LIVE UPDATES
Politike

“Çajini xhamat, shpojini gomat”, Rama: Basha, një udhëheqës që fle kudo, Saliu dhe Ilir janë të gatshëm ta djegin Sh

9 Prill 2021, 14:17 Nga DOSJA
“Çajini xhamat, shpojini gomat”, Rama: Basha, një

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Opozitën nga Saranda. I ndodhur në një takim elektoral në qytetin bregdetar, Rama tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta janë të gatshëm ta djegin Shqipërinë edhe njëherë nga e para.

Ndërsa Partia Socialiste, sipas Ramës kërkon që ta shndërrojë në një kampione turizmi, duke përmendur këtu aeroportet për të cilat ka nisur puna. Për kryedemokratin Basha, Rama tha se ai është një kryetar që fle gjumë kudo, që njëherë shfaqet si një djalë i edukuar dhe njëherë si radikal ekstremist. 


Pjesë nga fjala e Ramës:

Çfarë udhëheqësi është Lulzim Basha, që përveçse fle në këmbë dhe flet si një pllakë gramafoni, nuk ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur, ndërsa udhëheqësit real të asaj opozite janë Saliu dhe Iliri, ata që morën peng aeroportin, ata që janë gati të djegin Shqipërinë për të arritur synimet e tyre. Janë ata që i bashkon një ankth i madh, një pasiguri e madhe e humbjes përfundimtare të influencës së tyre mbi proceset e vendit, e mbi të gjithë mbi procesin e drejtësisë. Këtë e di gjithë Shqipëria, i madh e i vogël, këtë e dinë edhe demokratët. Me të mbyllur kontratën me aeroportin e Vlorës, ne do të lancojmë kontratën për aeroportin e Sarandës. Pa diskutim që do të jetë një tjetër histori e vështirë suksesi. për pak ditë ne hapim aeroportin ndërkombëtar të Kukësit. Investimet në Aeroportin e Rinasit do të nisin me një ritëm krejt tjetër. Do të kemi terminalin e ri, pistën, që garantojnë udhëtimet transoqeanike, që të shkojmë e vijmë direkt nga Amerika. Gjatë mandatit të tretë këto aeroporte, së bashku me portet e reja turistike, kemi një hartë komplet tjetër të Shqipërisë, me një mundësi tjetër për të rritur numrin e turistëve, por edhe nivelin konsumator të tyre. Ne sot jemi në kushtet kur e kemi kaluar fazën e mesjetës në menaxhimin e një pasurie të madhe në një sektor super strategjik si energjia. Tani me investimet e reja e të mëdha ne do të mund të kthehemi në eksportues neto të energjisë, që do të thotë se nuk do të eksportojmë më kur nuk kemi shi, se me ndërtimin e Skavicës, ne do të kemi rezervën e ujit, por as nuk do të derdhim më ujë, kur kemi shi, duke sjellë përmbytje. Ne kemi bërë gabime, por ama është e sigurt se në këtë periudhë prej një mandati e pak dhe një lufte që vazhdon ne kemi vendosur standarde në të gjitha sektorët. Luli mund të flejë kudo, unë kam qenë me të. Kam treguar barsoletat e dynjasë që mos ma zinte gjumi, se shkoi shumë vonë. Ai mund të flejë në shtëpi, në makinë, pa problem fare. Ku ka një vend të mbështesë kokën, ai fle. Madje më besoni edhe kur është duke folur, ai fle, sepse ka mësuar të flasë në gjumë, ndaj është komplet i papërgjegjshëm në ato që thotë. Njëherë thotë çajini xhamat, shpojini gomat, pastaj del edhe thotë të kundërtën. Njëher shfaqet si radikal esktremist, njëher si djalë i mirë, varet si është kurdisur. 

LAJM KRYESOR: Rama sulmon Metën nga Saranda: U premton subjekteve të OFL-së se do u nxjerrë njerëzit nga burgu, kandidati i PD-së ka në dorë letrat e pronave të grabitura me shantazhe në Vlorë. Basha, kryetari që fle gjumë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime