë 25% ose më tepër të pjesëmarrjeve në kapital. Po ato shoqëri të cilat kanë p.sh 4 ortakë, vetëm njëri ka 30% dhe tre të tjerët zotërojnë nga 23.3%, përse këta tre të fundit nuk duhet të deklarohen? Sipas logjikës së ligjit këta nuk ka rëndësi të deklarohen sepse aksioneri më i madh është ai që merr vendimet, por në bazë të ligjit nr.9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, neni 86, pika 1, nuk ka asnjë vendim i cili mund të merret me 30% të votave. Sipas ligjit çdo vendim merret me më shumë se 30%. Pra tek shëmbulli më sipër, ortaku të cilin deklarojmë në regjistrin e pronarit përfitues nuk merr dot asnjë vendim, madje nëse ortakët e tjerë të shoqërisë të cilët përbëjnë 70% të pjesëmarrjes në kapital, së bashku mund të marrin shumë vendime.

Procedura e deklarimit kërkon në mënyrë të detyrueshme klikimin e një kuadrati “Ka përfaqësues të autorizuar”, pas klikimit të tij, kërkohet data e autorizimit si dhe të ngarkohet autorizimi. Në rastin kur deklarimin e bën vetë administratori, absurditeti i kësja procedure është se, administratori duhet të ngarkojë një dokument ku ai autorizon veten e tij për të bërë deklarimin.

Detyrimi që çdo dokument (statut, NUIS, kontrata të depozituara më parë në QKB etj.) duhet të jetë i nënshkruar elektronikisht është një absurditet më vete. Çdo administrator duhet të aplikojë, për t’u pajisur me Nënshkrim elektronik, pasi ka paguar një shumë 4.800 lekë të reja. Ligji nuk shpjegon se çfarë sigurie sjellë nënshkrimi në mënyrë elektronike i këtij dokumentacioni. Çfarë ndryshon tek dokumenti nënshkrimi elektronik nga nënshkrimi fizik? Sipas mendimit tim, kjo lloj procedure nuk sjell asnjë siguri për vërtetësinë e dokumentacionit, por e vetmja gjë është se shton ca para, ca si shumë para në fakt në thesarin e shtetit. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i ndërmarrjeve aktive është:

Kurse sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve [2], në datën 20 prill 2021 numri i i subjektetev pasive është 131,640. Të mos e ekzagjerojmë duke e i përfshirë të gjitha këto subjekte si subjekte të cilat duhet të deklarojnë pronarin përfitues në bazë të ligjit por po bëjmë një hamendje (duke mos pasur askund statistika të publikuara) se 40% e këtyre subjekteve duhet të deklarojnë pronarin përfitues ose 52,656 subjekte. Po konsiderojmë 52.000 subjekte të cilët duhet të paguajnë 4.800 lekë të reja për t’u pajisur me nënshkrim elektronik atëherë shuma që shkon në buxhetin e shtetit prej këtyre subjekteve të cilat kanë vite e vite që nuk gjenerojnë asnjë të ardhur nga biznesi i tyre, do të jetë Lekë  249,600,000 të reja, ose  Euro 2,029,268. Pra në total në të ardhurat e buxhetit të shtetit do të arkëtohen më shumë Euro  4,268,215.

http://databaza.instat.gov.al/pxweb/sq/DST/START__BR__BR0/BR0020/table/tableViewLayout2/?rxid=ba88cbff-4baa-438f-9954-bb5584c94c77

[1] https://www.tatime.gov.al/c/8/129/132/subjekte-pasive

Asnjë sqarim praktik nga ana e QKB-së

Nisur nga vështirësitë e mëdha që u hasën gjatë zbatimit të këtij ligji, komuniteti i biznesit, përfaqësuar nga 11 Dhoma Tregtie dhe Shoqata Biznesi, kryesisht të huaja, i dërgoi një shkresë ministres së Financave, Anila Denaj, dy komisioneve parlamentare dhe për dijeni kryeministrit Edi Rama, ku kërkon shtyrjen e afatit për deklarimin e të dhënave të pronarëve përfitues deri në 30 qershor gjë që më në fund u arrit. Dhoma amerikane e tregëtisë shkoi pak më tej duke publikuar për anëtarët e saj një material, ku sqarohen disa nga pikëpyetjet dhe paqartësitë, që lidhen kryesisht me OJF-të dhe identifikimin e pronarëve në kompanitë e huaja të listuara në bursë. [3] Në material paraqiten disa pyetje për mënyrën se si duhet të bëhet deklarimi por ajo që shihet është se përgjigjet që QKB ka dhënë janë krejtësisht të cunguara dhe pa asnjë referencë praktike. Shumica e përgjigjeve janë: “Referuar Ligjit nr. 112/2020, detyrimin ligjor të raportimit të pronarit përfitues e ka çdo subjekt i përcaktuar në nenin 2 të tij. Për identifikimin e pronarit përfitues të tyre, në rastin e pronësisë indirekte, duhet të ndiqen dispozitat e ligjit dhe të VKM-së nr. 1088, datë 24.12.2020”. QKB në asnjë rast nuk sqaron në mënyrë direkte procedurën, por në të gjitha rastet e lë subjektin nën pushtetin e ligjit dhe të vkm-së shoëruese të tij.

