LIVE UPDATES
Aktualitet

DEBATI/ KPK shkarkon prokurorin Gina, s’justifikoi dot 100 mijë $, përplasje me Gardën: Ça është kjo seancë, mezi p

22 Shtator 2021, 08:42 Nga DOSJA
DEBATI/ KPK shkarkon prokurorin Gina, s’justifikoi dot 100 mijë $,

TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot 8 muaj që nga nisja e procesit të verifikimit prokurorin e Tiranës, Dritan Gina. Vendimi i KPK u dha sot në një seancë të tensionuar ku prokurori refuzoi ti nënshtrohej kontrollit nga Garda e Republikës dhe tentoi të hynte në sallë pa leje. Por Garda nuk e ka lejuar dhe Gina e ka ndjekur vendimin e shkarkimit të tij nga jashtë ambienteve të KPK. Ai mundi të hynte në sallë vetëm për disa sekonda, në momentin kur trupa e KPK, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine nisën seancën dhe konstatuan mungesën e tij. “Ça është kjo seancë?!”,-raportohet se është dëgjuar teksa ka mundur të hyjë për disa minuta në sallë prokurori Gina i cili u nxorr jashtë nga oficerët pasi nuk paraqiti as kartën e identitetit para Gardës.

Ai u dëgjua të debatonte me oficerët e Gardës së Republikës pasi ishte paraqitur pa kartë ID dhe refuzoi që të kontrollohej. “Subjektet nuk kontrollohen,” tha Gina. Por oficerët thanë se zbatonin një rregullore.

Trupa me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin procedoi me njoftimin e shkarkimit të Ginës, i cili u gjet ne probleme të pasurisë dhe figurës. Ky i fundit jashtë seancës këmbënguli se subjektet nuk kontrolloheshin dhe se seanca pa praninë e tij ishte e padrejtë. “Mezi paskan prit,” tha ai pasi u njoftua për vendimin.

Por pse u shkarkua prokurori Dritan Gina? Gina u shkarkua nga KPK pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë e tij. Bashkëshorti i Rovena Gashi, e cila gjithashtu u shkarkua në korrik të vitit 2018 nga detyra si prokurore pasi nuk justifikonte 930 mijë dollarë, nuk justifikonte dot një shumë prej 100 mijë dollarë përgjatë viteve 2010-2015. Problemet me pasurinë lidheshin me një apartament me sipërfaqe 121 m2 në Tiranë, që Gina e kishte deklaruar si dhuratë nga vjehrri në vitin 2004, me vlerë të asaj kohe 34 mijë euro. Por në verifikimet e KPK, rezulton se Gina dhe Gashi kishin paguar vetë te firma e ndërtimit vlerën e apartamentit, ndërsa nuk kishin të ardhura për ta marrë atë.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan gina dritan gina

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim