LIVE UPDATES
Aktualitet

Burrin ia vranë! Bashkëshortja e ish-policit denoncon: Më kanë kërcënuar mua dhe fëmijët. Prokuroria e ‘sfumoi’ masa

15 Shtator 2021, 11:58 Nga DOSJA
Burrin ia vranë! Bashkëshortja e ish-policit denoncon: Më

LEZHË– Gentiana Lorenci, bashkëshortja e një ish-polici të vrarë i është drejtuar mediave dhe opinionit publik për të denoncuar fajtorët e krimit.

Lorenci, e cila ndodhet në një vend të BE prej 5 vitesh me azil për shkak të frikës dhe kërcënimeve deklaron se vrasësi i bashkëshortit të saj është Mhill Dedndreu, ndërsa prokuroria dhe prokurorët e Lezhës sipas saj bashkëpunëtorë.

Në letrën e saj, Gentiana Lorenci, tregon fillesën e ngjarjeve kriminale, më 14 tetor 2011, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën të tjerë pasi ishte sulmuar babai dhe vëllai i saj për një çështje pronësie pikërish me Mhill Dedndreun.

Ajo deklaron se Prokuroria e Lezhës, në vend që të zbardhë këtë masakër e “sfumoi” atë, dhe u lëshuar menjëherë në sulm për arrestimin e palës së sulmuar përveç Alban Dedës djalit të Nikolin Dedës arrestoi edhe dhëndrin e tij Dritan Lorencin. Pas muajve të tërë pas hekurave, pas tre vendimesh gjykatash, bashkëshorti i saj ish-polic u ekzekutua, teksa ajo thotë se Prokuroria arkivoi çështjen.
Lorenci i bën thirrje institucioneve të drejtësisë shqiptare që në zbatim të ligjit të zbardhet e gjithë kjo masakër.

