LIVE UPDATES
Bota

Charlie Hebdo; Një proces gjyqësor që prek shpirtin e Francës

2 Shtator 2020, 07:24 Nga DOSJA
Charlie Hebdo; Një proces gjyqësor që prek shpirtin e

Vetë profeti Mohamed – me një tabelë “Je suis Charlie” në dorë dhe lotë në sy mban zi për viktimat – kështu e titulluan gazetarët numrin e botuar pak ditë pas sulmit të përgjakshëm ndaj redaksisë së tyre në janar 2015. “Tout est pardonne” shkroi me shkronja të zeza redaksia në një karikaturë tjetër të profetit. Çfarë tingëllon si mbyllje e një kapitulli tragjik, nuk ka si të jetë e tillë. Si për të mbijetuarit, që ende luftojnë me përballimin e pasojave të sulmit terrorist, ashtu edhe për drejtësinë franceze, që të mërkurën (02.09) hap procesin gjyqësor para një tribunali në Paris kundër 13 personave që dyshohet, se fshihen pas atentatit.

“Tani e kanë radhën të tjerët”

Një përmbyllje simbolike megjithatë ka pasur. Redaksia e “Charlie Hebdo” u largua nga adresa e mëparshme, sot ajo ndodhet në një vend të paditur për publikun. Kush kërkon të intervistojë botuesin aktual, Laurent Sourissseau, i njohur si “Riss”, duhet të kalojë tre breza me trupa të sigurisë. Kur vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi më 7 janar 2015 hynë në zyrat e redaksisë së “Charlie Hebdo” dhe vranë aty 11 vetë me kallashnikov, një plumbi goditi në shpatull edhe “Riss”. 53 vjeçari mbijetoi. Por karikatura të Mohamedit, ai nuk do të vizatojë më, kështu u shpreh atë vit Riss. Profeti u bë karikaturë për të mbrojtur parimin, që ne duam të vizatojmë, çfarë të duam. Tani e kanë radhën të tjerët.

Për këtë parim karikaturesk, revista satitike nuk ka gjetur shumë mbështetës në vitet pas atentatit. “Unë nuk dua që një skeç për Mohamedin të më pengojë që të shoh se si rriten fëmijët e mi”, kështu arsyetoi autori dhe humoristi francez, Stephane Guillon me rastin e përkujtimit të atentatit, tre vite më pas.

Eufori pastaj rënie

Në fillim u duk sikur sulmi terrorist e ktheu të gjithë vendin në mbrojtës të lirisë së mendimit dhe artit. Më shumë se 1,5 milionë vetë dolën më 11 janar në rrugë për të shprehur solidaritetin me Charlie Hebdo dhe për të demonstruar për lirinë e mendimit. Bashkë me ta më shumë se 40 krerë shtetesh nga e gjithë bota.

Por empatia e francezëve për revistën satirike e zgjuar pas atentatit nuk zgjati shumë. Numri i abonentëve nga 40.000 u rrit në 260.000 kopje pak javë pas atentatit. Në vitet më pas ky numër ra në 35.000 kopje. Demonstrata masive e 11 janarit 2015 nuk ishte vetëm shprehja e dëshirës për lirinë e shtypit, por edhe për unitet të ri në shoqëri. “Marshe republikane”, kështu i quajtën francezët kolonat e protestave.

Një vit pas atentatit

Por imazhi i unitetit të ri francez shpejt pësoi të çarat e para. Për Charlie Hebdo kishte shumë rezerva sidomos në zonat periferike problematike të Francës, të njohura si Banlieues. Në aktivitete përkujtimore në zonat Banlieue ka pasur njerëz që kanë dashur të prishin përkujtimin, rastet i janë njoftuar Ministrisë së Arsimit. Më shumë se 200 nxënës nuk kanë dashur të kujtojnë viktimat. Shumë prej tyre kanë shprehur mirëkuptim për vrasjen e satirikut, që e bëri profetin Mohamed objekt të satirës.

Që politika franceze ende edhe sot nuk ka gjetur një recetë kundër përçarjes në rritje në shoqëri e tregon edhe debati aktual për një “ligj kundër separatizmit” që ka bërë të ditur kryeministri i ri, Jean Castex. Bazat e këtij ligji pritet që presidenti, Emmanuel Macron t’i paraqesë këtë javë në një fjalim në Pantheon me rastin e 150-vjetorit të fundit të monarkisë. Por ndryshimi më i madh në vend është prezenca e shtuar e forcave të sigurisë.

Në gjendje të jashtëzakonshme

Pas një serie të koordinuar atentatesh në një sallë koncertesh në Paris, Bataclan si edhe në restorante dhe bare, në nëntor 2015 presidenti i atëhershëm, François Hollande shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo u mundësoi hetuesve të kryenin më shumë se 4.500 kontrolle në shtëpi pa vendim të gjykatësit, duke bërë të dështonin më shumë 30 atentate të tjera. Gati dy vjet qëndroi në fuqi ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, derisa Macron e shfuqizoi në vitin 2017. Një ligj i ri antiterror tani ua lehtëson autoriteteve të sigurisë përgjimin dhe u jep kompetenca të gjera. Pak ditë pas sulmit ndaj Charlie Hebdo, qeveria franceze ngarkoi forcat e sigurisë që të siguronin pika qendore në vend. Me operationin Sentinelle ushtria vë në dispozicion mijëra ushtarë që sigurojnë ndërtesat publike, por edhe shkollat, teatrot dhe mediat, aeroportet e stacionet e trenit.

Bota e bashkuar më 11 janar 2015

Barrierat e betonit ofrojnë mbrojtje tani kundër sulmeve terroriste, Kulla Eifel, aq e preferuar mes turistëve është siguruar me një xham antiplumb. Rreziku i vazhdueshëm terrorist është pjesë e së përditshmes si debati i ekspertëve mbi dimensionin fetar të sulmeve. A mund të shpjegohen atentatet me interpretimin salafist radikal të islamit, apo këta të rinj në periferi të shoqërisë duan të shprehin me këtë ndarjen radikale me Francën? Disa përgjigje për këtë pyetje ndoshta do t’i japë procesi kundër 13 të dyshuarve që fshihen pas atentatit kundër “Charlie Hebdo”. Megjithëse ky gjyq nuk është tema dominuese në Francë, procedura gjyqësore do të filmohet e gjitha për të pasur një dokument historik mbi këtë proces.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota profeti mohamed profeti mohamed

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës