LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Ceremonia mortore për nënkomisarin Hoxha, Ardi Veliu: Punonjësit e policisë dalin çdo ditë nga shtëpia duke u për

29 Shtator 2021, 13:41 Nga DOSJA
VIDEO- Ceremonia mortore për nënkomisarin Hoxha, Ardi Veliu:

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra nga dora e Aldi Ramës një ditë më parë në Lezhë. I pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit “Dëshmor i Atdheut” për Hoxhën. Veliu tha se efektivët shqiptarë dalin çdo ditë nga shtëpitë duke takuar familjet e tyre sikur të ishte hera e fundit, sepse kështu është detyra e tyre, me të papritura. Veliu shtoi ndër të tjera se çdo vështirësi vetëm i qartëson Policisë së Shtetit rrugën ku ecën, në shërbim të qytetarëve për një Shqipëri më të mirë.

 

Fjala e plotë:

I nderuar zoti Ministër, Të nderuar familjarë dhe të afërm të Saimir Hoxhës, Të nderuar kolegë dhe pjesëmarrës, Sot ka shumë dhimbje, është një ditë e trishtë, por edhe një ditë reflektimi. Ka shumë dhimbje për prindërit, bashkëshorten dhe dy engjëjt e kolegut tonë të paharruar Saimir Hoxha, dhe familjarët e tij. E trishtë dhe e dhimbshme për gjithë organizatën e Policisë, pasi humbëm një tjetër koleg, shok, mik, por mbi të gjitha një oficer të përkushtuar për të kryer detyrën dhe për t’i shërbyer Atdheut. Atdheu sot nuk mund të ketë një mik më të mirë se ty Saimir! Për mua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka moment më të vështirë se ky, të gjej fjalët e duhura për të ngushëlluar familjarët e Saimirit, si dhe të përshkruaj me pak fjalë karrierën 18-vjeçare të tij në shumë komisariate të vendit, me çdo detyrë të përmbushur më së miri. Falë përkushtimit e ndershmërisë, Saimiri krijoi profilin e një punonjësi të respektuar e të vlerësuar nga qytetarët. Ndaj të gjithë tashmë kemi barrën e rëndë të mirënjohjes dhe respektit, që nuk do mjaftojnë kurrë, përballë veprës sublime të tij dhe qindra Dëshmorëve të Policisë.

Por kjo ditë është njëkohësisht ditë reflektimi, për të gjithë ata që duan rregullin e ligjin, për ta përkrahur më fort Policinë e Shtetit në përmbushjen e misionit të saj. Ndërkohë është edhe një kambanë alarmi për të ndalur përbaltjen e Policisë, duke i shërbyer me dashje apo pa dashje, frymëzimit të krimit që merr guxim e ngre dorën vrastare mbi punonjësit e Policisë së Shtetit. Kolegu ynë dha jetën në përpjekje për të bërë detyrën sa më mirë, i udhëhequr nga ligji, vlerat e sakrifica deri në sublim. Ai u vra nga një i ri, i arrestuar më parë nga Policia dhe i çuar para drejtësisë, e cila e liroi edhe pse kishte një dënim me disa vite burg. Saimiri dhe Policia sot janë vrarë dy herë, nga krimi dhe nga drejtësia e vjetër, që shpeshherë vendimet e saj, i kanë paguar me jetë punonjësit e Policisë së Shtetit. Organizata e Policisë është e vetmja që ka paguar kaq shtrenjtë përmbushjen e detyrës dhe misionit të saj. Dhe kjo, jo për paaftësi apo për mungesë profesionalizmi të punonjësve. Punonjësit e Policisë përballen çdo ditë me krimin, me paligjshmërinë. Dalin në mëngjes nga shtëpia duke u përshëndetur me familjen si të ishte hera e fundit, pasi e tillë është puna dhe misioni ynë. Ndaj është shumë e nevojshme përkrahja masive e qytetarëve dhe e agjencive ligjzbatuese, që bashkërisht të krijojmë një ambient më të sigurt për qytetarët dhe sa më të pasigurt për shkelësit e ligjit. Punonjësit e Policisë janë rojtarë të ligjit, gardianë të sigurisë, të cilët mbrojnë jetën me jetë. Jam i bindur se shumica e qytetarëve janë të pikëlluar për humbjen e jetës së Saimirit. Këtë pikëllim e kanë shprehur edhe në qindra mijëra mesazhe e komente, nga dje e deri sot, të dërguara në adresën e Policisë së Shtetit. Kjo mbështetje na lehtëson sadopak dhimbjen e na motivon për të ecur përpara. Të nderuar familjarë të Nënkomisar Saimir Hoxhës,

Ju nuk do të jeni vetëm asnjëherë. Jeni pjesë e familjes sonë të madhe, që është Policia e Shtetit dhe përherë do t’ju gjendemi pranë, për t’ju lehtësuar sadopak mungesën fizike të Saimirit. Ky moment i ndarjes fizike me Saimirin është shumë i vështirë jo vetëm për familjen dhe për gjithë organizatën e Policisë, por është dhe burim force e kurajoje për të vazhduar luftën me vendosmëri kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti. Memorialit të Dëshmorëve të Policisë sot iu shtua një tjetër yll, që do shkëlqejë bashkë me 224 kolegët e tij, të cilët në këto vite dhanë jetën për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt. Përulemi para trupit të heroit, duke premtuar se nuk të na stepë për asnjë moment kërcënimi i frikës. Çdo vështirësi vetëm na qartëson rrugën ku ecim, në shërbim të qytetarëve për një Shqipëri më të mirë. U prehsh në paqe, miku, shoku e kolegu ynë, Dëshmor i Atdheut, Saimir Hoxha! Të paharruara do të jenë përjetësisht kujtimi dhe vepra jote!

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet homazhe per saimir hoxhen vritet saimir hoxha homazhe per saimir hoxhen vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Shtator 2021, 12:59

TIRANË– Skandal me hedhjen e inerteve në Tiranë! Firma e ndërtimit “Kontakt”, e cila po ndërton kompleksin gjigand “Mangalem” në zonën e Ali Demit dh...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj