LIVE UPDATES
Ekonomi

Kush e financon ERTV-në? Zëri i Amerikës: Nuk i janë përgjigjur pyetjes, s’tregojnë kostot (VD)

14 Janar 2020, 19:21 Nga DOSJA
Kush e financon ERTV-në? Zëri i Amerikës: Nuk i janë

TIRANË- Spektri mediatiak shqiptar vlerësohet nga analistë, gazetarë dhe pjestarë të shoqërisë civile, të jetë nën trysninë e vazhdueshme të zyrtarëve të veshur me pushtet. Informaliteti në media, propaganda qeveritare dhe ngushtimi i hapësirës së informacionit dhe raportimit janë sot problemet më shqetësuese.

Analisti Fatos Lubonja argumenton se ka një vetëdorëzim të medias, pasi ato nuk janë produkt i tregut të lire, por i binzeseve të pronarëve.

“Vetëdorëzikmi është i qartë, ka të bëjë me konfliktin e interesit që kanë pronarët e mediave, të cilët duhet të mbrojnë interesat e bizneseve të tyre. Mirëpo këtu ka një konflikt, sepse nga një anë rritja dhe mbajtja në këmbë e biznesit në Shqipëri, është bërë gjithë e më e pamundur pa mbështetjen e qeverisë, pa tenderat që jep qeveria, pa lejet e ndërtimit, lejet e ndryshme, konçensionet. Dhe pa dyshim që qeveria pastaj përmes kësaj kapje, që i ka bërë ekonomisë ushtron presion mbi produktin tjetër, që duhet të prodhojnë mediat që është informacioni”, argumenton Fatos Lubonja, analist.

Gazetari i BIRN Gjergj Erebara thotë se numri i gazetarëve aktiv është në rënie dhe se redaksitë në meda të ndryshme janë në tkurrje, për shkak të zvogëlimit të buxhetit të reklamave dhe ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve të medias me pushtetin politik.

“Tregu shqiptar është i dominuar nga shumë pak reklamues të mëdhenj, përsa i përket televizioneve. Gazetat, që janë kontribut i qytetarit drejtpërdrejt, në financat e një media, është në rënie drastike, drejt asgjesimit total. Gjatë vitit të kaluar u mbyll dhe gazeta Shekulli print, që ishte një nga gazetat më të vjetra në vend”, thotë Gjergj Erbara, gazetar i BIRN.

Dhe kjo gjëndje ka sjellë përparimin propagandës së zyrtarëve thonë gazetarët. Informacioni dhe raportimi është zëvendësuar me prodhimin e lajmeve të realizuara nga zyrat e shtypit, thonë ata.

“Është problemi i propagandës zyrtare që determinon informacionin dhe raportimin në media. Më së shumti kjo është e ndikueshme si e tillë mbi median tradicionale, të cilat aktualisht kanë dhe pjesën më të madhe të tregut mediatik të Shqipërisë”, shprehet Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Analisti Fatos Lubonja kur flet për rritjen e propagandës së qeverisë ka parasysh televizionin e kryeministrit ERTV.

“Ky është një nga skandalet dhe turpet më të mëdha të Shqipërisë, ku kryeminstri krijon në zyrat e tij televizionin e tij, që prodhon vazhdimisht lajmet siç do vetë, por edhe shpërndan lajmet në gjithë televzionet e tjera private dhe publike”, thotë Fatos Lubonja, analist.

Gjatë seancës parlamentare në dhjetor ku u miratua drafti antishpifje i qeverisë, kryeminisytri Edi Rama kishte këtë përgjigje për kritikët e propagandës përmes televizionit me emrin e tij.

“Vetëm një të mirë ka kjo zhurmë, që bën publicitet për ERTV-në . “Televizion” – thotë! Mjafton të vesh një logo në një faqe video të facebook-t dhe ta quajnë televizon. Ky është qëllimi në fakt që ta quajnë televizion dhe ta ndjejnë konkurrent, ndërkohë që ERTV nuk pranon publicitet dhe nuk merr para nën dorë dhe kushton 100 herë më pak se portali më irrelevant, por është çështje vizioni dhe inteligjence, nuk është çështje parash”, tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare në dhjetor të vitit kaluar.

Interesit të Zërit të Amërikës mbi shqetësimet e komunitetit të gëzetarëve dhe shoqërisë civile për propagandën në rritje të zyrtarëve të qeverisë, për produktin e gatshëm që u ofrohet mediave nga televizioni i kryeministrit ERTV, kostot e tij dhe faktin se kush i mbulon ato, zyra e shtypit pranë kryeminstrit nuk ju përgjigj.

Gazetarët mendojnë se zyrat e shtypit janë prodhuesit më të mëdhenj të lajmeve të rreme në Shqipëri. Drejtuesja e Open Data Albania, Arantia Brahaj thotë se gjatë punës së saj gjen gjithnjë e më pak hapësirë transparence në zyrat dhe faqet on line të institucioneve, sidomos kur interesohet për menaxhimin e parave publike.

“Do të sjell një shembull. Agjensisë së prokurimeve publike ne i dërgojmë vazhdimisht kërkesa për informacion për dokumenta që janë në faqen e tyre por që nuk klikohen, ose nuk janë të aksesueshme, ose mungojnë tabelat të tëra të cilat afishohen si tabela të mundshme për publikim, apo për tenderat, të cilët i kanë vetëm në një periudhë dy-tre javore dokumentacionion on line. Dhe cila është përgjigja e tyre? Është që ku dokumentacion dhe gjithçka tjetër është e aksesueshme në buletin. Ne e dimë shumë mire që buletinet janë formate krejt të shkurtuara dhe detyrimi për t’i publikuar ne faqen elektronike është krejt i ndryshëm”, shprehet Aranita Brahaj, drejtore e Open Data Albania.

Kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptar, mendon se në momentin që qeveria u ndje e kërcënuar nga mediat e reja on-line, vendosi të miratojë ligjin antishpifje i cili detyron AMA të marrë rolin e gjykatës dhe mediat ta paguajnë gjobën pa shkuar në gjykatë, që praktikisht sipas zotit Cipa do të thotë mbyllje e tyre.

Kryeministri Rama gjatë prezantimit të draftit në parlament, kishte këtë qëndrim ndaj kundërshtarëve të draftit.

“AMA nuk zëvendëson gjykatën. Ndërkohë që nuk ekziston mbyllja. Thjesht nuk ekziston. Kush thotë që ky ligj mbyll portalet gënjen. Nuk ka lexuar ligjin”, tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare në dhjetor të vitit kaluar.

Ndërkohë gazetarët i kujtojnë shefit të qeverisë kritikat për draftin antisshpifje nga institucionet ndërkombëtare, edhe pse ai mbrojti idenë se paketa ligjore kishte mbështetjen e OSBE-së, duke nënvizuar se paragrafi i pagesës së gjobës pa shkuar në gjykatë nuk është ndryshuar.

“Drafti e ka lënë në fuqi këtë gjë, që kryhet veprimi përmbarimor i penalitetit financiar dhe pastaj ti ke të drejtë ta vazhdon proçesin në rrugën gjyqësore”, shprehet Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Analistët dhe gazetërët i shohin përpjekjet e qeverisë për miratimin e draftit antishpifje si vazhdimësi e vullnetit të mbrapshtë për të kontrolluar mediat

“Nuk jemi në kohën kur qeveria ndikon politikën editoriale, jemi në kohën kur qeveria kontrollon në mënyrë tërësore politikën editoriale”, thotë Gjergj Erebara, gazetar i “BIRN”.

Presidenti Ilir Meta të dielën e ktheu draftin antishpfije të qeverisë në parlament për rishqyertim, më argmumentin se bie ndesh me parimet kushtetuese, ndërkohë që Unioni i gazetarëve paraljmëron se nëse shumica qeverisëse nuk tërhiqet do ta ankimojë ligjin në Gjykatën kushtetuese. Në këto kushte media pritet të ballafaqohet gjatë këtij viti me një terren të vështirë, në përpjekje për të ruajtur të pacunguar informacionin dhe raportimin, përballë propagangës dhe tentativave të pushtetit politik për ngushtimin e hapesirës së lirisë së medias në Shqipëri.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

(a.s/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale censura ndaj medias financimi i ertv informimi ne rrezik ligji anti-shpifje zyrat e shtypit censura ndaj medias financimi i ertv informimi ne rrezik ligji anti-shpifje zyrat e shtypit

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Janar 2020, 21:49

Makina me qira, OSHEE hap tenderin 3.8 milionë euro

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të rinovojë kontratën e qiramarrjes së mjeteve operacionale dhe për këtë ka vënë në dispozicion 479 milionë l...

Ekonomi 14 Janar 2020, 13:29

CNN: Bota po mbytet në borxhe

SHBA- Borxhi global, i cili përfshin huazimet nga familjet, qeveritë dhe kompanitë, u rrit me 9 trilion dollarë, në afro 253 trilion dollarë, në nëntë muajt e p...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet