LIVE UPDATES
Ekonomi

“Helicopter Money”, ideja e ‘çmendur’ e Bankave Qendrore për t’i dhuruar çdo qytetari 200 euro në muaj!

23 Tetor 2019, 09:36 Nga DOSJA
“Helicopter Money”, ideja e ‘çmendur’ e Bankave

A mundet që kreditimi i parave drejtpërdrejt në llogaritë rrjedhëse të qytetarëve të jetë arma e fundit, duke pasur parasysh dyshimet dhe efektet anësore të politikave të tilla si lehtësimi sasior, që Banka Qendrore Evropiane ka për të rifilluar inflacionin?

Shkrimi në Ilsole24Ore

Derdhja e 200 eurove në muaj në llogarinë e çdo qytetari të Eurozonës është ideja më e fundit që po nxit debatin në rritjhe për adoptimin në të ardhmen e afërt të një politike të quajtur “Helicopter Money”. Kjo nuk është një teori konspirative, por u propozua nga Ben Benanke, ish-guvernatori i Rezervës Federale, i cili nga ana e tij e kishte huazuar këtë ide nga Milton Friedman që konsiderohet “babai i teorisë monetare” si edhe ka rrëmbyer çmimin Nobel në Ekonomi. Në vitet ’60, Friedman shkruante: “Të supozojmë se një ditë një helikopter do të fluturonte sipër këtij komuniteti dhe do të hidhte 1 mijë dollarë nga qielli. Sigurisht ato do të mblidheshin me shpejtësi nga qytetarët”. Sipas Friedman, një lëvizje e tillë do të kishte “automatikisht” një impakt në inflacion, duke e rritur atë.

Inflacioni

Rritja e inflacionit është një nga sfidat me të cilat po përballet Banka Qendore Europiane prej 10 vitesh. Synimi është arritja e një niveli 2 % të inflacionit por mesatarja e arritur është 1.2 %. Dhe perspektiva e 10 viteve të ardhshme për 19 vendet e zonës euro mbetet e njëjtë, pra inflacion 1.2 %. Aspekti “kurioz” është që investitorët duket se tashmë nuk besojnë më në mundësinë që politikat e fundit zgjeruese të BQE-së janë në gjendje që të sjellin rritjen e çmimeve në nivelet e kërkuara. Nuk përfundon këtu! Investitorët jo vetëm nuk besojnë te rritja e inflacionit por te e kundërta; te deflacioni. Arsyeja për të cilët BQE (por edhe bankat e tjera qendrore të mëdha) has vështirësi për të ringritur inflacionin i ka rrënjët edhe më të thella. Gjithçka ka nisur në vitet ’80 kohë kur “gërshëra” e barazisë mes të pasurve dhe të varfërve ka nisur të zgjerohet. Fillimisht ka nisur me ritme të ngadalta por pas rënies së Murit të Berlinit dhe globalizimit, ritmet janë përshpejtuar. Raporti mes të ardhurave të disponueshme të 10 % më të pasur të popullsisë dhe 10 % më të varfër, është rritur me 7 herë nga 1980 dhe me 9 herë në 2015. Përfitimet e rritjes ekonomike përfundojnë në xhepin e një fashe gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë, evidentohet në studimin “Income Inequality” (Pabarazia e të ardhurave).
Mes 1975 dhe 2012, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 47 % e të ardhurave të gjeneruara nga rritja ekonomike ka shkuar për të fryrë portofolet e vetëm 1 % më të pasurve të popullsisë; një fenomen veçanërisht i reflektuar edhe në Kanada, Australi dhe Britani të Madhe.

Si rrjedhojë, shtresa e mesme gjendet gjithnjë e më shumë nën presion.

