Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
VD-Ministria e Drejtësisë: Të shkrihet kadastra e Durrësit. Probleme e në Sarandë
25 Janar 2022, 11:10Nga DOSJA
TIRANË– Agjensia kundër Korrupsionit kërkon shkrirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Lajmin e bëri me dije ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili në një konferencë për mediat, bëri me dije se nga drejtori deri tek specialitët ishin në koordinim perfekt me njëri-tjetrin për të shkelur ligjin. Por probleme duket se ka pasur edhe në Kadastrën e Sarandës.
Në fjalën e tij para mediave, Manja u shpreh se kishte kërkuar tashmë edhe publikisht nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame shkrirjen e degës në Durrës. Po ashtu shtoi se të gjithë subjektet e hetimit, edhe pasi ishin gjetur në shkelje me ligjin, pasi kur Njësia Antikorrupsion kishte nisur kontrollet drejtoria vendore e Kadastrës në Durrës është përpjekur që të ribëjë dosjet. Por janë kapur në kohë.
“Dua të ndaj me ju sot problemet me Kadastrën, mjafton të marrin rastet që kanë mbi tavolinë dhe me të gjitha gjasat do të ketë shkelje. Vazhdojmë me atë në Durrës, kemi kërkuar shkrirjen e kësaj drejtorie, në këto dosje mungonin dokumentacionet më të rëndësishme që kërkon ligji. Ëshët guxim i madh! pasi kur Njësia Antikorrupsion ka nisur kontrollet drejtoria vendore e Kadastrës në Durrës është përpjekur që të ribërë dosjet. Emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacionin e plotë është në kundërshtim me ligjin. Emetimi i lejes së legalizimit për objekte të pa qëndrueshme është në kundërshtim me ligjin. Pasi drejtoria antikorrupsion ka tërhequr dosje dhe ka nisur kontrollet drejtoria e ASHK Durrës është përpjekur të ndryshojë dosjet duke i shtuar të dhëna të tjera. Kjo e rëndon më shumë punën e tyre,”-tha Manja.
Ndërkohë që sqaroi edhe parregullsitë e gjetura në Kadastrën e Sarandës.
“Rasti tjetër i takon asaj në Sarandë, janë dy raste që u përkasin shtetasve P.D dhe R.D, është kallëzuar ish-drejtori dhe ish-përgjegjësi i legalizimeve. . Punonjësit e agjencisë së Kadastrës Sarandë e konsiderojnë veten mbi gjykatën kanë dhënë leje legalizimi edhe pse godina e legalizuar prek rrugë. Edhe pse gjykata në rastin e parë ka kërkuar pezullimin e procesit, të dy objektet janë legalizuar. Në Sarandë kemi disa praktika të tjera që po trajtohen nga njësia antikorrupsion,”-shtoi ministri.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- 7 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu mësohet se penalisht jaë proceduar 3 persona, ndërkohë që...
VLORË- Edhe pse temperaturat kanë shënuar nën zero gradë celsius, kjo nuk e ka ndaluar një qytetar në Vlorë që të lahet në det. Në një video të publikuar n...
TIRANË– Fotoja e personit të maskuar që dyshohet se vendosi lëndën plasëse në derën e banesës së presidentit të FSHF, Armand Duka mbrëmjen e kaluar ë...
DURRËS- Tre të arrestuarit në Shijak për laboratorët e kriptovalutave janë lënë të lirë nga Gjykata e Durrësit. Mësohet se gjatë seancës së mbajtur ditën e...