LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti i 2020/ Teliti i PD: Qeveria i jep 150 milionë dollarë oligarkëve, duhen zgjedhje të parakohshme (VD)

15 Janar 2020, 10:49 Nga DOSJA
Buxheti i 2020/ Teliti i PD: Qeveria i jep 150 milionë dollarë

TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se me buxhetin e ri, planifikohen që t’ju jepen 150 milionë dollarë kompanive private për koncesionet, duke hequr investimet për shkolla dhe spitale. Drejtori i Kabinetit në selinë blu, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat, tha se as tërmeti i 26 nëntorit nuk ka ndërgjegjësuar qeverinë për më shumë investime, prandaj sipas tij duhen zgjedhje të parakohshme.

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Asgjë nuk ka ndryshuar nga sjellja e këtij kryeministri dhe e kësaj qeverie në raport me menaxhimin e parave publike. Paratë e buxhetit të shtetit të planifikuara për koncensionet dhe oligarkët janë të paprekshme, askush nuk guxon t’i shkurtojë ato. Janë plot 150 milion dollarë që janë parashikuar për PPP-të e miqve të qeverisë që nuk preken nga buxheti, pavarësisht situatës së emergjencës dhe nevojës për rimëkëmbje pas dëmeve të tërmetit, ku me mijëra qytetarë vazhdojnë të enden nëpër çadra dhe të pashpresë. Edhe pas tërmetit, në planifikimin e ri buxhetor të kësaj qeverie, të vetmit që janë të paprekshëm, janë oligarkët e Ramës, ndërkohë që këtë vit është parashikuar të kryhen të paktën 30 milion dollarë shkurtime në sektorët kyç si shëndetësi, arsim apo edhe infrastrukturë, para’ këto që duheshin shfrytëzuar së paku për të rikuperuar dëmet e shkaktuara në shkolla e spitale në zonat e prekura nga tërmeti.  Qeveria e propagandës nga mëngjesi në mbrëmje, nuk do dhe nuk mund të prekë asnjë qindarkë të oligarkëve, pasi me koncensionet e ka të lidhur pazgjidhshmërisht veprimtarinë e saj korruptive dhe klienteliste.

Edi Rama dhe qeveria e tij kanë prioritet vetëm oligarkët e tyre, janë të kapur nga këto interesa të ngushta dhe asgjë tjetër nuk u intereson përveç faktit që ata të vazhdojnë të majmen e të mbeten të paprekur. Qeveria në fuqi, ndonëse e dalë nga votat e blera, duhet të kuptonte njëherë e mirë që duhet t’u shërbente qytetarëve dhe vetëm qytetarëve, sidomos në këto javë e muaj të vështirë që po jetojmë.  Por jo, të paprekshmit mbeten të paprekshëm, të fortët mbeten të fortë, klientët mbeten klientë, oligarkët mbeten oligarkë, ndërkohë që me një të rënë të lapsit nuk ngurojnë të shkurtojnë fondet për sektorët prioritarë, e jo më të rrisin pagat, pensionet apo fondet për shtresat në nevojë.

Kjo është qeveria e PPP-ve.

Kjo është qeveria e luksit.

Kjo është qeveria e abuzimit me paratë e taksapaguesve.

Kjo është qeveria që nuk ka asnjë politikë ekonomiko – financiare që ndihmon zhvillimin e vendit, përkundrazi, çdo ditë e më shumë që janë në karriket e tyre vetëm rëndojnë e thellojnë krizën që ka kapluar vendin tonë. Kjo duhet të marre fund sa më shpejt dhe fund do të marrë. Me zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme, do t’i japim Shqiperisë qeverinë e përgjegjshme që meriton, ku e gjithë vëmendja do të rikthehet tek qytetarët, me politika lehtësuese fiskale dhe mbështetje buxhetore ndaj sektorëve prioritarë, me qëllimin e vetem, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e mirëqënies së shqiptarëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi buxheti i 2020 dorian teliti koncesionet e qeverise termeti i 26 nentorit buxheti i 2020 dorian teliti koncesionet e qeverise termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Janar 2020, 21:49

Makina me qira, OSHEE hap tenderin 3.8 milionë euro

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të rinovojë kontratën e qiramarrjes së mjeteve operacionale dhe për këtë ka vënë në dispozicion 479 milionë l...

Ekonomi 14 Janar 2020, 13:29

CNN: Bota po mbytet në borxhe

SHBA- Borxhi global, i cili përfshin huazimet nga familjet, qeveritë dhe kompanitë, u rrit me 9 trilion dollarë, në afro 253 trilion dollarë, në nëntë muajt e p...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet