LIVE UPDATES
Aktualitet

Celula terroriste/ Artan Hoxha ngre alarmin: Shqipëria target për t’u sulmuar, prezenca e muxhahedinëve shton rrezikun

25 Tetor 2019, 16:05 Nga DOSJA
Celula terroriste/ Artan Hoxha ngre alarmin: Shqipëria target për

TIRANË– Në Top Talk sot ishte i ftuar gazetari Artan Hoxha që foli për skenarët e akteve terroriste ndaj të cilave është e ekspozuar Shqipëria, nisur edhe pas lajmit se anëtarët e një grupi terrorist iranian të drejtuar nga drejtues të lartë të QOUDS (Shërbimi Sekret Iranian) do të kryenin akt terrorist ditën e Nevruzit në Tiranë, kundër xhihadistëve të MEK, opozitës iraniane që strehohet në Shqipëri.

Gazetari Artan Hoxha tha se një skenar i tillë pritej që kur në Shqipëri u mor vesh se do vinte një numër kaq i madh i muxhahedinësh nga Iraku.

Sot janë diku te 2700, sigurisht që kjo gjë u paralajmërua që atëherë. Një shtet si Irani që ka të identifikuar si armik kryesor, muxhahedinët, është krejt normale që ata ta mbajnë nën survejim, të organizojnë akte sabotazhi për ta dëmtuar atë në mënyrë që t’i ofrojnë siguri regjimit që kanë brenda.

Për fat të keq Shqipëria përfshihet në këtë lojë sepse është territori ku është vendos MEK-u dhe këtu lindi gjithë ky skenar.”, tha ai.

Ndërsa lidhur me deklaratën që drejtori i policisë, Ardi Veliu bëri për këtë çështje ai tha: “Në fakt ai bëri publike një agjendë e cila ishte zhvillua për 3 vite rresht dhe mesazhi që unë kuptova ishte se autoritetet tona po paralajmërojnë dikë me qëndrimin që mbajtën, pra që ata e kanë zbuluar këtë celulë, që kanë zbuluar planin e shërbimeve iraniane në Shqipëri, që ata e dinë se kush fshihet pas kësaj celule , ata e kanë marrë në mbrojtje territorin dhe sigurisht të jeni të sigurt se pas kësaj nuk është vetëm policia e shtetit shqiptar, sepse mos harroni që Shqipëria mund të bëjë veprime brenda territorit të vetë. Aty kemi të bëjmë me një konflikt, me një histori spiunazhi, zbulimi dhe sabotimi. Pra ne mund të bëjmë hetime brenda territorit tonë, pjesa tjetër: rekrutimi brenda radhëve të MEK, informacioni që vjen nga brenda MEK, i kalon caqet tona, nuk i kemi kapacitetet për një operacion të tillë”.

Por sa e lartë është rrezikshmëria që këto akte terroriste të ndodhin në Shqipëri?

Tentativat janë bërë. Kujtoj që në vitin 2015 u publikua një lajm që dy pjesëtarë të shërbimeve sekrete iraniane kishin tentuar të hynin në Shqipëri për të bërë një atentat ndaj drejtuesve të MEK. Për fat të mirë shërbimet franceze kishin interceptuar, njoftuan autoritetet tona dhe ngjarja u parandalua.

Fillesat e këtij procedimi i ka pas ndeshjes së Shqipërisë me Izraelin, ku u bë një krehje e të gjithë territorit për shkak të alarmit që pati atëherë për një akt terrorist, i cili e kishte urdhrin nga kalifati i ISIS në Siri dhe që aty nisi procedimi. Në Shqipëri në terren veproi njësia e antiterrorit në bashkëpunim edhe me rrjetin informativ që ata kanë patur arritën të identifikonin një grup personash që mesa di unë janë 15, por ne pamë vetëm 4 dhe dy të tjerë që janë deportuar vjet në rastin e 22 mars 2018 kur ishte ceremonia e Sulltan Novruzit. Pra numri ka qenë shumë i madh in personave që kanë qenë në vëzhgim e përgjim, është mbledhur informacion për ta, është hetuar për ta, prandaj, në Shqipëri nuk kemi arrestime konkrete dhe nuk kemi vepër penale konkrete sepse është punuar shumë për parandalim, që ngjarja të mos ndodhë.