Këtu dua të flas për një rast konkret. Një nga subjektet që unë ndjek është dhe Shoqata e pediatërve shqiptar. Sipas ligjit edhe këto subjekte janë të detyruar të deklarojnë pronarin përfitues. Po cilin pronar? Çfarë përfitojnë këta pronarë? Po në materialin sqarues të ofruar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, është një seksion më vete pjesa për OJF-të.
Disa nga pyetjet e drejtuara QKB-së në lidhje me deklarimin e tyre janë:

https://www.monitor.al/bizneset-ne-kerkim-te-pronareve-si-veprohet-kur-kompanite-jane-listuar-ne-bursa-cili-eshte-pronar-perfitues-ne-ojf/

Përgjigjet e dhena nga QKB janë krejt të çoroditura ashtu si është edhe vetë ky ligj. Sipas QKB-së dhe rrjedhimisht sipas interpretimit të ligjit pronar përfitues në një OJF është personi që përcakton vendimet e marra, për më shumë informacion po vendos përgjigjen për pyetjen e parë dhe për pyetjen e tretë: Pyetja a) Po një organizate që ka 5 anëtarë bordi me te drejte vote, pra me një përqindje nën 25% si do të veprohet? Përgjigje pyetja a)në VKM nr. 1088/2020, është parashikuar rasti kur pas shterimit të të gjitha mjeteve të mundshme për identifikimin e pronarit përfitues dhe nëse nuk ka arsye për dyshime, subjektet raportuese nuk arrijnë të identifikojnë si pronar përfitues individin i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues sipas përcaktimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Në këtë rast, në VKM është përcaktuar dhe dokumentacioni i nevojshëm shoqërues që vërteton veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi ligjor si dhe aktet që depozitohen për vërtetimin të dhënave përkatëse mbi pronarin përfitues të regjistruar në këtë rast

Pyetja c) OJF është regjistruar me vendim gjykate, të gjithë anëtaret duhet të bëjnë deklarim si person më vete? Përgjigje pyetja c“Bazuar në Ligjin Nr. 112/2020, pronar përfitues është themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person: a) përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse; b) kontrollon në çdolloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse

Më vjen keq të them, por në tekstet më sipër, unë nuk kam marrë asnjë përgjigje konkrete nga QKB se si duhet t’i trajtojë mjekët e nderuar që kanë krijuar një shoqatë e cila iu jep mundësinë të bëjnë konferenca e të rrahin mendime shkencore.

Sipas mendimit dhe gjykimit tim, ky ligj nuk po sjell asnjë risi, asnjë siguri apo informacion më shumë, por thjesht dhe vetëm po fut ca para më shumë në buxhetin e shtetit dhe i shtoi biznesit një trazirë më shumë se sa përballimi i situatës së pandemisë.

(Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial analiza nga meri lika analiza nga meri lika


Sondazh

Poll
Editorial 20 Prill 2021, 08:45

Prometeu ynë i zgjidhur dhe pa zjarr

Sot në Shqipëri, duket shumë e lehtë të shkatërrosh, krijosh institucione … ose dhe të eleminosh institucione. Luajtja e lojës se kryeministri është Prome...

Editorial 19 Prill 2021, 23:04

SPAK, një qen roje i PS

Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkulla...

Editorial 19 Prill 2021, 15:15

Lapsi dhe SPAK si gome e krimeve te pushtetit

“Patronazhistet”, fatkeqesisht e kthyen daljen e te dhenave personale per publikun e thjeshte nga nje Megaskandal, ne nje Komedi. Dhe teksa Komedia vazhdon perd...

Editorial 14 Prill 2021, 07:39

Letër e hapur për patronazhisten time

E dashur patronazhistja imë A.SH.!Po të them që në fillim se, në momentin kur mora vesh për ekzistencën tënde dhe për më tepër se sa pranë më kishe qendruar gji...

Editorial 13 Prill 2021, 15:23

SPAK-u Patronazhist si Sopatë pa Bisht

Trinomi revolucionar “Shtet-Patronazhist-Pushtet”. Për herë të parë fjalën patronazhist, e dëgjova në Lukovë në shtatorin e vitit 1986. Isha student dhe gjithë ...

Editorial 13 Prill 2021, 15:03

Të githë fajin patronazhistëve

Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëll...

Editorial 13 Prill 2021, 12:51

Kapitalizmi nuk do të na shpëtojë nga Covid-19

Kur një qeveri drejtohet nga filozofia e lakmisë, aparteidi i vaksinave është i garantuar. 56 përqind e më shumë se 455 milion dozave të vaksinave anti-Covid ka...

Editorial 11 Prill 2021, 16:07

Grupi “puçist” i Rinasit

Në vitin e largët 1974, rrufetë e Zeus-it Enver nga Olimpi i marksizëm-leninizmit, do të binin pa mëshirë mbi ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe gjeralët d...

Editorial 9 Prill 2021, 12:15

Dështimi në Rinas ka emrin Edi Rama

Skandali i bllokimit të hapësirës ajrore shqiptare, tregoi se nuk ka asgjë që mund ta detyrojë Edi Ramën të sillet si Kryeministër dhe kabinetin e tij të sillen...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë