LIVE UPDATES
Ekonomi

Mbledhja e KKT-së, leje për hotele e fshatra turistikë në Gjirin e Lalëzit

14 Janar 2020, 11:46 Nga DOSJA
Mbledhja e KKT-së, leje për hotele e fshatra turistikë në

TIRANË- Këshilli Kombëtar i territorit (KKT) në mbledhjen e fundit ka miratuar leje të shumta ndërtimi dhe zhvillimi, ku mbizotërojnë lejet për hotele e fshatra turistikë. KKT ka vendosur të japë leje Zhvillimi për një Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5, që ndodhet në zonën e Gjirit të lalzit, me zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k. Një tjetër projekt po në Gjirin e Lalëzit është si për miratimin e Lejes për ndryshim funksioni dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”,  me subjekt zhvillues shoqërinë “MW Plan” sh.p.k.

Për projektin Ndërtimi i “MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k. janë miratuar ndryshimet në projekt. Janë miratuar dhe leje zhvillimi për ndërtimin e një parku ftovoltaik në Divjakë. Edhe TV report ka marrë leje për ndërtimin e objekteve të veta, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k. Një tjetër leje është dhënë për ndërtimin e një fabrike për për përpunimin, miksimin dhe paketimin e frutave dhe rrënjëve në Vorë, me zhvillues shoqërinë “Capital Resources” sh.p.k.

Më poshtë lista e lejeve të miratuara:

Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial në fushën e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, me propozim të Ministrisë së Infrasrukturës dhe Energjisë. Për miratimin e ndryshimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Lushnje, miratuar me Vendimin Nr. 4, datë 29.12.2016 të Këshillit Kombëtar të Territorit. Leje Zhvillimi për objektin: “Park fotovoltaik”, me vendndodhje në Bashkinë Divjakë dhe Bashkinë Fier, me propozim të Ministrisë së Infrasrukturës dhe Energjisë. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i ambienteve të Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, me qëllim krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës për Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorinë e Posaçme”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Brendshme.  Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Godinës së Arkivës Gjyqësore, Lundër”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Drejtësisë.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Mbyllja e venddepozitimit të mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i Eco-Park Durrës”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë i godinës A-B të Fakultetit të Ekonomisë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Universitetin e Tiranës. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë zyrash në Godinën administrative të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë i godinës administrative të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër dhe ndërtimi i kapanonit të kontrollit të automjeteve”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë administrative e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Laç”, me vendndodhje në Bashkinë Kurbin, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksion i linjës së transmetimit të tensionit të lartë 110 kv Laç 2-Ura e Matit-Skurraj si dhe ndërtimi i një linje të re”, me vendndodhje në Bashkitë Kurbin, Lezhë dhe Mirditë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e televizionit “Report TV” si dhe ambiente ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5,  Ishëm, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k. Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i “MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k.

Për miratimin e Lejes për ndryshim funksioni dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “MW Plan” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë 1 kat banim”, me vendndodhje në Bashkinë Vau Dejës, me zhvillues Z. Ndoc Gjondrekaj.  Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt Industrial me strukturë metalike, me vendndodhje në Rrugën e Lumit, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Prespa Invest” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Industriale për përpunimin, miksimin dhe paketimin e frutave dhe rrënjëve 1, 2 dhe 3 kate, me vendndodhje në Bashkinë Vorë”, me zhvillues shoqërinë “Capital Resources” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i bazamentit të linjës së copëzimit të ferrokromit, me vendndodhje brenda territorit të Uzinës së Ferrokromit Elbasan, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albchrome” sh.p.k. Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Depozita bregdetare me kapacitet 3×10000 m3 për depozitim nafte dhe 1 x 2000m3 për depozitim benzine”, me vendndodhje në Parkun Energjitik dhe Industrial Porto Romano, Bashkia Durrës, me subjekt  zhvillues shoqërinë “Eroil” sh.a.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi këshilli kombëtar i territorit ndertime në lalëz ndertimet ne shqiperi këshilli kombëtar i territorit ndertime në lalëz ndertimet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet