LIVE UPDATES
Aktualitet

RAPORTI/ Debati parlamentar në seancë, nga 140 deputetë, të pranishëm ishin vetëm 6!

11 Mars 2022, 14:41 Nga DOSJA
RAPORTI/ Debati parlamentar në seancë, nga 140 deputetë, të

Nga Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Seancat plenare janë aspekti më i rëndësishëm i jetës parlamentare: në komisione diskutohen ligjet dhe aktet, por seanca ka fuqinë kushtetuese për miratimin ose jo të tyre. Institucioni i seancës shpreh legjitimitet, solemnitet dhe mesazh politik, deputetët e përdorin atë për të dëshmuar aftësitë, angazhimin, bindjen politike, parimet që mbrojnë dhe për të respektuar kontratën me zgjedhësit. Po sa përdoret ky instrument në Shqipëri? Instituti i Studimeve Politike (ISP) monitoron prej vitesh parlamentin, ka evidentuar modele pozitive e negative, megjithatë rasti i fundit, seancat e datës 10 mars 2022 është alarmues në kufijtë e skandalit, por edhe domethënës për cilësinë e jetës parlamentare në Shqipëri.

Sipas kalendarit ishin 9 akte në rendin e ditës, përfshirë një interpelancë për arsimin dhe disa marrëveshje me Bashkimin Europian dhe Kosovën. Për rreth 10 orë ka diskutime e diskutime, pa fund diskutime, 90% e të cilave vetëm për të shënuar emrin në listën e deputetëve që kanë folur në këtë legjislaturë. ISP e monitoron Kuvendin, por në kushtet e reja të imponuara nga Kuvendi, monitorimi ndiqet online nga pamjet e ofruara nga vetë regjia qendrore e Kuvendit. Në votimin e tyre morën pjesë 110-111 deputetë, por pamjet zyrtare nga seanca tregojnë se votimi mbetet akt formal dhe se institucioni i seancës edhe më formal. Vetëm 5 deputetë + drejtuesi i seancës rezultojnë të pranishëm në sallë në momentin e njoftimit të rezultateve të votimit!

Konkretisht, në orën 10 seanca nis me 13 deputetë në sallë + 3 ministra + drejtuesi i seancës (foto 1 lart), vijon diskutimi pas disa orësh me vetëm 11 deputetë në sallë, nga të cilët 1 po ikën jashtë (foto 2 lart), vazhdon në mesditë diskutimi me vetëm 14 deputetë (foto 3 lart), gjatë pasdites ulet numri i deputetëve prezent në 11 (foto 1 poshtë), në pasditen e vonë mbeten vetëm 7 deputetë dhe 2 ministra (foto 2 poshtë) dhe në mbrëmje në momentin kur lexohen rezultatet e votimit në sallë rezultojnë vetëm 5 deputetë (foto 3 poshtë), ndërkohë që në sallë ka mbetur vetëm 1 ministër.

Po pjesa tjetër e 85-90 deputetëve që morën pjesë në votim por që nuk ishin në sallë gjatë seancës dhe pjesa e mbetur e 14-15 ministrave? Natyrisht ata kanë gjykuar se kanë punë më të rëndësishme sesa parlamenti! Nga monitorimi i mediave sociale rezulton se gjatë kohës se seancës shumë prej tyre i sheh në takime partie, në restorante me miq, në ndonjë studio televizive apo në relaks me miq e kolegë. Detyrën e kanë kryer? Ishin në parlament, folën në emër të popullit, kryen detyrën ndaj shefave partiake dhe partisë, votuan, regjistruan emrin për rrogën e lartë ditore dhe me kaq?

Mbyllet kështu një ditë tjetër parlamentare në vendin e dytë më të varfër në kontinent, me kaq pritshmëri të larta të publikut ndaj politikës dhe parlamentit, në vendin ku qytetarët votues në së paku 7 bashki janë në protestë për çmimet e naftës dhe produkteve të shportës, ndërsa edhe kryeministri braktisi seancën parlamentare për të mbajtur konferencë shtypi me veten në faqen e tij të facebook-ut. Transparenca? Llogaridhënia? Përgjegjësia? Respekti për “Tempullin e demokracisë”? Kuvendi, grupet parlamentare dhe deputetet mund e duhet te kenë një qasje tjetër me institucionale, me serioze dhe me te përgjegjshme mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre kushtetuese.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike instituti i studimeve politike instituti i studimeve politike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet