Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Çmimet në treg, AK: Hetojmë karburantet e kompanitë që tregtojnë produktet e shportës
11 Mars 2022, 15:10Nga DOSJA
TIRANË– Autoriteti i Konkurrencës ka bërë me dije se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës që nga data 3 shkurt i këtij viti. Ndërsa hetimin e ka filluar më datë 25. Gjithashtu, AK, në një njoftim për shtyp bën me dije se nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer duke nisur nga dita e sotme.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti i Konkurrencës, siç ka njoftuar më herët, në datën 3.02.2022 ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën 25.02.2022, me Vendimin nr. 866, “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë”. Autoriteti i Konkurrencës, me përgjegjshmëri të lartë ligjore, i shfrytëzoi maksimalisht kompetencat që i jep Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, ndaj edhe procedura e mësipërme e hetimit filloi që me marrjen e sinjaleve të para dhe konstatimeve se, në muajt e fundit, çmimet e karburanteve naftë dhe benzinë kishin një tendencë për tu ngritur, pra pa pritur agravimin e situatës së ditëve të fundit.
Bëjmë me dije se, të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara. Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhërit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.
Sqarojmë përsëri publikun e nderuar se, në respekt të qëllimit për të cilin është ngritur Autoriteti i Konkurrencës, të gjitha këto monitorime apo procedura hetimi kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa hyrë në atributet që janë përgjegjësi e institucioneve të tjera ligj zbatuese në vend. Autoriteti i Konkurrencës vlerëson të theksojë se, do të ofrojë të gjithë mbështetjen e tij, kurdo që do i kërkohet, me ekspertizën më të mirë të mundshme në fushën e mbrojtjes së konkurrencës, për çdo institucion apo bord publik, gjithmonë duke ruajtur kompetencat dhe pavarësinë e tij.
TIRANË– Gjatë ditës së sotme gjeneralmajori amerikan, David Tabor, i cili është komandanti i Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë k...
Edi Rama: Duhet të vazhdojmë reformat dhe të vazhdojmë që të bëjmë vendin tonë evropian, me të njëjtat vlera dhe standarde si BE. Jo sepse po na e kërkojnë, por...
TIRANË– Akuza për bllokim rrugësh që po monton policia kundër protestuesve është e jashtëligjshme. Në një arsyetim ligjor, avokati Altin Goxhaj arsye...
FIERZË- ‘Fax News’ ka siguruar informacion sa i takon prodhimit të energjisë elektrike nga 3 hidrocentralet kryesore në vend. Mësohet se Hidrocentrali i Fi...
HUNGARI– Pas Malit të Zi, edhe Hngaria ka hequr masat kufizuese. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qytetarëve shqiptarë nuk do t’...
TIRAN- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar zbardhjen e vendimit të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, ku ka theksuar se është absurde të ...
Nga Instituti i Studimeve Politike (ISP)Seancat plenare janë aspekti më i rëndësishëm i jetës parlamentare: në komisione diskutohen ligjet dhe aktet, por seanca...
TIRANË- Tre persona janë arrestuar ndërkohë që dy tjerë janë shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit “Overpas” për goditjen e trafikimit të lëndë...
“Ligji shqiptar nuk e ka atë që quhet protestë spontane dhe kjo duhet vënë në vëmendje. Arsyeja pse Policia ka kryer shoqërime dhe arrestime është se kanë...