LETRA E PLOTË

Denoncim drejtuar mediave shqiptare. Më 2 janar 2016 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë është ekzekutuar bashkëshorti im, Dritan Lorenci ish-punonjës i policisë rrugore Lezhë. Kjo ngjarje nisi më 14.10.2011, datë në të cilën babai im Nikolin Deda kishte një seancë gjyqësore për çështje pronësie, ku palë e interesuar në këtë proces ishte shtetasi Mhill Dedndreu. Ndërkohë që në gjykatë kishte filluar seanca, në oborrin e gjykatës një grup
njerëzish (jo palë në proces), të sjelle aty nga Mhill Dedndreu dhe djali i tij
provokuan përplasje fizike të dhunshme ndaj Alban Dedës (vëllait tim), ku humbi jetën shtetasi Endri Bejtja dhe disa të tjerë u plagosën.
Në këtë datë Dritan Lorenci ishte në shërbim në policinë rrugore Lezhë. Pa qenë në dijeni për ngjarjen, kishte marrë leje për pak minuta eprorëve të tij (provuar me dëshmitarë), sa për të marrë babain tim dhe çuar në shtëpi me makinë (duke qenë se ai kishte makinën e prishur). Aty kishte mbërritur pothuajse në të njëjtën kohë me policët e komisariatit të policisë Lezhë.
Prokuroria e Lezhës, në vend që të zbardhë këtë masakër e “sfumoi” atë, dhe
duke u lëshuar menjëherë në sulm për arrestimin e palës së sulmuar përveç Alban Dedës djalit të Nikolin Dedës arrestoi edhe dhëndrin e tij Dritan Lorencin, i cili ishte dhe “meraku” i Mhillit dhe i prokurorisë Lezhë.
“Përse-në”, e di Mhilli dhe prokuroria Lezhë, e cila me të gjitha armët e saj
ligjore, në përpjekjet e saj që të mbyllë “vrasjet me vrasje”, u investua vetëm për ta ngatërruar dhe mbuluar ngjarjen në mënyrë që kurrë të mos i gjendej filli.
Për këtë përveç Alban Dedës (vëllait tim) prokuroria e rrethit Lezhë përfshiu edhe “policin e padëshiruar”, dhëndrin e tij Dritan Lorenci. Dritani “u duhej i përfshirë”, dhe pse ai nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, ndryshe ai do kishte marrë leje për gjithë ditën ose do të kishte ndërruar turnin e punës.
Me Dritanin (i pari në listën e tyre) ata kishin “projekte të mëdha”, për të
kryqëzuar kundërshtarin e pronave të tyre. Që nga 15.10.2011 burgosjet,
ndjekjet, kurthet, kërcënimet, shantazhet e presionet të çdo lloj forme, mesazhet
“e koduara” vetëm nga njerëz të Mhillit në polici dhe në prokurori, nuk kanë pasur të reshtur as edhe për një sekondë, si ndaj Dritanit (ashtu dhe ndaj Albanit) dhe familjeve të tyre deri tek fëmijët (duke u vënë në ndjekje deri edhe të furgonëve të shkollës së fëmijëve) me qëllim krijimin e situatave të frikës dhe kaosit, si “lëndë të parë” për krimet e tyre.
Pavarësisht hetimeve tendencioze të paragjykuara dhe manipuluara në çdo hap
nga prokurorët e prokurorisë Lezhë vetëm e vetëm që Dritani (dhe kunati i tij
Alban Deda) të dorëzoheshin përpara akuzave të montuara për ta, për t’u
ngarkuar mbi shpinë të tyre “barrat” e Mhillit, në përballje përpara Gjykatës me prova dhe dëshmitarë (edhe ndaj të cilëve gjithashtu është ushtruar një presion i paparë deri dhe në seancë gjyqësore), ka dalë në dritë roli i personave të përfshirë në ngjarje.
Përndjekja sistematike të cilën prokuroria Lezhë ushtronte me anë të presioneve të vazhdueshme edhe në gjendjen e arrestit (për rreth 20 muaj) në shkelje flagrante të çdo afati ligjor procedural, nuk ia arritën ta devijojnë asnjë milimetër të vërtetën dhe as pafajësinë dhe pse kundër dëshirës së Mhillit dhe Prokurorisë Lezhë.
Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin Dritan Lorencin (dhe Alban Dedën) më datë 20 qershor 2013 i shpalli të pafajshëm.
Gjykata e Apelit e la në fuqi këtë vendim një vit më vonë.
Dhe pas daljes nga burgu që nga 21 qershori 2013 e në vazhdim, Mhilli së bashku me prokurorinë kanë ndërmarrë fushatë sulmesh kundër Dritan Lorencit dhe familjes së tij ku, Dritani unë deri dhe djali për 24 orë rresht monitoroheshim dhe ndiqeshim pa pushim vetëm prej “ushtarëve” të Mhillit në komisariatin e policisë Lezhe (këta ish-kolegë pune të Dritanit).
Këto, ku të denoncoheshin?
Më 25 nëntor 2015 me rekurs nga Prokuroria e Apelit, Gjykata e Lartë prishi të dy pafajësitë.
1-Artikulli datë 21 tetor 2015;
2-Vendimi i Gjykatës së Lartë dat 25.11.2015;
3-Telefonata kërcënuese dhe lëvizjet “enigmatike” gjithë dhjetorin 2015;
4-fill ekzekutimi i Dritan Lorencit më 02 Janar 2016 në harkun kohor të një muaji e gjysmë në kufirin ndarës Lezhë-Shkodër, ekzekutim ky projektuar nën kompetencën territoriale të prokurorisë Lezhë, e cila do të çonte më tej të gjitha projektet. Aty ku ishte endur kjo masakër aty edhe do përfundohej.