Motivet e kësaj shpërndarje asimetrike të pasurisë janë shumë. Është mbi të gjitha impakti i globalizimit që ka revolucionarizuar plotësisht flukset tregtare por edhe inovacionin teknologjik, që po krijon profesione të reja me vlerë të shtuar shumë të lartë duke i bërë shumë të tjera të panevojshme, me pasoja të ndjeshme te pagat dhe punësimi. Por shtimi i pabarazive ka kontribuar në krijimin e një tregu pune gjithnjë e më shumë të “financiarizuar” me përdorimin e gjerë të planeve të “stock options” (aksione që u jepen falas punonjësve, zakonisht manaxherëve të kompanive) dhe të bonuseve për drejtuesit, sëbashku me rënien e rregulloreve dhe të rolit të sindikatave. “Gërshëra” mes të pasurve dhe të varfërve është zgjeruar akoma më shumë pas krizës së vitit 2008 dhe tashmë po merr një impulsi të ri të fuqishëm nga politika monetare jo e zakonshme e bankave qendrore. Ja pse në tentativën për të gjetur zgjidhje, debati për “Helicopter Money” po rritet. Për të është folur shumë sëfundmi nga ish guvernatori i Federal Reserve të Dallasit Richard Fischer, ish zëvëndës guvernatori i Bankës së Kanadasë Jean Boivin, ish presidenti i Bankës Qendrore Zvicerane Philipp Hildebrand etj., që kanë publikuar një propozim që synon përdorimin e një fondi emergjence fiskale të financuar nga banka qendrore. Për të shkuar më tej, Moritz Kraemer, krye-ekonomisti i Acreditus, shoqëri konsulence me seli në Dubai, në një artikull në Financial Times ha hipotetizuar për një program të Bankës Qendrore Europiane 36 mujor që parashikon dhurimin e 200 eurove në muaj për çdo qytetar nëse niveli i inflacionit bie nën 1 % në vit. Shuma do të reduktohet gradualisht pasi të arrihet niveli 2 % i inflacionit. Një operacion kolosal që kushton 900 miliardë euro.

Por a do të funksiononte? A do të arrinte të rindizte inflacionin dhe rritjen ekonomike ky hap?

Ata që kundërshtojnë idenë japin disa argumente. Fillimisht duhet të sqarojmë se “Helicopter Money” i përket politikës fiskale dhe jo asaj monetare sepse ndarja direkte e parasë në llogaritë bankare kërkon emisionin e bonove për riekuilibruar pasivitetin e Bankës Qendrore Europiane. Por duke qenë se në Eurozonë nuk ekziston as imazhi i një superministri financash e as eurobonde, në vendimmarrje duhen përfshirë të gjithë ministrat e financave të 19 shteteve që aderojnë në zonën euro. Pyetja e fundit është një e vetme: njerëzit do t’i shpenzonin paratë e “dhuruara” nga Banka Qendrore Europiane? Mbi këtë nuk ka siguri sepse qytetarët mund të vendosin që t’i ruajnë paratë si pjesë të kursimeve, duke zbehur kështu operacionin. Edhe në rast se paratë e dhëna do të shpenzoheshin në pjesën më të madhe të tyre, inflacioni do të rritej por vetëm për periudhën e “Helicopter Money”. Kur efektet stimuluese të “drogës” të përfundojnë, do të ktheheshim në pikën e nisjes. Është e vështirë pra që një ekonomi të mund të rritet pa investime në infrastrukturë, që të përmirësohet vetëm sepse njerëzit me paratë e BQE-së do të shkojnë (dhe nuk është e sigurtë) për të shpenzuar më shumë në kinema apo në piceri. ‘Shkopi magjik’ i ‘Helicopter Money’ do të rezultonte një armë e papërshtatshme sepse pritshmëritë e tregjeve mbi inflacionin do të ambientoheshin lehtësisht me klimën e parasë së shpejtë e të lehtë. Ndaj, “Helicopter Money”, rrezikon të mos ketë efektin e shpresuar.

Por cila do të ishte zgjidhja e përshtatshme?

Sipas ekspertëve të ndryshëm që vënë në pikëpyetje këtë skemë, problemi duhet kërkuar në përmirësimin e bashkëpunimit dhe të koordinimit mes politkave monetare dhe atyre fiskale./ Marrë nga Gazeta Tema

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bankat qendrore evropiane ideja e cmendur bankat qendrore evropiane ideja e cmendur


Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!