Antiterrorit tonë me ndryshimet që janë bërë në ligj i ka kaluar e drejta që të kryejë veprime të tilla, plus që shërbimi informativ nuk ka tagrin e oficerit të policisë gjyqësore, pra nuk të bëjë arrestime, shoqërime gjë të cilën anti terrori e ka, prandaj 2 operativët iranianë që erdhën si gazetarë festën e kaluar të Sulltan Novruzit u kapën te hyrja e Kryegjyshatës prej shërbimit të antiterrorit, por nga punonjës civil, prandaj dhe ngjarja atëherë kaloi në heshtje.

Nga zbulimi i kësaj skeme në 19 dhjetorit të vitit të kaluar, ish këshilltari i sigurisë i Trump, John Bolton bëri publik lajmin që duhet ta bënte Shqipëria dhe tha që Shqipëria ka shpallur non grata ambasadorin dhe një zyrtar tjetër iranian pikërisht për implikimin në këtë histori, në këtë celulë që kishte qëllim goditjen e MEk i cili është i vendosur në Shqipëri.

Në momentin që MEK u vendos në Shqipëri partnerët tanë strategjik, SHBA dhe aleatë të NATO na garantuan siguri për MEK”, shpjegoi Hoxha.

Gazetari shtoi më tej se për sa kohë që MEK dhe muxhahedinët do jenë në territorin e Shqipërisë, vendi është target për tu rrezikuar nga akte të tilla.

Sepse asnjëherë regjimi iranian nuk do heq dorë nga goditja shpërbërja dhe asgjësimi i asaj organizate. pastaj nuk e di nëse në Iran do ndryshojë regjimi, që edhe Shqipëria të shpëtojë. Duke u marrë me ngjarjen në Shqipëri edhe informatorët që po jepnin informacion për celulën u zbulua dhe u parandalua goditja në Paris, nga Shqipëria shkoi informacioni që pastaj në Paris u bë e mundur që të mos goditej takimi kryesor që bëjnë drejtuesit e lartë të MEK. Dhe kur përfshihesh në një skemë kaq të madhe gjeopolitike, strategjike, sigurisht që nuk janë këllqet e Shqipërisë të përballojë një nivel të tillë rrezikshmërie. Por fakti që ne kemi marrë garanci nga partnerët, për mos të thënë edhe që kjo deklaratë, nisur nga mënyra se si ishte formuluar, detajet që jepte, është një mesash që aleatët tanë po ia japin dikujt nëpërmjet nesh.

Duhet të them edhe këtë që shërbimet iraniane, ndryshe nga të tjerat kanë bërë goditje selektive, pra kanë goditur elementë të përcaktuar, nuk kanë vendosur një bombë për të krijuar terror’, tha ai më tej.

Artan Hoxha shpjegoi më tej se objektiv në rast sulmesh të tilla nuk janë shqiptarët, por muxhahedinët: “Shqiptarët janë dëm anësor, sepse objektiv i tyre është MEK, dhe ky i fundit është i vendosur në Shqipëri dhe t’i nuk i shmang dot shqiptarët sido që të jetë. Dua të theksoj që shërbimet iraniane këto vitet e fundit ja kanë dalë në 4 raste që të asgjësojnë drejtues të lartë të MEK. Në Shqipëri ka pasur vetëm tentativa , por pa sukses për ta.

Por pjesëtarë të kësaj celule kanë kryer akte rikonicioni (përgatitje e një atentatit) , që domethënë kanë ardhur kanë parë vendin se ku mund ta bëjnë, kanë ndjekur lëvizjet e personave që ata duan të godasin, kanë marrë informacione lëvizjet e tyre në mënyrë që të bëjnë goditjen. Dhe përfshirja edhe e grupeve të strukturuara të krimit të organizuar është bërë pikërisht për këtë gjë që të mos lënë gjurmë dhe që bazën logjistike, armët, mjetet motorrike t’i sigurojnë nëpërmjet krimit të organizuar. Kjo është një mënyrë tipike e shërbimeve sekrete”.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha sulm terrorist ne 2018 artan hoxha sulm terrorist ne 2018

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Tetor 2019, 14:44

DURRËS- Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që është zhvilluar sot në Durrës. Në një njoftim për median, bëhet me dije se janë shoqëruar 23...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje