LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Çmenduri’ në rrugë! Shoferët ecin të dehur dhe ‘fluturojnë’ me 175 km në orë, arrestohen gjashtë prej tyre në

3 Korrik 2021, 15:54 Nga DOSJA
‘Çmenduri’ në rrugë! Shoferët ecin të

TIRANË– Gjashtë drejtues mjetesh janë vënë në pranga në 24 orët e fundit dhe 2 mijë e 356 të tjerë janë gjobitur pasi janë pikasur teksa udhëtonin në gjendje të dehur me mjetin e tyre dhe duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Një 25-vjeçari iu hoq patenta përfundimisht.

Njoftimi nga policia: STOP drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe shpejtësisë vrastare të jetës në rrugë, respektoni rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.   Policia Rrugore në të gjithë vendin, vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore, nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore të Tiranës, u bë e mundur konstatimi dhe parandalimi i ndonje ngjarjeje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, ku pas disa telefonatave të qyetarëve të ardhura në sallën operative të DVP Tiranë, se një mjet luksoz në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, qarkullonte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe pas  testimit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi  J.V., 27 vjeç, drejtonte mjetin në gjëndje të dehur në masën 0.81/mg/l, i cili u arrestua në flagrancë dhe u ndëshkua edhe me masë administrative me 30.000 lekë te reja si dhe ju pezullua leja e drejtimit për një periudhë 20 mujore.

Ndërkohë në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan, janë evidentuar nga radari  shpejtësi qe varionin nga 158 km/orë deri në 175 km/orë.  Ndërsa në rrugën intreurbane Fier – Vlorë, nga  njësia Operacionale e Policisë Rrugore është konstatuar një drejtues mjeti që drejtonte mjetin me shpejtësi 136 km/orë dhe drejtonte mjetin me patentë të pezulluar për pije alkoolike dhe përdorte një patentë angleze të falsifikuar. Drejtuesit të mjetit tip “Ford Focus”, shtetasit K. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, iu hoq patenta përfundimisht si dhe u procedua penalisht për falsifikim të dokumentave. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjëndje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjëndje të dehur. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Policia Rrugore, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.     

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 shofere arrestohen 6 shofere

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj