LIVE UPDATES
Politike

Çështja e detit/ DW zbardh detaje nga vizita e ministrit grek në Tiranë: Ka shpresë për marrëveshje

20 Tetor 2020, 10:03 Nga DOSJA
Çështja e detit/ DW zbardh detaje nga vizita e ministrit grek

SHQIPËRI-Kreu i diplomacisë greke Nikolaus Dendias do të takohet sot me autoritetet drejtuese të Shqipërisë. Vizita e Dendias nis me takimin me Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ku bëhet me dije se tema qëndrore e bisedimeve do të jenë marrdhëniet dypalëshe, çështje europiane dhe rajonale, zhvillimet ne Mesdheun Lindor dhe perspektiva europiane e BallkanIt Perëndimor.

Programi i ministrit Dendias vijon me takime me kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta, liderin e Partisë Demokratike (PD) dhe të opozitës jashtë parlamentit, Lulzim Basha dhe kryetarin e Partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Vangjel Dule.

Në përfundim të vizitës, Ministri i Jashtëm grek do të takohet edhe me Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Vizta e Ministrit Dendias në Tiranë shihet edhe si rihapja zyrtare e negociatave për ndarjen mes dy vendeve fqinjë të Detit të përbashkët Jon dhe ecjen drejt një marrveshjeje të re.

Vizitë e paralajmëruar: Koha për ndarjen e detit Jon

Vizita e sotme e Ministrit grek u paralajmërua që në korrik të këtij viti, kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha në Parlament (26.08) se qeveria e tij “synon të zgjerojë hapësirat e saj detare edhe në detin Jon deri në 12 milje, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare” dhe bëri me dije vizitën së shpejti në Tiranë të Ministrit të Jashtëm, Nikolaus Dendias.

Kryemnistri Rama e cilësi këtë deklaratë të tillë ku “Greqia po ushtron të drejtën e saj ”gjë që shkaktoi akuzat e PD se ka një marrveshje sekrete Rama – Mitsotakis për çështjen e detit Jon.

Kryemnistri Rama ofroi një muaj më parë, në një forum të revistës “Economist” të zhvilluar në Athinë, dy alternativa për arritjen e një marrëveshjeje Shqipëri – Greqi për ndarjen e hapësirave/zonave detare mes dy vendeve në detin Jon: zgjidhjen nëpërmjet një pale të tretë apo  gjykatave ndërkombëtare për një zgjidhje “te drejtë dhe objektive”. Rama tha në Athinë se “dy palët janë në rrugën e duhur” dhe se shpreson “të arrijnë dakortësi”.

A do të arrihet më në fund një marrëveshje?

Shpresat janë por fakti është që mes dy vendeve nuk ka marrveshje për ndarjen e Detit të përbashkët Jon. Kjo është hera e tretë që palët tentojnë të bien dakort dhe arrijnë një marrëveshje. Ndarja e Detit Jon  mes dy vendeve fqinjë ka të bëjë me ndarjen e tri hapësirave: Detit Territorial, Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, ku këto të fundit lidhen me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare, kërkimet për gaz, naftë etj. Me pak fjalë edhe Shqipëria, edhe Greqia kanë interesa strategjike në ndarjen  e Detit Jon. Duket qartë  që palët kanë kundërshti përderisa Rama flet për zgjidhje “përmes një pale të tretë apo Gjykatave Ndërkombëtare”.

Për më tepër kur kjo cështje ka dy precedent negativë: në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë  (GJK) hodhi poshtë Marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, të nënshkruar nga dy palët, kur në Shqipëri në pushtet ishte PD. GJK e  konsideroi marrëveshjen e para 11 viteve “antikushtetuese, të karakterizuar nga moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”.

Precedenti i dytë i takon vitit 2017 kur negociatat rinisën dhe u pezulluan në verën e vitit të kaluar, kur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, të humbura nga ish-kryeministri Cipras dhe të fituara nga kryeministri aktual Mitsotakis, në korrik 2019 duket se e spostuan Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë nga prioritetet e Greqisë për ta rivendosur atë pikërisht këtë vit.

Sipas Konventës Ndërkombëtare të Detit, zgjerimi i ujërave territoriale deri në 12 milje ndodh kur këtë e lejojnë rrethanat gjeografike. Mes Shqipërisë dhe Greqisë hapësirat në Detin e përbashkët Jon, janë të kufizuara.

Nuk ka ende informacion se çfarë do të rinegociohet mes palëve, a do të fillojnë rinegociatat ate ku mbetën në verën e kaluar apo do fillojnë nga e para, informacion që pritet të jepet në konferencën e sotme për shtyp Rama-Dendias.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike marrëveshja për detin me greqinë nikos dendias ne tirane marrëveshja për detin me greqinë nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll
Politike 20 Tetor 2020, 09:43

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se fitorja e Opozitës së Bashkuar,ë shtë e garantuar kundrejt atyre ‘...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim