LIVE UPDATES
Bota

Trump në Kenosha, bën thirrje për përgjigje “të fortë” ndaj protestave

2 Shtator 2020, 06:51 Nga DOSJA
Trump në Kenosha, bën thirrje për përgjigje “të

Presidenti amerikan Donald Trump të martën vizitoi disa pjesë të qytetit të Kenoshës në Uiskonsin, që u dëmtuan javën e kaluar në trazirat civile që shpërthyen pasi një polic i bardhë qëlloi shtatë herë në shpinë afrikano-amerikanin Jacob Blake gjatë përpjekjes për arrestimin e tij.

“Duhet të jesh i vendosur, i fortë, dhe i gatshëm të mobilizosh njerëzit” për të shuar dhunën, tha presidenti amerikan në një bisedë me oficerët e zbatimit të ligjit.

Më vonë, në një diskutim me zyrtarët e zbatimit të ligjit, Presdienti Trump tha: “Ju përballeni me anarkistë, plaçkitës dhe protestues të dhunshëm. Ju merreni me njerëz të ndryshëm. Ju përballeni me agjitatorë.”

Presidenti Trump është përfshirë në një përplasje politike me rivalin e tij demokrat, Joe Biden, rreth asaj se kush do ta mbante vendin të sigurt ndërsa të dy po bëjnë fushatë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Presidenti Trump sulmoi “politikanët e pamatur të ekstremit të majtë”, duke shtuar, “Ne duhet t’i japim një mbështetje shumë më të madhe forcave tona të zbatimit të ligjit”.

Presidenti Trump tha në Kenosha se, “Turmat e dhunshme shkatërruan ose dëmtuan të paktën 25 për qind të biznese, dogjën ndërtesa publike dhe hodhën tulla drejt policëve, një veprim që policët tuaj nuk do ta duronin. Dhe ata nuk e duruan atë”, tha Presidenti Trump. “Këto nuk janë vepra të protestave paqësore, por me të vërtetë të terrorit të brendshëm.”

Presidenti Trump vizitoi Kenoshën, një qytet me 100,000 banorë në brigjet e Liqenit të Miçiganit, kundër dëshirës së kryebashkiakut të qytetit dhe guvernatorit të shtetit të Uiskonsinit, Tony Evers, i cili tha se ajo ishte shumë e shpejt pasi policia ende po vazhdonte hetimet në rastin e qëllimit me armë të afrikano-amerikanit Jacob Blake më 23 gusht. Anëtarët e familjes së tij thonë se ai tani është pjesërisht i paralizuar.

Policia gjithashtu po heton rrethanat e vrasjes së dy protestuesve dhe plagosjes së një tjetri gjatë protestave që pasuan qëllimin me armë nga policia të afrikano-amerikanit Jacob Blake. Policia ka akuzuar njëadoleshent i cili pretendoi se po mbronte bizneset në Kenosha.

Guvernatori demokrat Evers dislokoi trupat e Gardës Kombëtare të Uiskonsinit në Kenosha dhe më vonë pranoi një ofertë të Shtëpisë së Bardhë për më shumë ndihmë federale për zbatimin e ligjit.

Presidenti Trump pretendoi, pa ofruar prova, se trazirat civile përfunduan kur Shtëpia e Bardhë tha se ai do të vizitonte qytetin e Kenoshës.

“Kjo përfundoi brenda një ore, dhe sapo njoftuam se do të vinim dhe pastaj ata na panë se ishim këtu”, tha Presidenti Trump, i cili ishte i shoqëruar në Kenosha nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr.

Presidenti Trump nuk u takua me familjen e afrikano-amerikanit Jacob Blake gjatë vizitës së tij, por theksoi disa herë se ai kishte folur me një pastor të familjes.

Gjatë nisjes për në Kenosha, Trump tha, “Sot, unë do të shkoj atje për të mbështetur forcat e zbatimit të ligjit dhe Gardën Kombëtare, sepse ata kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në Kenosha. Ata e kanë shuar flakën menjëherë. Në momentin kur ata ndrëhynë flaka u shua. Tani mbase do të fillojë përsëri, nëse kjo ndodh ata do ta shuajnë atë në mënyrë shumë më të fuqishme.”

Presidenti të hënën nuk pranoi të kritikonte veprimet e adoleshentit të bardhë Kyle Rittenhouse, i cili akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri gjatë një proteste në Kenosha dy netë pas incidentit në të cilin policia qëlloi afrikano-amerikanin Jacob Blake. Rittenhouse, i cili pretendon se qëllimi i tij ishte mbrojtja e bizneseve, përballet me pesë akuza kriminale, duke përfshirë atë të vrasjes me paramendim.

“Ata e sulmuan atë me dhunë”, u tha Trump gazetarëve për rastin e adoleshentit Rittenhouse. “Ai ndoshta do të ishte vrarë” po të mos hapte zjarr ndaj protestuesve.

Guvernatori Evers i bëri thirrje presidentit që të mos e vizitonte qytetin e Kenoshës të martën, duke thënë se prania e zotit Trump “vetëm se do ta pengonte procesin e shërimit të plagëve tona. Jam i shqetësuar se prania juaj do të zvarriste punën tonë për të kapërcyer përçarjet dhe për të ecur përpara së bashku.”

Udhëtimi i Presidentit Trump në Uiskonsin vjen ndërsa ai dhe ish-nënpresidenti Biden, kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shkëmbyen akuza në lidhje me sigurinë dhe kërcënimet për jetën në Amerikën e udhëhequr nga kundërshtari.

Presidenti Trump njoftoi të hënën se Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Drejtësisë po fillojnë një hetim për “trazirat civile të së majtës” në “qytetet e drejtuara nga demokratët”, duke shtuar se operacionet federale kundër dhunës urbane kanë rezultuar në arrestimin e 200 personave, përfshirë 100 në Portland të Oregonit.

“Në Amerikë, ne kurrë nuk do t’i dorëzohemi sundimit të turmës, sepse nëse turma sundon, demokracia në realitet ka vdekur,” u tha presidenti gazetarëve në zyrën e konferencave të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Duke theksuar “duhet vendosur rendi,” presidenti Trump, foli vetëm disa orë pasi zoti Biden tha se presidenti “nuk mund ta ndalojë dhunën, sepse për vite me radhë, ai e ka nxitur atë”.

Më parë po atë ditë, zoti Biden duke folur në Pitsburg, iu drejtua kamerave gjatë fjalimit të tij, që u transmetuan drejtpërdrejt në tre rrjetet kryesore kabllore të lajmeve në vend dhe tha: “Pyeteni veten, a dukem unë si socialist radikal që i kam për zemër protestat? Vërtetë? “

Zoti Biden bëri thirrje që vandalët dhe plaçkitësit të ndiqen penalisht dhe akuzoi presidentin Trump për “nxitjen e kaosit dhe dhunës” gjatë sezonit të zgjedhjeve sepse ai e sheh atë si “përfitim politik”.

Në një deklaratë të hënën vonë zoti Biden fajësoi presidentin Trump që refuzoi kritikat ndaj adoleshentit Rittenhouse dhe i bëri thirrje presidentit që bashkarisht të deklarojnë “se ndërsa protesta paqësore është e drejtë — e nevojshme, dhuna është e gabuar”.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër