"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
11 Shkurt 2021, 10:45Nga DOSJA
TIRANË– Altin Dumani është prokurori ‘sypatrembur’ që ka drejtuar operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarqë vuri në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe nëntë persona të tjerë.
Dosja.almëson se Dumani ka drejtuar i vetëm të gjithë opercionin që shkatërroi grupin e strukturuar në Gjykatën e Krujës, të cilët po bëheshin gati të lironin një tjetër të dënuar, Sajmir Petanin.
Dumani ka lindur në Dibër. Ai vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit njihet si prokurori që ka drejtuar i i pari njësinë Task Forcë, për të luftuar krimin e jakave të bardha (siç njihen ndryshe zyrtarët e nivelit të lartë)
Altin Dumani e ka nisur karrierën në vitin 1999 në Sarandë dhe sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.
Dumani është një nga prokurorët e vetëm që la “pa fjalë” edhe të dërguarin (vëzhguesin) e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.
Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Saimir Petani është i dënuari për vrasje që aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës dhe kërkoi të merrte lirinë përmes ndikimit të gjyqtares...
TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar ditën e sotme nga SPAK pasi akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ndikim në funksionarë publikë....
BERAT- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Lajmin e ka bërë të ditur policia, ku shkruan se 2 nga personat e arrestuar kanë qenë të shpallur në kër...
TIRANE- 10 të arrestuar bashkë me gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha. Prokuroria e Posaçme ka sqaruar arsyet por edhe skemën sesi gjyqtarja Enkelejda Hox...
BERAT– Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi që ka përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit edhe qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në disa akse rrug...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Sipas informacioneve paraprake, burime bëjnë me dije se këta persona po plani...
TIRANË– Me një urdhër të ri në Infektiv, nuk do të lejohen më ushqimet nga jashtë për të sëmurët. Kështu, familjarët do mund të sjellin për të shtruarit ve...
VLORË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj ka postuar në ‘Facebook’ foto nga qyteti i Vlorës i cili është i përmbytur. Ajo shkruan s...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas shirave të dendur që kanë nisur mbrëmjen e djeshme.Autor...