Prokurori i gatshëm Arben Agovi, (njëkohësisht për koincidencë dhe prokuror i
çështjes së 14 tetorit 2011 së rikthyer nga Gjykata e Lartë një muaj përpara),
natën e vrasjes së Dritanit deklaron: “Pritej”.
Ne, nuk e prisnim pasi Dritani nuk i kishte askujt borxh, prokuroria ishte duke e
pritur.
Po kjo, ishte vetëm “fillimi i projektit”.
Me lojën e saj me dy standarde dhe manovrat ligjore, duke promovuar vetëm
krimin si vlerë prokuroria kurrë nuk u mobilizua për hetimin e kësaj vrasjeje. Por duke bërë karshillëk dhe shijuar këtë vrasje punonte vetëm për ta çuar më tej “projektin” për vrasje të reja.
Më 2 Shkurt 2016 (fiks një muaj pas vrasjes) në telefonin tim mbërrin një
telefonatë “kërcënuese” me numër të fshehur (në prani të dëshmitarëve), të cilën e denoncova në Komisariatin e Policisë Lezhë (ku dhe fati i saj nuk dihet). Me “zbardhjen” e të vërtetave të llahtarshme deri në ç’pika të pabesueshme kishte arritur të “depërtojë” Mhill Dedndreu me anë të “Institutit të mjekësisë” (hjekës, të cilët me “Lorencët” nuk kanë asnjë të “përbashkët”), jam detyruar më 4 prill 2016 bashkë me djalin tim të largohem nga Shqipëria në një nga shtetet e BE, ku jam pajisur me azil politik për 5 vite. Duke parë avancimin dhe precipitimin e situatës kriminale (me të dhëna dhe burime të sigurta investigative), kam hequr dorë nga azili politik duke treguar gjithnjë gatishmërinë time për t’u përballur vetëm ligjërisht me këtë makineri vrasëse përpara drejtësisë (por jo, në Lezhë e cila i kishte mbyllur dyert “vetëm” bashkëshortes së Dritan Lorencit).
Sikur edhe ishte paralajmëruar që prej vitit 2016 nga ana ime me të gjitha
kërkesat drejtuar institucioneve përgjegjëse (të dokumentuara) në lidhje me
“Përjashtimin e prokurorisë së Lezhës nga hetimi i vrasjes së Dritan Lorencit si e implikuar direkte në këtë vrasje, prokurori Erjon Shehaj (me hetime haptazi të njëanshme) me anë të vendimit datë 26.12.2018 vendosi: “Pezullimin e hetimeve të procedimit penal nr. 1 e vitit 2016” (duke çuar më tej projektin për krime të tjera…) Në të vërtetë, vrasja e Dritanit ishte arkivuar që prej 2 Janar 2016 ditën e ekzekutimit të tij.
Me eliminimin e tij koka e krimit kishte llogaritur që të “justifikonte gjakun” e
Endri Bejtes dhe në të njëjtën kohë duke përdorur vrasjen e Dritanit (si më i
Përshtatshmi që do e lironte Mhillin prej të gjitha “barrave të shumta”) dhe për inskenim të konflikteve midis familjeve Lorenci dhe Deda të cilat më pas do t’i përdorte si terren per krimin e radhës (e kanë mes njeri -tjetrit), metodë tipike e tyre.
Por kjo “dorë” nuk njeh kurrë kufij, duke arritur deri aty që, vetëm të sulmojë
“indirekt” dhe fajësojë kundërshtarin e pronave të tij, në projektet kriminale të
mos kursejë as fëmijë, duke përfshirë si “mjet sulmi indirekt” për të realizuar të gjitha qëllimet edhe “djalin e Dritanit”, provuar me fakte e prova dhe deri në të vërteta të frikshme të cilat ia kalojnë edhe vetë djallit.
Koka dhe përgjegjësit e vetëm të kësaj masakre janë Mhill Dedndreu dhe
prokurorët e prokurorisë Lezhë të cilët që të fshehin gjurmët e tyre, janë gati të shesin deri dhe “punëtorët” e tyre.
Dhe pse pas të gjitha kërkesave për zbardhjen e vrasjes së Dritan Lorencit si dhe “denoncimeve” të lojës së ndyrë me jetë të pafajshme, unë jam ndeshur përherë vetëm me sulmet dhe kurthet e kësaj prokurorie të orkestruara nga Mhill Dedndreu. Gjithnjë e hapur ligjërisht për t’u përballur vetëm përpara drejtësisë me këtë makineri vrasëse deri edhe fëmijësh (me prova dhe fakte tronditëse) në prani edhe të mediave, i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë shqiptare: “SPAK”, Prokurorit të Përgjithshëm, “K.L.P”, Inspektorit të Lartë teë Drejtësisë të cilit i jam drejtuar me letër të posaçme, autoriteteve publike që kanë detyrë në zbatimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve, grave dhe fëmijëve që në zbatim të ligjit të zbardhet e gjithë kjo masakër.
Dt. 11.09.2021 Bashkëshortja e Dritan Lorencit
Gentiana LORENCI

Marre nga Balkanweb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan lorenci gentiana lorenci mhill dedndreu dritan lorenci gentiana lorenci mhill dedndreu

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari