"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
12 Qershor 2020, 12:10Nga DOSJA
KOSOVË– Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj teksa ka qenë i ftuar një natë më parë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, duket se është shprehur gabim në momentin që ai ka qenë duke folur për ish-kryeministrin Kurti.
Ai ka akuzuar Kurtin për shumë çështje mbrëmjen e së enjtes në këtë emision, duke thënë se kurti ka qenë i papërgatitur.
Por në një moment ai ka thënë se Kurti po bën “politikë feministe”, shprehje e cila u bëri përshtypje edhe dy moderatorëve, të cilët e pyetën se çfarë nënkupton kjo shprehje lidhur me Kurtin.
Videoja e tij ku thotë se Kurti bën politikë feministe është bërë virale, por ai e ka sqaruar se e kishte fjalën për “politikë fëmijërore”, e jo feministe.
“Unë mendoj se është mos përgatitja e Z.Kurti, politika feminsite, apo mungesa e guximit në situata të vështira.”– tha ai.
Moderatorja:Mu duk se thatë politikë feministe, çfarë nënkupton kjo Zoti Lekaj?
Lekaj:Të gjithë përgjegjegjësinë për të qeverisur Kosovën, për të qenë në krye të Qeverisë, për të mos u përballur me sfidat mendoj se është feministe.
Moderatorja:Ça ka lidhje kjo me feminizëm, a nuk janë gratë të fuqishme për të mbajtur këto përgjegjësi dhe të përballojnë këto sfida?
Lekaj: Nuk e thash feministe në atë kuptim, por fëminore, adoleshente.
“Të nderuar qytetarë, Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe papërvojen e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “Feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht para gjinisë femërore.”- ka sqaruar ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Shtëpia e Bardhë, pa dhënë detaje, tha se kjo është pjesë e një plani me katër pika për “të sjellë siguri, mundësi dhe dinjitet.”Duke folur të enjte...
SHBA– Më 25 maj, u bë virale videoja e dhimbshme ku polici amerikan dhunoi barbarisht dhe vrau 46-vjeçarin me ngjyrë, George Floyd. Ajo ishte një video q...
GREQI– Policia greke në Selanik ka nisur një hetim për zhdukjen e një vajze 10-vjeçare, ku nëna e saj pretendon se mund të jetë rrëmbyer gjatë kthimit të...
SHBA– Ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në afro 2 milionë vetë, shtetet amerikane po heqin gradualisht masat e distancimit social me ...
BRAZIL– Brazili është vendi i tretë në botë më i goditur nga koronavirusi. Sipas mediave të huaja është bërë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 30,0...
KOSOVË– Ditën e sotme, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka sjellë në kujtesë hyrjen e trupa...
KOSOVË- Kosova sot është shënon 21-vjetorin e çlirimit që erdhi falë ndërhyrjes së NATO-së përmes forcave të KFOR-it, të cilat zbarkuan në Kosovë në...
SHBA– Dhjetëra grupe me eskspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarë nëpër botë po punojnë për prodhimin e një vaksine kundër Covid-19.Ndërkohë që numri i viktima...
KOSOVË– Koronavirusi nuk është zhdukur ende, ku edhe në Kosovë, një ndër vendet e prekura nga ky virus është edhe Kosova, ku ende vijon të shënojë raste të...
SHBA– Amerika është një nga vendet më të prekua. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,089,825 të infektuar dhe janë shënuar 116,035 vikitma. COV...